BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Meditimi, ky adhurim i harruar

    enigma
    enigma
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 465
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1098
    <b>Votat</b> Votat : 30
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Un nuk enjoh zemren time, ajo eshte enigma me e madhe per mua

    Buzqeshje Meditimi, ky adhurim i harruar

    Mesazh nga enigma 31/1/2010, 20:45

    Kur njeriu mendon rreth realitetit ku jeton gjen se meditimi, mendimi dhe
    reflektimi janė adhurime joprezente sot, janė prej adhurimeve tė harruara e
    madje qė kanė humbur.

    Jemi shumė tė nevojshėm tė kėshillohemi dhe tė
    pėrkujtojmė njėri-tjetrin lidhur me kuptimin e meditimit.

    Zoti i
    Botėrave n'a ka urdhėruar qė tė meditojmė, mendojmė dhe reflektojmė lidhur me
    mirėsitė e Tij; por ne nuk duhet tė meditojmė lidhur me Vetveten Hyjnore tė
    Allahut tė Lartėsuar, gjė qė Allahu i Lartėsuar dhe i Lartmadhėruar na e ka
    sqaruar nė Kuran ku lidhur me kėtė thotė: "Asgjė nuk ėshtė si Ai, e Ai ėshtė
    Gjithdėgjuesi, Gjithvėshtruesi".

    Kėshtu pra, meditimi presupozon tė
    meditojmė lidhur me krijesat, me ekzistencėn, gjallesat, bimėt, tė meditojmė pėr
    shembull lidhur me ujin, sesi ai ėshtė sekreti i jetės.

    Njeriu qė
    mediton e thellon mendimin e tij dhe ia qėllon tė ndėrmarrė vendime tė
    rėndėsishme bazuar nė meditimin e tij.

    Ibnul Kajimi jep njė shembull tė
    mirė lidhur me kėtė, thotė: I pashė njerėzit tė dyndeshin nė dyqane; dyqani i
    parė e kishte emrin Namaz; dyqani i dytė Agjėrim; i treti Zekat, i katėrti Haxh,
    i pesti Mirėsjellja me Prindėrit; dhe qė tė gjitha ishin tė dyndura me njerėz.
    Vijon dhe thotė: Shkova nė njė prej kėtyre dyqaneve kur ē'tė shoh, aty nuk
    kishte vetėmse njė ose dy vetė. Ngrita kokėn, kur mbi tė lexonte "Dyqani i
    Ndrojtjes".

    Ibnul Kajimi n'a pėrcjell faktin se ndrojtja prej Allahut
    ėshtė njė adhurim qė mungon, qė ėshtė harruar; dhe nė fakt tė pakėt janė
    njerėzit qė i ndruhen Allahut.

    Tė tillė janė edhe meditimi, mendimi dhe
    reflektimi. Nuk janė tė shumtė njerėzit qė meditojnė, mendojnė dhe reflektojnė.
    Duhet tė rezervojmė enkas periudha kohore nga jeta jonė qė tė meditojmė,
    ideojmė, reflektojme dhe mendojmė.

