BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fresh nė 2010!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Fresh nė 2010!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/1/2010, 15:48

    Fresh nė 2010! 1263823118-ciljeta_romeo

    E bukur, seksi, joshėse dhe prej mbi 10 vjetėsh njė nga femrat mė tė mikluara tė ekranit. Por, uragani Ēiljeta nuk di tė ndalet. Ashtu si edhe ky vit i ngjeshur me koncerte tė pafundme, edhe ndėrrimi i viteve do ta gjejė nė shesh duke kėnduar. Kėtė herė nė qytetin e Durrėsit. E ndėrkaq, festa do tė jetė pranė familjes. Po Romeo? Ēili kėtė herė ka vendosur tė mos flasė pėr tė. Nė fakt, pas Vitit tė Ri ajo ka vendosur tė ndajė shapin nga sheqeri. Megjithatė, ajo ėshtė optimiste dhe entuziaste mė shumė se kurrė. Pėr mė tepėr, le tė ndjekim rrėfimin e saj...

    Ēiljeta, si pėrfundoi ky vit pėr ty?

    Ka qenė njė vit i mbushur me shumė angazhime, qoftė me muzikė, qoftė nėpėr koncerte tė shumta qė vazhdojė ende t’i kem.

    Keni marrė pjesė nė fushatė elektorale. Si mendoni, cilat janė emocionet, ndjesitė?

    Unė e kam shprehur dhe e shpreh prapė, qė koncertet mė tė bukura qė kam pėrjetuar nė jetėn time kanė qenė koncertet e fushatės elektorale.

    Ēfarė keni pritur nga Viti i Ri?

    Nga babagjyshi i Vitit tė Ri kam pritur tė ma bėjė vitin tė mbarė, nė ēdo aspekt, por mbi tė gjitha tė jem e lumtur me veten time.

    Keni bėrė ca plane konkrete pėr Vitin 2010? Gjėra qė ju doni t’i realizoni?

    Sigurisht. Pėr momentin janė profesionale. Janė kėngėt e mia mė tė reja qė jam duke i punuar me Florin, klipet qė do realizoj kėtė vit. Nuk diskutohet, janė dhe shumė projekte tė reja qė pėr momentin nuk dėshiroj t’i them, le t’i lėmė pak surprizė pėr vitin qė vjen.

    Duke qenė se keni pasur mjaft koncerte kėtė vit, e keni menduar qė tė bėni njė koncert tuajin recital?

    Besojė se ėshtė akoma herėt pėr karrierėn time pėr tė pasur unė njė recital timin. Mė duhen dhe nja tre vjet tė tjera qė ta bėj kėtė gjė.

    Mendoni se njė koncert recital mund ta bėjė njė kėngėtar qė ka vite eksperiencė?

    Sigurisht, qė tė bėsh njė koncert recital duhet tė kesh vite eksperiencė. Kėshtu qė, mua mė duhen disa vite tė tjera pėr tė realizuar njė gjė tė tillė.

    Si ndiheni nė tregun muzikor dhe ēfarė ju dallon ju nga kėngėtaret e tjera?

    Unė bėra 10 vjet nė skenė, kam qė 14 vjeē dhe tani mbush 25, kėshtu qė nuk e kam ndierė shumė kėtė rivalitetin. Unė gjithmonė e kam shprehur, ēdo artist ėshtė unik nė stilin e vet, ēfarė dalin mbrapa nesh janė thjesht kopjet tona.

    Pėr sa i pėrket festivaleve, duket se jeni tėrhequr? Edhe tek i preferuari juaj “Kėnga Magjike” nuk ju pamė?

    Tek “Kėnga Magjike” kėtė vit nuk mora pjesė pėr shkak se bėja tre vjet rresht aty dhe nuk kisha diēka tė re, tė bukur pėr tė sjellė kėtė vit. Nė ‘Top Fest’ nuk e kam vendosur ende, tė shoh nėse do tė kem ndonjė material tė mirė.

    Vitin e Ri e prite vetėm apo...?

    E festova me familjen, nuk jam vetėm.

    Me apo pa Romeon?

    Ēiljeta nuk ėshtė asnjėherė vetėm nė zemėr, kėshtu qė tė tjerat pak rėndėsi kanė.

    Vitin e Ri do ta nisni vetėm apo...?

    Do ta nis me koncertet e mia dhe me koleget e mia.

    Pse vallė, keni bėrė ndonjė plan qė nuk do tė jeni mė me Romeon?

    Jo, nuk kam bėrė asnjė plan, gjėrat i kam lėnė tė rrjedhin natyrshėm, nuk dua tė deklarohem pėr jetėn time private.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 01:17