BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Shqipėrisė i duhen "dy palė kėpucė" pėr Botėrorin

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Shqipėrisė i duhen "dy palė kėpucė" pėr Botėrorin

    Mesazh nga Albatros 31/10/2008, 16:51


    Faqja zyrtare e FIFA-s: Trajneri Han beson shumė te njė e ardhme pozitive, ndėrsa Skela tregohet realist

    Rezultati pozitiv qė arriti Shqipėria me Portugalinė, pėrveēse ka nxitur komentet e mediave europiane, gjithashtu ka bėrė efektin e vet edhe nė faqen zyrtare tė FIFA-s, organizmit mė tė lartė tė futbollit. Duke pasur parasysh rifutjen e Shqipėrisė nė "Top 100" e renditjes botėrore, pas rezultateve tė mira qė ka arritur nė kėto eliminatore, FIFA.com flet pėr kėtė hap pozitiv, duke marrė edhe mendimin e trajnerit Ari Han, si dhe mesfushorit Ervin Skela.

    "Trajnerėt e futbollit holandez janė tė kudondodhur, duke filluar nga Gus Hiding nė Rusi, e deri te Ari Han nė Shqipėri,"- niste komenti i FIFA-s. - Ata njihen pėr lojėn sulmuese, dhe si rezultat i kėsaj Shqipėria preferoi tė zgjidhte Hanin. Pas njė nisjeje tė mirė tė eliminatoreve pėr botėrorin 2010, ku kuqezinjtė barazuan me Suedinė dhe fituan me Maltėn, erdhi njė humbje e dhimbshme ndaj Hungarisė (2-0).

    Por barazimi pa gola me Portugalinė nė transfertė, e bėri edhe mė tė fortė kombėtaren e drejtuar nga holandezi Han. Tashmė, mesazhi ėshtė i qartė: Ekipet me epitetin tė vogla kanė filluar tė shkunden dhe Shqipėria ka njė imazh tė patundur." Ndėrkohė, vetė trajneri kuqezi ėshtė optimist pėr tė ardhmen.

    "Ky ėshtė thjesht vetėm fillimi, por besoj se do tė ngrihemi edhe mė shumė,"ka thėnė trajneri i kombėtares Ari Han, qė beson tek kjo vazhdimėsi pozitive tė kuqezinjve, nė grupin 1. Edhe renditja e FIFA s, e muajit tetor, i jep tė drejt holandezit, pasi Shqipėria ka pėrmirėsuar 19 vende dhe tani pozicionohet e 83 ta nė botė.

    Madje, kombėtarja kuqezi ėshtė afėr njė skuadre si Togo, qė ka qenė pjesėmarrėse nė botėrorin e 2006-s. Shqipėria ishte e suksesshme nė muajin shtator, sepse fitoi 64 pikė dhe hyri nė "Top 100", duke u rikthyer aty, ku pėr herė tė fundit ishte nė muajin korrik. Pėr arritjen e sukseseve me skuadra tė dorės sė dytė, trajnerėt holandezė janė mjeshtra, dhe nėse kėtė e bėn Ari Han, nuk do tė ishte njė rastėsi.

    Tė qenit jo i favorizuar, njė faktor i mirė

    Pėr Shqipėrinė, kualifikimi nė njė turne tė madh ėshtė thjesht njė e ardhme nė distancė. Truri i mesfushės kuqezi, Ervin Skela, ka folur pėr kėtė mundėsi, e cila ėshtė njė ėndėrr pėr tė gjithė shqiptarėt. "Normalisht, kemi njė eksperiencė tė paktė dhe gjithashtu kualitete. Pėr tė marrė pjesė nė njė kompeticion tė madh, mendoj se na duhen "dy palė kėpucė".

    Nė ekipin tonė nuk ka shumė lojtarė qė luajnė me klube tė mėdha. Megjithatė, ne po mundohemi tė bėjmė mė tė mirėn, por ka vend pėr t'u pėrmirėsuar mė shumė. Duhet tė jemi realistė, sepse pėr tė marrė pjesė nė botėror duhen kualitete tė mėdha,"- pohon Skela. Sipas 31-vjeēarit, qė aktualisht aktivizohet me sukses te Energia Kotbus nė Bundesligė, tė qenit jo i favorizuar ka qenė njė faktor i mirė pėr Shqipėrinė.

    "Ne jemi njė ekip i ashtuquajtur i vogėl, por megjithatė ndihemi mirė edhe nė kėtė rol." Nė fund, Skela ka folur edhe pėr trajnerin Ari Han. "Ai ėshtė gjithnjė i njėjti dhe beson shumė nė vetvete, gjė tė cilėn na i transmeton edhe ne. Nuk i dihet, ne ndoshta mund tė bėjmė surpriza tė tjera nė kėto eliminatore, me trajnerin Ari Han nė krye."

    Trajneri kuqezi mbėrrin nesėr nė kryeqytet pėr tė rakorduar planet me FSHF-nė pėr miqėsoren e 19 nėntorit

    Holandezi, vėzhgim kandidatėve tė kombėtares


    Ari Han do tė jetė tė shtunėn nė Tiranė, pėr njė vizitė qė ka si qėllim kryesor vėzhgimin e ndeshjeve tė kampionatit shqiptar. Disa lojtarė qė janė nė planet e tij, holandezi do t'i shikojė pėr herė tė fundit, dhe mė pas do tė vendosė pėr t'i thirrur nė ndeshjen mė tė afėrt, qė ėshtė miqėsorja me Azerbajxhanin, mė 19 nėntor.

    Hani mbėrrin tė shtunėn nė kryeqytetin shqiptar, teksa fillimisht do tė rakordojė planet me FSHF-nė, nė kuadėr tė miqėsores, e mė pas pritet tė ndjekė pėrballjen Partizani-Shkumbini, ku nga tė kuqtė, pjesė e kombėtares ėshtė Elis Bakaj. Ndėrkohė, sipas burimeve zyrtare nė FSHF, objektivi kryesor i vizitės sė trajnerit ėshtė ndjekja e ndeshjes Tirana-Besa, qė luhet tė dielėn.

    Nė kėto dy skuadra ka mė shumė elementė, tė cilėt mund t'i shėrbejnė kombėtares nė tė ardhmen. Pikėrisht, miqėsorja me Azerbajxhanin ėshtė njė mundėsi e mirė pėr tė provuar lojtarėt e rinj. Hani pritet tė ftojė disa prej tyre, ndėrkohė qė emri mė i lakuar mbetet ai i mesfushorit tė Tiranės, Gjergji Muzaka.
    DIP LOVER
    DIP LOVER
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/09/2008
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 263
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 330
    <b>Votat</b> Votat : 2
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ēufoja dhe bubi kaēurel

    Buzqeshje Re: Shqipėrisė i duhen "dy palė kėpucė" pėr Botėrorin

    Mesazh nga DIP LOVER 2/11/2008, 12:12

    Prandaj kam vendosur te kthehem kur te behet kampionati boteror ne shqiperi LOL

    Dip Lover :pershendetje:

      Ora ėshtė 6/5/2024, 20:54