BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Arian Ēani - 'Zonė e lirė”, aty ku bashkohen ēuditshėm prifti me prostitutėn'

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Arian Ēani - 'Zonė e lirė”, aty ku bashkohen ēuditshėm prifti me prostitutėn'

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/1/2010, 15:37

    Arian Ēani - 'Zonė e lirė”, aty ku bashkohen ēuditshėm prifti me prostitutėn' 1263810908-arjan_cani

    Ajo u shfaq mėkatare e penduar, ai prift qė u lut me dėshirė. Takimi i tė dyve ishte momenti mė magjik televiziv, qė ndodhi njė javė mė parė nė “Zonė e Lirė” nė “Vizion Plus”. Nuk ndodh ēdo ditė, ndaj Arian Ēani flet pėr emocionet qė ka ndier si rrallė herė nė Zonėn e tij, ndėrsa kishte nė studio vajzėn 26- vjeēare, Kati. Si arriti t’i bashkojė tė dy, ēfarė portreti fshihej pas maskės sė saj, dhe sa e mundur ėshtė qė ai njė ditė tė provojė puthjen e njė prostitute nė emisionin e tij.

    Ariani i 2010-ės ēfarė do tė sjellė ndryshe nga Ariani i 2009-ės, gjithmonė e kemi fjalėn pėr “Zonė e Lirė”?

    “Zonė e Lirė” do tė jetė po ajo qė ka qenė dhe nė 2009-ėn. Sigurisht, unė nuk jam mė ai i 2009-ės, pasi vitet bėjnė tė vetėn dhe unė nuk jam mė 40 vjeē. Gjithsesi Zona nuk do ndryshojė mė. Promo dhe aktualiteti, do tė jenė nė qendėr tė kėtij koncepti televiziv, sigurisht pa shmangur subjektivizmin tim nė mėnyrėn se si e shikoj unė botėn, ngjarjet dhe njerėzit...

    Prostituta me emrin Kati tėrhoqi vėmendjen tė premten e kaluar. Si u njohėt me tė, si e bindėt, ēfarė femre zbuluat?

    Nė fakt punova shumė para se ta sillja deri nė studio. Mė ndihmoi shumė qendra “Aprad” qė unė e falėnderoj. U kėnaqa shumė duke mos fshehur njėkohėsisht dhe emocionin qė pėrjetova gjatė gjithė kohės qė zgjati intervista. Ardhja e priftit nė krah tė prostitutės dhe lutja e tij pėr atė vajzė 26-vjeēare, qė detyrohet ta bėjė atė zanat pėr tė rritur kalamajtė e saj, ishte prekėse edhe pėr mua.

    Ju e kishit maskuar dhe publiku nuk arriti ta shihte portretin e vajzės. Ishte e bukur, ishte seksi, apo thjesht “viktimė” e fatit tė saj?
    Kati nuk ishte e bukur, por ishte e menduar, buzėqeshte dhe i dallohej vuajtja...

    Siē thoni dhe ju, lutja e priftit ishte vėrtet prekėse. Po si mundėt t’i bėnit bashkė, si reagoi prifti kur ia kėrkuat kėtė gjė, ēfarė ju tha prostituta pasi la studion?

    Kjo ėshtė magjia e kėtij emisioni qė bėj prej tashmė gjashtė vjetėsh e gjysmė. Njė magji qė jo tė gjithė dinė ta shfrytėzojnė pėr tė kaluar te publiku mesazhet e tyre. Prifti erdhi me shumė dėshirė dhe bėri mė tė mirėn qė mund tė bėnte, duke u ulur nė krah tė prostitutės. “Zonė e Lirė” ėshtė emisioni qė bėn bashkė priftin dhe prostitutėn. Dhe kjo mė bėn tė ndjehem shumė mirė. Televizioni qė unė bėj nuk ėshtė aspak ai qė jemi mėsuar tė shohim rėndom, ku duhet tė jesh ose shumė serioz ose shumė i lehtė. Miksimi i elitares me komercialen, ja cila ėshtė deviza ime nė kėtė zanat. Vetėm kėshtu, televizioni ėshtė mė pranė publikut. Vetėm kėshtu arrijmė tė kapim njė audiencė sa mė tė gjerė. Por kjo qė sapo thashė mė lart mė pėrket vetėm mua. Secili formatin e vet…

    Gjithnjė keni pohuar synimin pėr tė ēmitizuar mitet. Sipas konceptit tuaj, a ėshtė mit njė prift, po prostituta a ėshtė mit? Dhe nėse po, cilin prej tyre ēmitizuat?

