BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pse braktisa lajmet pėr spektaklin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pse braktisa lajmet pėr spektaklin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/1/2010, 00:11

    Pse braktisa lajmet pėr spektaklin! Foto%20intervistes

    Tingėllon vrazhdė, por kjo nuk tė bie nė sy pėr shkak tė ėmbėlsisė qė ajo mbart. E ka shumė merak dhe lutet qė tė shėrohet shpejt, sepse e shtuna erdhi.

    Ėshtė e shtuna e Suela Demirit. Ishim mėsuar ta shihnim ēdo mėngjes nė Top Channel, duke na servirur shtypin dhe lajmet e fundit, por, tashmė, ėshtė nė njė pozicion krejt tjetėr. Ka ndryshuar kanal, por edhe format televiziv.

    Demiri ėshtė prezantuesja e spektaklit “Gjeniu i Vogėl” nė “Klan”. Gjendet tėrėsisht e pėrfshirė nga atmosfera fėmijėrore qė e rrethon, njė botė krejtėsisht e veēantė dhe pėr mė tepėr njė botė inteligjente.

    Suela na tregon se ėshtė shumė e kėnaqur nė kėtė rreth pune, ku mund tė qeshė, tė argėtohet, por edhe tė jetė vetvetja. Nė kėtė intervistė, ajo tregon pėr fillimet e saj, qysh kur ishte 11 vjeē dhe prezantonte nė radion e qytetit tė saj tė lindjes, Korēė. Dhe prej asaj kohe nuk i ėshtė ndarė pasionit pėr median dhe televizionin nė veēanti, aq sa do tė bėnte qė pas shumė vitesh edhe pse kishte vazhduar studimet e larta pėr anglisht, tė tentonte nė akademinė e arteve dhe mbaronte studimet pėr regjisurė. Por, puna e saj nuk ka qenė vetėm nė kėtė fushė, Suela tregon se ka punuar edhe si mėsuese anglishteje nė Korēė deri sa mbėrriti momenti kur asaj i erdhi njė ofertė pėr tė qenė spikere televizive. Tashmė, ėshtė mami i njė vajzė 9-vjeēare, tė cilėn nė mė tė shumtėn e rasteve ėshtė edhe shoqėruesja e saj nė punė.

    Suela, si ndihesh nė mes tė fėmijėve “Gjeni”?

    Ndihem shumė e kėnaqur dhe e plotėsuar. Tani mund tė them se jam vetvetja nė ekran.

    Pse vendose tė ikėsh nga Top Ēhannel, ku prej katėr vitesh keni qenė spikere e lajmeve tė mėngjesit?

    Kishte ardhur koha pėr tė ndryshuar, pėr tė kėrkuar mė shumė nga vetja. Puna atje ra nė rutinė, kurse unė jam tipi qė kėrkon ritėm dhe intensitet.

    U mendove dy herė, pate frikė mos hidhje hapin e gabuar?

    Sigurisht qė u mendova, pasi ndryshimet nuk janė asnjėherė tė lehta. Ato duhen menduar me kujdes dhe nė mėnyrė analitike.

    Nga njė studio e ngurtė, ku duhet tė ishe brenda kornizave tė lajmit, nė njė studio tė madhe, kur buzėqeshja dhe lirshmėria bien mė shumė nė sy, si ndihesh?

    Mė nė fund, mund tė jem vetja ime, mund tė buzėqesh, mund tė them batutat e mia dhe tė tregoj lumturinė qė kam brenda.

    Ėshtė hera e parė qė Suela gjendet nė kėtė lloj prezantimi apo e kishe bėrė edhe mė parė?

    Sigurisht qė e kam bėrė dhe shumė herė tė tjera, por nė prezantime mė private dhe jo televizive.

    Imazhi jot ishte krejtėsisht i transformuar, sa shumė telespektator edhe mund tė mos e kenė bėrė lidhjen se cila je, pse kaq vonė pėr tė dalė nė “dritė”?

    Nuk me ishte dhėnė rasti. Por, tani mendoj se ishte koha e duhur dhe vendi gjithashtu i duhur. Studioja e lajmeve dashur pa dashur tė rrit para kohe. Por, edhe mėnyra e tė veshurit ndikon. Ndėrsa spektakli ta lejon lirshmėrinė.