    Profeti ynė i nderuar -lavdėrimi dhe
    paqja e Allahut qoftė mbi tė- n'a pėrshkruan ne shtatėshen tė cilėn Allahu do
    t'a fusė nėn hijen e Tij atė ditė kur nuk ka hije tjetėr veē hijes sė Tij. Prej
    kėsaj shtatėsheje ėshtė njė person qė e pėrmend Allahun nė vetmi dhe ndėrkohė
    sytė e tij i ēojnė lotėt ēurgė. Pra sytė e kėtij burri rrjedhin lotė, teksa ai i
    gjendur krejt i vetėm ka pėrmendur Allahun. Nė fakt ēdo njeri e pėrmend Allahun
    por jo ēdokujt prej tyre sytė i rrjedhin lotė. Nė fakt lotė rrjedhin sytė e atij
    qė e pėrmend Allahun duke medituar, duke qenė i ndjeshėm dhe me ndrojtje nė
    zemėr; teksa shpirti i tij ėshtė i mallėngjyer pėr tė parė Krijuesin e Lavdishėm
    dhe tė Lartmadhėruar, ėshtė i mallėngjyer tė takojė Zotin e tij. Ky njeri
    mediton nė fjalėt me tė cilat e pėrmend Allahun dhe ėshtė ky meditim qė i dhuron
    atij ndrojtjen e cila e bėn syrin tė rrjedh lot. "Njė person qė e ka pėrmendur
    Allahun nė vetmi". Vėreni tekstin e hadithit "nė vetmi". Kuptimi ėshtė se ai
    gjendet diku i veēuar, nė xhami apo diku gjetkė, pėrmend Allahun duke thėnė
    SUBHAN ALLAH-I DLIRĖSUAR ĖSHTĖ ALLAHU, ose ALLAHU EKBER-ALLAHU ĖSHTĖ MĖ I MADHI;
    ose ka qenė pėr shembull duke parė ujin, mediton rreth tij sesi Allahu i
    Lavdishėm dhe i Lartmadhėruar ēdo gjė tė gjallė e ka krijuar nga uji... Ky ėshtė
    kuptimi e pėrmend Allahun, pra pėrmend dhe kujtohet lidhur me mirėsitė e
    Allahut, me krijimtarinė e Tij, krijesat e Tij; dhe "sytė e tij i ēojnė lotėt
    ēurgė" me kuptimin se sytė e tij rrjedhin lotė nga tė rrėnqethurit dhe ndrojtja
    prej pėrmendjes sė Allahut, nga reflektimi.

    Lidhur me kėtė do t'ju
    tregoj njė histori qė ka ndodhur nė kohėn e Aishes -Allahu qoftė i kėnaqur me
    tė-, transmetim tė cilėn e transmeton Ata-i qė thotė: Unė dhe Ubejd ibn Umejri
    shkuam tek Aishja -Allahu qoftė i kėnaqur me tė- dhe ajo i tha Ibn Umejrit: O
    Ubejd Ibn Umejr, erdhi koha qė n'a bėrė njė vizitė. Ibn Umejri iu pėrgjigj
    Aishes: Po, ėshtė siē kanė thėnė tė parėt "Vizito njė dashamir e ke pėr tė
    shtuar dhimbje koke". Aishja -Allahu qoftė i kėnaqur me tė- ia ktheu: Mjaft me
    kėto lojra fjalėsh (n'a trego tė rejat nga ana juaj). Ibn Umejri i tha: Mė trego
    pėr gjėnė mė tė mahnitėshme qė ke parė nga i Dėrguari i Allahut -lavdėrimi dhe
    paqja e Allahut qoftė mbi tė-. – Shikoni ē'pyetje e bukur dhe e detajuar "Mė
    trego pėr gjėnė mė tė mahnitėshme qė ti ke parė nga i Dėrguari i Allahut
    -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė-". E nderuara jonė Aishja -Allahu
    qoftė i kėnaqur me tė- tha: Njė natė prej netėsh mė tha: "O Aishe, mė lėr tė
    adhurojė Allahun, Zotin tim". I thashė: Pėr Allahun unė tė dua ty dhe e dua atė
    qė ty tė lumturon. –vijon Aishja &shy;-Allahu qoftė i kėnaqur me tė-: U
    ngrit, u pastrua pėr falje dhe u fut nė namaz. Mbeti ashtu duke qarė nė namaz
    derisa iu njomėn sytė. Pastaj mbeti ashtu duke qarė nė namaz derisa iu njomė
    mjekra e tij. Pastaj mbeti ashtu duke qarė nė namaz derisa u njomė toka ku binin
    lotėt e tij. Erdhi Bilali tė thėrras ezanin e sabahut. Kur e gjeti tė qante i
    tha: O i Dėrguar i Allahut pėr ēfarė qanė kur ty Allahu t'i ka falur gjynahet nė
    tė kaluarėn dhe nė tė ardhmen? Tha: "A tė mos tregohem rob falenderues?!" I kish
    zbritur njė thėnie fisnike kuranore pėr tė cilėn Profeti pasi lajmėroi pėr
    zbritjen e saj tha: "Mjerė pėr atė qė e lexon atė dhe nuk mediton (reflekton)
    kundrejt saj!" Cila ishte kjo thėnie kuranore? Ajo ishte thėnia kuranore ku
    Allahu i Lartėsuar shprehet: "Nė krijimin e qiejve dhe tė tokės, nė ndryshimin e
    natės dhe tė ditės, ka argumente tė qarta pėr njerėzit e menēur".