    Nė kėtė rast nuk bėhet fjalė tamam pėr ēmitizimin e njėrės apo tė tjetrit. E tėra duhet sjellė sa mė thjesht te publiku. Bashkimi i tė dyve pėrbėn nė kėndvėshtrimin tim njė moment televiziv magjik, qė nuk ndodh ēdo ditė.

    Prostitutat g jithēka mund tė bėjnė, pėrveē tė puthin. Ēfarė mund tė jetė puthja e njė prostitute nė studion tuaj. Ju nė ē’rast do e bėnit?

    Nuk e di. Eshtė njė teknikė tė cilėn nuk e kam pėrdorur akoma nė studio. Ndoshta duhet tė sillem dhe unė si klient nė atė moment. Tė shohim kur tė ndodhė...

    Ju vetė a mendoni se keni mėkatuar nė kėtė emision? Do t’i kėrkonit ndonjė prifti tė lutej posaēėrisht pėr ju?

    Deri tani nuk besoj se kam mėkatuar. Por po tė ndodhė, nuk do ngurroj ta ftoj priftin edhe pėr veten time...

    Cila do tė jetė njė pėrballje tjetėr e fortė e kėtij sezoni?

    Unė nuk i planifikoj dot pėrballjet pasi siē ju thashė, jam i varur nga aktualiteti. Varet nga ngjarjet dhe prurjet e aktualitetit. Nuk i shpėtojmė dot ngjarjeve qė pėrjetojmė pėrditė. Ēdo pėrballje e planifikuar nė ekran do tė ishte ngėrē dhe publiku do ta skualifikonte menjėherė me intuitė.

    Nė shfaqjen “Mos i thuaj njeriu”, ju bėtė humor tė zi. Nė emisionin “Zonė e lirė” cilat janė ngjyrat e humorit tuaj?

    Tė zeza janė tė gjitha, por janė tė zeza tė ndryshme. I zi ėshtė humori dhe te Zona, por nuk ka tė njėjtėn nuancė e zeza e Zonės me tė zezėn e “One Man Show-t”, qė bėra pak muaj mė parė. E vetmja e zezė qė nuk ndryshon ėshtė e zeza e veshjes sime prej 5 vjetėsh tashmė...
    Ēdo javė takoheni me personazhe tė njohur e tė panjohur.

    Janė ata qė durojnė kapriēot tuaja, apo ju duroni tekat e tyre?

    Mė shumė ata se unė…

    Vėrtet mendoni se disa prej personazheve u ka ndryshuar jeta pas daljes nė “Zonė e Lirė”. Po nga ata qė u ėshtė dėmtuar imazhi, a ka? Dėmtim imazhi?

    As qė bėhet fjalė. E kundėrta ka shumė gjasa tė ketė ndodhur…

    Shumė tė ftuar vijnė tek ju pėr tė promovuar librat e tyre, ju keni menduar tė shkruani librin qė s’e ka shkruar ende askush?

    Ende jo. Kam ende kohė tė mėsoj nga jeta para se tė hedh kujtimet…

    Besoni se nė vitin 2012 do pėrmbyset bota sipas filmit, qė sapo ka dalė nė kinema. Pėr ēfarė do nxitonit pėr ta mbyllur nė kohė?

    Nuk i besoj katastrofės siē pėrpiqen tė na i ofrojnė nė kinema. Unė besoj se po e pėrjetojmė fundin e botės ēdo ditė, ēdo muaj dhe ēdo vit. Sepse unė kam njė koncept tjetėr pėr fundin e botės. A nuk ishte fundi i botės tėrmeti qė vrau pėr disa minuta 800 mijė njerėz nė Haiti para pak ditėsh? A nuk ishte fundi i botės shpėrthimi i Gėrdecit dhe vdekja e njerėzve tė pafajshėm atje? A nuk janė fundi i botės pėrmbytjet mė tė freskėta nė Veri tė Shqipėrisė? A nuk ėshtė fundi i botės keq administrimi i taksave qė paguan ky popull i varfėr, nga qeveritarėt tanė? Pa dashur tė bėj moral sepse nuk ėshtė nė natyrėn time, them gjithashtu se ne pėrjetojmė ēdo ditė njė fund tė ri bote, por dhe njė rifillim tė saj...

    Kthehemi dhe njė herė tek Zona juaj, ēfarė ju jell mė shumė nė qejf gjatė transmetimit; alkooli, femrat, meshkujt, personat me aftėsi tė kufizuara, apo diēka qė s’na shkon mendja?

    Inteligjenca e tė ftuarve… mė shumė se gjithė sa thatė ju mė sipėr. Vetėm inteligjenca e pėrgjigjeve tė tė ftuarve, kur ndodh, mė sjell nė formė.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 08:07