BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Blerina Kllokoqi –Rugova: Jeta ime nė “oborrin” presidencial!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Blerina Kllokoqi –Rugova: Jeta ime nė “oborrin” presidencial!

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/1/2010, 17:00

    Blerina Kllokoqi –Rugova: Jeta ime nė “oborrin” presidencial! Interviste%20foto

    Njė ditė me Blerina Kllokoqi-Rugovėn

    Si nisė njė ditė e zakonshme e juaja, a nisė ajo me shtypin ditor dhe nė cilėn faqe ndaloni?

    Kllokoqi-Rugova: Po, ēdo ditė unė e nisė ditėn time me gazetat, i pėrcjellė shumė. Sigurisht, sė pari shikoj ēfarė ka nė ballinėn e tyre, dhe mandej ndalem nė temat qė mė duken mė interesante apo qė mė interesojnė.

    Si e organizoni njė ditė pune nė atelienė tuaj?

    Kllokoqi-Rugova: Agjenda ime ėshtė shumė e ngjeshur duke marrė parasysh angazhimin tim tė shumėfishtė dhe po tė zgjaste dita mė tepėr se 24 orė do tė ishte nė favor timin. Ditėn e filloj me pirjen e kafes se mėngjesit sė bashku me Mendimin dhe anėtarėt e tjerė tė familjes. Pastaj me rutinėn ditore me ushqim, pastrim dhe kujdesin ndaj Evės, vajzės sime. Vazhdoj nė atelie ku mė presin ide dhe kreacione tė reja pėr realizimin e dizajneve tė ndryshme. Fillimisht merrem me vizatime, ku imagjinatėn dhe vizionin e paraqes nė letėr nė mėnyrė qė ta kenė mė tė qartė bashkėpunėtoret e mia qėllimin tim. Nė vijim janė prerja, qepja, prova dhe nė fund produkti final i kėrkuar dhe i mirėpritur nga klientet tona, tė cilat mė japin force qė tė profesionalizohem edhe mė tepėr. Po ashtu njė pjesė tė ditės ia kushtoj Fakultetit tė Modės "Design Factory", ku jam ligjėruese dhe kėshilltare. Nė orėt mbrėmjes kthehem nė shtėpi me padurim qė ta takoj Evėn, e cila mė relakson dhe mė jep vullnet pėr punė dhe pėr jetė. Ndonjėherė gjejmė kohė pėr t’u argėtuar nė lokalet e kryeqendrės sonė, ku pastaj e pėrmbyllim ditėn duke pushuar me qėllim qė tė fillojmė ditėn e re.

    Sa kohė i kushtoni familjes suaj?

    Kllokoqi-Rugova: Familja ėshtė gjithēka pėr mua. Mundohem sa mė shumė qė tė jem sa mė gjatė me ta. Gjatė ditės zakonisht jam e ngarkuar pas punės, por pas orės 17.00, kur kthehem nė shtėpi gjithēka ndryshon, i harroj stresin, ngarkesėn e punės duke luajtur me Evėn.

    A keni ndonjė vend tė preferuar qė shkoni me familjen nė fundjavė apo ku i kaloni ato?

    Kllokoqi-Rugova: Jo nuk kemi ndonjė vend tė preferuar ku shkojmė. Pro kur vendosim apo kemi kohė qė tė dalim shkojmė nė ato vende qė janė tė pėrshtatshėm pėr vajzėn tonė, Evėn.

    A ju pėlqen tė bėni shopping dhe ēfarė preferoni mė sė shumti?

    Kllokoqi-Rugova: Jam e pasionuar pas kėpucėve, sandaleve, gjithēka nė lidhje me tė mbathurat dhe ēantat. Ndėrkaq shoping pėr veshje, tesha shumė pak e preferoj. Sepse ėshtė shuam e vėshtirė qė tė mė pėlqejė diēka, kėshtu qė nuk jam shumė e pasionuar.

    Nė lidhje me punėn tuaj, stilimin, nga kush jeni ndikuar mė sė shumti dhe ēfarė ndikoi qė kjo ndjenjė tė rritet edhe mė shumė?