    Kėshtu
    pra, meditimi, mendimi dhe reflektimi pėrbėjnė njė adhurim qė ėshtė lėnė nė
    harresė. Prandaj Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- tha:
    "Mjerė pėr atė qė e lexon atė dhe nuk mediton (reflekton) kundrejt saj!" Dhe ne
    pamė sesi e nderuara jonė Aishja tregon pėr Profetin sesi ai u falė gjatė gjithė
    natės duke derdhur lotė, meditues, reflektues dhe duke menduar nė fjalėt e
    Allahut tė Lartėsuar dhe tė Lartmadhėruar.

    E ne jemi shumė nevojtarė qė
    nė sezone fisnike si ai i muajit tė Ramazanit dhe tė tjera sezone, si dhe
    pėrgjatė gjithė vitit, tė kemi kohė tė rezervuara nė tė cilat tė meditojmė dhe
    mendojmė. Dita e xhuma (e Premte) pėr shembull ėshtė rast qė njeriu tė ulet me
    veten e tij, t'a kontrollojė atė dhe t'a marrė nė llogari. Ėshtė njė rast i mirė
    qė njeriu nė tė tė meditoj, mendojė dhe reflektojė. Muaji i Ramazanit, Haxhi,
    Umra dhe ēdo rast tjetėr qė vjen ėshtė njė shans i mirė qė duhet shfrytėzuar, tė
    meditojė, reflektoj dhe mendojė njeriu nė lidhje me atė qė ka bėrė.


    Pikėrisht kėtu qėndron sekreti i asaj qė kanė thėnė shumė prej
    muslimanėve elitarė si Haseni etj, qė "Meditimi pėrgjatė njė ore ėshtė mė mirė
    se tė falurit pėrgjatė njė nate".

    Mendoni sesi meditimi pėr vetėm njė
    orė tė vetme apo pėr njė njėsi tė konsiderueshme kohore, sipas kėtyre
    strategėve, qėnka mė mirė se falja pėrgjatė njė nate tė plotė. Po, kėshtu ėshtė.


    Por ēfarė e bėn tė ngurojė dhe e privon njeriun nga mirėsia e madhe e
    meditimit?

    Lidhur me kėtė ėshtė pėrmedur njė trajtim i bukur tė cilin
    unė dėshirova t'ua pėrcjellė: Disa nga salihinėt (tė devotėshmit musliman) kanė
    thėnė:

    "Nėse stomaku mbushet tė menduarit bie nė gjumė, urtėsia shtanget
    dhe gjymtyrėt ndihen tė plogėshta pėr tė bėrė adhurim".

    Pra tė ngrėnėt e
    tepėrt e privojnė meditimin tė bėhet pjesė e jetės sė njeriut. Edhe reflektimi
    dhe tė menduarit e njeriut bėhen inekzistentė nga ushqimi pafre, madje edhe
    mendimi i kulluar ngrinė dhe turbullohet dhe edhe gjymtyrėt plogėshtohen;
    situatė e cila ka vetėm njė emėr, dembelizėm, por jo vetėm dembelizėm fizik por
    edhe dembelizėm shpirtėror.

    E lusim Allahun e Lartėsuar dhe
    Lartmadhėruar qė tė n'a japė sukses dhe tė n'a bėjė tė mundshėm qė t'a kryejmė
    kėtė adhurim dhe qė siē patėm sukses nė ēėshtjet e fesė si namazi, agjėrimi,
    zekati dhe haxhi, gjithashtu tė kemi mbarėsi nė aplikimin e adhurimit tė
    meditimit, reflektimit dhe tė menduarit, kėto adhurime tė harruara nė kėtė kohė.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 06:09