    Kur ta propozuan kėtė ide, qė do ishte ti prezantuesja e “Gjeniut tė Vogėl”, cila ishte gjėja qė tė pėlqeu dhe ajo qė nuk tė pėlqeu?

    Mė pėlqyen tė gjitha, por mė tepėr fakti qė do tė punoja me Bledi dhe Pandi Laēon. I njoh tė dy pėr njerėz shumė seriozė nė punėn e tyre dhe shumė profesioniste. Korrektėsia e tyre nė marrėdhėnie tė tilla pune tė bėjnė tė ndihesh mjaft mirė dhe e qetė.

    Ēfarė ka ndryshuar nė jetėn e Suelės tani qė ka ndėrruar punė?

    Mė duan mė shumė njerėz.

    Suela ka mbaruar gazetari, apo futja nė kėtė profesion ka qenė rastėsore. Na tregoni pak pėr fillimet tuaja?

    Diploma ime e parė ėshtė pėr anglisht, tė cilėn e kam pėrfunduar nė qytetin e Korēės. Puna nė media ka qenė rastėsore, sepse mė morėn tė punoj nė Radio kur isha vetėm 10 vjeē. Por, qė atėherė kam punuar shumė, madje, duke refuzuar edhe pushimet e verės me familjen, dhe me prindėrit, vetėm e vetėm qė tė mos mungoja nė programet e mia nė Radio dhe mė pas nė Televizion. Ndėrsa vitin e kaluar jam diplomuar pėr regjisurė.

    Po nė Top… si u gjende pėr herė tė parė?

    Para 6 vjetėsh mė propozuan tė punoja nė televizionin “Alsat”, mė pas, pas njė viti unė fitova njė bursė 1-vjeēare pėr gazetari televizive nė Amerikė. U shkėputa dhe kur u ktheva fillova punė nė TV Koha atėherė. Por, ata tė Top-it mė ftuan, pasi mesa duket kishin nevojė pėr njė spikere mėngjesi. Dhe kėshtu bėra, pėr katėr vjet isha spikere e mėngjesit nė Top Channel.

    Thatė qė anglishtja ishte diploma juaj e parė, mė pas pse zgjidhėt tė vazhdonit regjisurė?

    Anglishtja ishte njė zgjidhje e momentit, pasi prindėrit e mi nuk dėshironin qė unė tė shkoja nė Tiranė pėr tė vazhduar studimet. Ndaj qėndrova nė Korēė, ku kam lindur dhe e vazhdova fakultetin atje. Por, kur vite mė vonė, nė Akademinė e Arteve u ēel dega e regjisurės unė e dija se kjo ishte rruga ime ndaj dhe konkurrova.

    E mendoni veten pas kuintave njė ditė, nė pultin e transmetimit…?

    Unė jam shpesh pas kuintave nė kėtė pult dhe dėshiroj tė jem edhe me shpesh akoma. Mė tėrheq shumė dhe mendoj nė tė ardhmen tė punoj pėr tė qenė nė atė pult.

    Na tregoni pak pėr familjen tuaj, jeni njė mami e mirė?

    Shpresoj se jam. Kam njė vajzė 9 vjeē qė e adhuroj. Njė ditė kur vajza ime tė rritet do ta kuptoj se ēfarė nėne kam qenė. Lutem shumė qė tė mos gaboj asnjėherė me Athiolen, megjithėse gabimet janė njerėzore.

    Po bashkėshorti juaj, ėshtė nė tė njėjtin profesion me ju apo…?

    Jo, profesionet i kemi tė kundėrta, por ai ėshtė njė kritik i mjaft i zoti qė gjithmonė di se ēfarė kėshille tė mė japė nė punėn time. Unė vetė nuk di tė jem e tillė mė tė, pasi nuk di asgjė nga telekomunikacioni (uups ia zbulova profesionin)…

    Ēfarė ju tha ai pas mbarimit tė natės sė parė tė spektaklit?

    Urime, ishe shumė e zonja.

    Po vajza, ēfarė tha?

    Ajo ngeli duke iu thėnė tė gjithėve se unė isha mami i saj.