    Kllokoqi-Rugova: Pamja e jashtme e njeriut e posaēėrisht e femrės qė tė duket ēdo herė mė e bukur, mė interesante dhe ndryshe se herėve tė tjera, mė shtyu tė merrem me kreacione. Qė nga fėmijėria e hershme jam zhytur nė kėto ujėra duke eksperimentuar me veten time me dizajne dhe modele tė ndryshme. Gjeta pėrkrahjen e familjarėve tė mi e posaēėrisht tė motrės sime, e cila mė ėshtė prezentė shumicėn e kohės. Me rritjen e kėrkesave nga klientet tona rritet edhe mė shumė ndjenja pėr tė krijuar kreacione tė reja, interesante dhe realizime te shumta.

    Ēfarė ju frymėzon mė sė shumti kur nisni njė krijim tuajin?

    Kllokoqi-Rugova: Rezultati pėrfundimtar gjegjėsisht produkti final se si do tė dalė, sesi do t’i rrijė klientes, si do tė reagojė ajo, mė frymėzojnė mė tepėr pėr nisjen e krijimit.

    Cilat janė karakteristikat e stilit tuaj?

    Kllokoqi-Rugova: Edhe unė si ēdo stiliste shquhem me karakteristikat e mia, qė kanė tė bėjnė me detajet e veēanta qė i pėrshtaten rrethit dhe kohės. Me anė tė stilit kreatoret veēohen dhe identifikohen njeri prej tjetrit.

    Si e vlerėsoni zhvillimin e modės nė Kosovė, e veēanėrisht tė vajzave shqiptare?

    Kllokoqi-Rugova: Me zhvillimin e teknologjisė, me lėvizjet e popullatės nėpėr vende tė ndryshme, moda nė Kosovė ka pėsuar ndryshime rrėnjėsore gjatė viteve tė fundit. Pasi qė vendi ynė ėshtė nė tranzicion kėto ndryshime kanė qenė tė pritshme dhe vajzat e Kosovės e kanė dėshmuar kėtė gjė. Me punėn dhe angazhimin e tyre kanė arritur suksesin nė zhvillimin e modės nė Kosovė dhe vendet nė rajon, duke bėrė shkėmbimin e detajeve moderne.


    Na flisni pėr ngjyrat, masat qė preferohen apo ju sugjeroni kėtė pranverė?

    Kllokoqi-Rugova: Ngjyrat qė do tė pėrdoren pėr kėtė sezon do tė jenė ngjyrat e ngrohta, qė tė ambientohemi sa mė shumė me natyrėn dhe bukuritė e saj pas njė dimri tė ftohtė. Kryesisht do tė pėrdoren kėto ngjyra, ngjyrė pjeshkė, ulliri, e kuqe e domates, shampanjė, rosė.

    Kemi njė rikthim tė modės tė viteve '60-'70, ju ngacmon ajo periudhė, a pėrfshihet nė krijimet tuaja?

    Kllokoqi-Rugova: Ndodh rikthimi i modės nėpėr vite tė ndryshme, mirėpo jo kreacione identike se ēdo herė lind diēka e re e po ashtu secili kreator shquhet me disa elemente tė veta origjinale qė e bėjnė njė realizim tė veēantė gjegjėsisht unikat. Mund tė pėrfshihet edhe nė realizimet e mia por nė njė masė shumė tė vogėl, prapėseprapė do tė dominojė vetvetja ime sesa lėvizja e modės nėpėr vite.

    Cilat janė projektet tuaja tė ardhshme?

    Kllokoqi-Rugova: Tė krijoj sa mė shumė kreacione, tė shpėrndaj dijen dhe pėrvojėn nėpėr gjeneratat e ardhshme, qė tė kenė njė baze prej nga mund tė fillojnė.

    Sė fundi Blerina, bashkėshorte, nėnė dhe stiliste e njohur sa e vėshtirė ėshtė qė njė ditė e juaja tė shkojė ashtu si ju e keni parashikuar?

    Kllokoqi-Rugova: Shumė obligime por kur ti dėshiron tė arrish diēka do t’ia dalėsh. Sigurisht me pėrkrahjen e familjes.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 11:13