BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si ti kalojnė bashkėshortėt problemet pesė vitet e para tė martesės?

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Si ti kalojnė bashkėshortėt problemet pesė vitet e para tė martesės?

    Mesazh nga Albatros 25/1/2010, 19:48

    Si ti kalojnė bashkėshortėt problemet pesė vitet e para tė martesės? FileContent

    Banesa ėshtė njė nga problemet e pesė viteve tė para tė
    martesės.Ilaēi i saj ėshtė durimi, ekonomizimi i shpenzimeve dhe
    dashuria.


    Nė fillim tė martesės, secili nga bashkėshortėt mendon se ėshtė dhuratė
    nga Zoti pėr palėn tjetėr dhe, kur dėgjojnė pėr njė problem apo
    kontradiktė midis dy bashkėshortėve tė tjerė, habiten.Por, me kalimin e
    viteve ,pothuaj tė njėjtat probleme ndodhin edhe me ta .Mosmarrėveshjet
    bashkėshortore shfaqen, ky ėshtė ligj i jetės.Sekreti qėndron nė
    mėnyrėn se si tė trajtohen kėto probleme, me qėllim qė jeta
    bashkėshortore tė kthehet nė njė spektėr tė bukur shumėngjyrėsh, me
    gjithė kontradiktat qė ekzistojnė.

    Le ta dijė gruaja,se ēelėsi i zemrės sė bashkėshortit ėshtė i lidhur me harmoninė qė do tė krijojė ajo me nėnėn e tij.

    Problemi: Ndryshimi i karaktereve

    Tė qenurit tipa tė ndryshėm personaliteti, shkakton shumė probleme midis bashkėshortėve.

    Zgjidhja

    1-Mos kėmbėngulni pėr gjėra tė vogla qė janė shkaqe pėr kontradikta.

    2-Tė evitohet mėrzitja nga ekzistenca e ndryshimeve nė zakone dhe nė karaktere.

    3-Bashkėshortėt tė pėrqendrohen nė gjėrat e pėrbashkėta qė kanė midis tyre.

    4-Tė pėrpiqen qė tė shfaqin vetitė mė tė mira kundrejt tjetrit.

    5-Procesi i njohjes sė partnerit nuk duhet tė konsiderohet si sfidė, por punėt duhen lėnė tė rrjedhin vetė nė mėnyrė natyrale.

    6-Tė jenė optimistė, nė mėnyrė qė gjithnjė tė presin sukses dhe jo dėshtime.



    Problemi: Ndėrhyrja e vjehrrės

    Ndėrhyrja e vjehrrės ėshtė mė e madhe nė kėtė kohė, sepse lidhja nėnė bir vazhdon tė jetė ende e fortė.

    Zgjidhja

    1-Nusja duhet tė tolerojė ndėrhyrjet e vjehrrės dhe tė flasė me qetėsi, nė mėnyrė qė tė gjejnė njė zgjidhje tė pėrshtatshme.

    2-Respekti dhe dashuria e ndėrsjellė midis nuses dhe vjehrrės e bėn burrin tė lumtur dhe tė qetė.

    3-Le ta dijė gruaja se ēelėsi i zemrės dhe i dashurisė sė burrit tė saj
    rri fshehur nė zemrėn e nėnės sė tij. Ndaj, kush dėshiron ta zotėrojė
    burrin e vet, le tė mbėrrijė nė zemrėn e nėnės sė tij.

    4-Moslajmėrimi i familjes pėr problemet dhe mosmarrėveshjet intime mes bashkėshortėve.



    Problemi: Mosinteresimi i burrit pėr gruan e tij

    Mosinteresimi i burrit pėr gruan e tij ndodh kur ai nuk i vlerėson dhe
    nuk i respekton ndjenjat e saj, por mendon vetėm tė pėrmbushė dėshirat
    e veta dhe tė realizojė vetveten.

    Zgjidhja:

    1-Burri duhet ta dijė se shpėrfillja e gruas bie nė kundėrshtim me
    Islamin, sepse Profeti Muhamed (a.s.), ka thėnė: “Secili prej jush
    ėshtė pėrgjegjės pėr njerėzit qė ka nėn kujdes”, prandaj ai duhet ta
    kuptojė kėtė pėrgjegjėsi tė madhe qė ka kundrejt gruas dhe familjes sė
    tij.

    2-Dialogu midis bashkėshortėve, shkėmbimi i mendimeve, besimi i
    ndėrsjellė tek njėri-tjetri dhe ndarja e ndjenjave tė pėrbashkėta
    largon shpėrfilljen.

    3-Gruaja duhet t’i flasė hapur burrit dhe tė kuptojė shkaqet e
    neglizhencės sė tij. Nėse nuk zgjidh gjė nė kėtė mėnyrė duhet t’i
    drejtohet vetėm njė specialisti, pėr t’u konsultuar.

    4-Burri duhet ta konsiderojė gruan si shoqen e jetės sė tij dhe jo
    thjesht pėr tė plotėsuar nevojat, pėr tė mbajtur shtėpinė dhe
    fėmijėt.Interesi kujdesi dėshira pėr tė bashkėbiseduar nga ana e
    bashkėshortit, krijon tek ajo njė ndjenjė stabiliteti, qetėsi
    shpirtėrore dhe kėnaqėsi.



    Problemi: Konflikti se kush ėshtė mė dominant

    Me kėtė konflikt nėnkuptojmė, pėrpjekjet e secilit prej bashkėshortėve
    nė kėtė kohė, pėr tė evidentuar veten dhe personalitetin e tij, duke
    cėnuar tjetrin.

    Zgjidhja:

    Shumė nga bashkėshortėt kujtojnė, se kanė tė drejtėn absolute pėr tė
    vendosur dhe shohin se kėtu shprehet fuqia e tyre. Ndėrkohė, shumė gra
    mendojnė se administrimi i shtėpisė dhe edukimi i fėmijėve, duhet tė
    jetė vetėm nėn kontrollin e saj, dhe kėtu shohin forcėn e tyre. Ky
    mendim ėshtė i gabuar tek tė dyja palėt dhe mund tė shkaktojė probleme
    pa fund. Disa nga zgjidhjet e kėsaj situate po i japim si mė poshtė:

    1-Pjesėmarrja e pėrbashkėt e bashkėshortėve nė marrjen e vendimeve,
    ashtu siē ka vepruar i Dėrguari i Allahut (a.s.) me gratė e veta dhe
    siē na urdhėron Allahu i madhėruar: “Kėshillohu me ato pėr njė ēėshtje
    dhe, nėse vendos, mbėshtetju Allahut!”

    2-Elasticiteti nė marrėdhėniet midis bashkėshortėve, i cili ėshtė vela
    e bashkėveprimit. Pa elasticitet nuk do tė ketė
    bashkėveprim.Pjesėmarrja e pėrbashkėt i zgjidh ēėshtjet dhe
    njėkohėsisht e ruan familjen.

    3-Me qėllim qė ky konflikt tė marrė nuance zbutėse, duhet qė
    pėrgjegjėsitė tė ndahen midis bashkėshortėve me mirėkuptim. Kjo mund tė
    ndikojė nė bindjen e palės kėmbėngulėse.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 21:42