    Ai ėshtė njė spektakėl qė quhet “Gjeniu i Vogėl”, ju qė qėndroni me ta dhe i shihni, sa tė talentuar janė ata fėmijė?

    Jashtėzakonisht tė talentuar, inteligjentė, me karakter dhe kanė qė tani njė personalitet tė tyrin.

    Na tregoni pak, cila ėshtė situata mė e papritur qė kanė krijuar fėmijėt e Gjeniut gjatė kėsaj kohe…?

    Kur Megi qau nga emocionet dhe harroi tekstin nė skenė. Ishte njė moment kur dhe unė i mbusha sytė me lot dhe mė erdhi keq qė ajo nuk mund tė vazhdojė.

    Po vetė Suela, si e mban mend veten tė vogėl, tė kujton ndonjėra nga ato vajza veten tėnde?

    Vajza ime me kujton veten. Mė ngjan shumė edhe nė pamje.

    Jeni njė amvisė e mirė, dini tė gatuani?

    Gatuaj mirė, por kur kam kohė.

    Cila ėshtė ajo gjė qė bėni mė mirė nė gatim?

    Rizoto, kaneloni, ēomlek me lepur, bamjet, fasulet, pule me konjak, gatime shtėpie me njė fjalė…

    Cila ėshtė puna juaj e parė qė keni bėrė, me anė tė sė cilės keni fituar lekė?

    Kam filluar tė punoj qė fėmijė dhe kam fituar lekėt e mia qė 11 vjeēe, duke punuar nė emisionet nė radio dhe qė atėherė gjithmonė kam pasur rrogėn time, sado modeste.

    Nė qoftė se nuk do tė ishit kėtu ku jeni, ēfarė mendon se do kishe bėrė tjetėr nė jetė?

    Diplomate, Marrėdhėnie me Publikun, Negociatore. Nė pėrgjithėsi di tė komunikoj me njerėzit dhe tė gjej njė zgjidhje ku tė mbeten tė gjithė tė kėnaqur.

    Mendon se do tė marrė malli pėr “Lajmet”?

    Jooo, mbase pas njė viti. Tani mė merr malli pėr tė shtunat.

    Nga mėngjesi, nė darkė!

    Vetėm pak muaj mė parė, ora 5 e mėngjesit e gjente zgjuar. Mė ishte bėrė psikologjike, thotė Suela, pasi njeriu mėsohet dhe pėrshtatet. Puna e kėrkonte nė orėn 6. Pėr katėr vjet mė radhė ajo nuk ka reshtur asnjėherė sė bėri kėtė gjė. Ishte pjesė e ekranit nė orėt e para tė ditės. Kishte krijuar audiencėn e saj aq sa ishte e vėshtirė pėr ta zhvendosur nė njė orar tjetėr. Por, erdhi momenti qė tė bėnte njė ndryshim. Njė propozim i ardhur nga njė televizion tjetėr pėr tė prezantuar njė emision fėmijėsh ia lėkundi mendimet Suelės dhe mes shumė dyshimesh bėri qė tė lėrė “Top Channel” pėr “Klan”. Kur e pyet, nėse ka bėrė zgjedhjen e duhur, ajo pėrgjigjėt me plot gojė qė po, ėshtė kjo qė doja.

    Nga xhaketa ta fustani!

    Xhaketa e errėt dhe imazhi bust qė shfaqej nė ekran tė tregonin njė Suelė krejt tjetėr nga ēfarė ajo ishte nė tė vėrtetė. Lajmet kėrkojnė seriozitet, ku ti duhet tė thuash vetėm atė ēka lexon dhe nuk mund tė shprehėsh asgjė nga vetja jote. Pėr Demirin, kjo, tashmė, ishte kthyer nė rutinė. Dalja e saj e parė ndryshe, nė mbrėmjen e vitit tė ri bėri qė shumė persona qė e panė nėpėrmjet ekranit tė mos bėnin dot lidhjen e emrit me pamjen. Fustani elegant, flokėt e krehura pėr njė mbrėmje gala dhe grimi treguan njė Suel tjetėr. Ajo u shfaq ndryshe dhe doli nė “dritė”…

      Ora ėshtė 2/5/2024, 02:06