BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bukuria e njė grimi tė kombinuar.

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Bukuria e njė grimi tė kombinuar.

    Mesazh nga Vizitor 16/1/2010, 11:45

    Njė flok i gjatė, me trajtimin e duhur ju bėn tė dukeni mė tė bukur. Ndėrsa njė zbukurim i kombinuar hijeshon fytyrėn tuaj.
    Floku i gjatė

    Kujdesi pėr flokun e gjatė fillon qė me lyerjen. Ngjyra qė preferohet mė shumė nė kėtė periudhė ėshtė kafe me nuancat e saj si; kafe e errėt, e hapur, ngjyrė ēokollatė me fije “bumerak”.

    Nė modė ėshtė pėrdorimi i teknikės sė nxjerrjeve tė fijeve qė dalin nė formėn e shiritave. Nuk janė mė nė modė fijet e shumta nė tė gjithė kokėn por fijet e theksuara nė formė shiriti qė nė gjuhėn e parukierisė quhen “Flash”. Emėrtimi vjen lidhur me kontrastin qė krijojnė me pjesėn tjetėr tė flokut. Nuancat e “bumerakut” kryesisht janė nė ngjyrė, bezhė, platini, tė kuqe, nė ngjyrė tė florinjtė.

    Ky trajtim mund tė bėhet nė flokun e gjatė por edhe atė tė shkurtėr. Njė formė e tillė floku shoqėrohet me njė truk tė lehtė tė nuancave tė ngjyrės kafe. Moda e fundit e trukut janė ngjyra tė afėrta me ngjyrėn e flokut.

    Nėse moda ėshtė kafe edhe tualeti i syrit variron po nė kėtė kolor. Pjesa e nėnposhtme e vetullės zakonisht bėhet nė kolorin e errėt tė flokut, ndėrsa lyerja e bishtit tė syrit duhet tė harmonizohet dhe tė kombinohet me kolorin e fijeve- shirit.
    Bukuria e njė grimi tė kombinuar. 2ds4cjq
    Si tė bėjmė njė grim tė bukur

    Sė pari mėnyra e trukimit varet nga forma e fytyrės, kolori i flokėve dhe veshja. Pra, janė shumė detaje qė duhet tė merren parasysh pėrpara se tė bėjmė njė grim. Dhe, ajo pjesė qė ka mė shumė rėndėsi dhe qė bie mė shumė nė sy ėshtė syri. Pėr fytyrat ovale, me sy tė mėdhenj nė formė bajame nuk kėshillohet pėrdorimi i grimit tė thjeshtė.

    Por gjithnjė pėrpara se tė bėhet njė grim duhet tė kesh vendosur se cila do tė jetė veshja jote. Pra, ai bėhet nė kėmbimin me flokun dhe veshjen.

    Ėshtė tepėr e rėndėsishme qė para tė tė bėjmė grim tė bėhet fillimisht pastrimi i fytyrės me late- tonik. Mė pas mbi fytyrėn tuaj vendosni kremin. Mangėsitė qė dalin nga kremi dhe njollat e ndryshme qė mund tė ndodhen nė sipėrfaqe, eliminohen me anė tė korrektorit. Pasi bėhet korrektimi i fytyrės pėrdoret “Make-up” nė nuancat kafe, ngjyrė bronzi si dhe nė kolore mė tė hapura.

    “Make-up” mbulon defektet e fytyrės, nofullat e dala, ballin e madh, mjekrėn e gjatė. Eliminimi i tyre vjen si rezultat i dritėhijes nga pėrdorimi i tij. Make-up dhe pudra vendosen nė tė gjitha pjesėt e fytyrės, edhe nė buzė. Kjo krijon lehtėsi nė lyerjen pėrfundimtare, tė buzėve, syrit, tė “ruzh-it” tė faqeve. Pra, ėshtė i nevojshėm nė theksimin e tyre. Nė kėtė mėnyrė jeni gati pėr tė filluar me grimin.
    Grimi i syrit

    Fillohet me njė ton tė lehtė poshtė vetullės. Me nuancė tė bardhė nė tė verdhė tė lehtė. Mė poshtė, nė formė harku, pėrdorni njė nuancė nė ngjyrė gėshtenjė, me dritė-hije nė tė hapur. Me njė penel tė ujshėm kalojmė theksimin e pjesės sė rrėnjės sė qerpikut pėr tė vazhduar mė pas me rimelimin e qerpikėve.

    Mund tė pėrdorni rimel “Mascara” me “qime” tė veēanta qė realizojnė zgjatjen e qerpikėve. Kėshillohet tė mos pėrdoret kthyesja e qerpikėve pasi ajo kėput dhe shkul qerpikun. Kjo realizohet nė tė gjithė qerpikun dhe afėr rrėnjės sė tyre vendoset njė nuancė e kaftė.

    Pėrdorimi i lapsit nė pjesėn e brendshme tregon njė pamje mė tė zvogėluar tė syrit natyral. Ndėrsa vėnia e tij nė pjesėn e jashtme realizon zmadhimin e tij.

    Buzėt me konturė tė lehtė floriri dhe i kuqi i buzėve nė ngjyrė kafe tė lehtė e shkėlqyese. Pėr pjesėn e mollėzave tė faqeve, ndryshe e quajtur pjesa “ ruzh” kėshillohet tė pėrdoret krem pudėr gjithnjė e kombinuar me lyerjen e buzėve dhe ngjyrėn e flokut.

    Bukuria e njė grimi tė kombinuar. 28chw8j
    Floku me onde

    Ndryshe nga floku i drejtė, floku me onde, i shkurtėr apo i gjatė qoftė ai, gjithmonė ka nevojė pėr njė trajtim mė tė kujdesshėm. Kėtė gjė ju mund ta realizoni lehtėsisht dhe tė bėheni profesionistė nė trajtimin e tyre tė pėrditshėm.

    Nė qoftė se pas lyerjes flokut i bėjmė njė larje shumė tė mirė dhe ky proces shoqėrohet me “ Final color”, i cili duhet tė pėrdoret gjithmonė pas lyerjes, do tė shohim se floku, edhe nė ditėt mė pas, do tė ketė njė ngjyrė mė tė qartė, mė tė ėmbėl. Pėr flokun me onde kėshillohet pėrdorimi i shkumės sė flokut qė i mbron nga rrezet e diellit.

    Nė pėrgjithėsi pėr flokun e lyer, tė gjatė, tė shkurtėr, tė drejtė apo me ond, kėshillohet krem flokėsh qė pėrdoret pas larjes.

    Bukuria e njė grimi tė kombinuar. 1zxr2n7
    Grimi i buzėve

    Njė konturė i lehtė ngjyrė tė kaftė nė tė errėt, dhe i kuqi i buzėve mund tė jetė njė nuancė mė e ēelur. I lėngshėm e me pak shkėlqim. Mė pas bėhet dhe shkėlqimi i mollėzave.

    Theksojmė edhe njė herė qė buzėt, shkėlqim i mollėzave dhe kolori i flokėve bėhen nė kombinim me njėra-tjetrėn sigurisht tė gjitha kėto nė pėrshtatje me formėn e fytyrės dhe me veshjen.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 11:18