BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Blerim Destani: Dashuria, shija e jetės!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Blerim Destani: Dashuria, shija e jetės!

    Mesazh nga LePuRuShJa 1/2/2010, 11:02

    Blerim Destani: Dashuria, shija e jetės! B_d_1110

    Intervistė me aktorin nga Tetova Blerim Destanin

    Karriera e tij nė kinema duket se po njeh kulmet e saj, por Blerim Destani, aktori i bukur, nuk mbetet pas as nė dashuri, nė intervistėn e mėposhtme rrėfen jo vetėm pėr djalin qė shohin nė ekran.

    Na tregoni ndonjė rrėfim tė dashurisė

    Ėshtė njė ndėr aktorėt qė po njeh sukses tė njėpasnjėshėm, jo vetėm nė kinemanė shqiptare, por edhe atė botėrore, aktori nga Tetova, Blerim Destani flet ekskluzivisht pėr “Botėn sot”, duke rrėfyer pėr profesionin, jetėn dhe dashurinė. Aktor, jo thjesht i suksesshėm, por edhe njė mashkull shumė i bukur, qė jo rrallė herė ėshtė renditur nė top-listėn e meshkujve shqiptarė mė tė bukur.

    Sė pari, Blerim na tregoni se me se po merreni aktualisht?

    Destani: Jam nė fazėn e pėrmbylljes sė kontratave pėr dy vitet e ardhshme. Ky ėshtė angazhimi im kryesor nė fillim tė kėtij viti. Si dhe nė parapėrgatitje pėr filmat qė do xhiroj kėtė vit. Pas “Berlinales” ku do tė prezantohet filmi belg “Dossie K”, ku unė kam njė nga rolet kryesore do tė vazhdoj distribuimi i filmit nė tregun gjerman. Unė do jem i angazhuar edhe nė prezantimin e filmit.

    U bėtė i famshėm nė mbarė opinionin shqiptar veēanėrisht me filmin “Koha e kometės”, pėrveē famės ēfarė tjetėr iu tha ky film?

    Destani: “Koha e kometės” nxori nė pah pėrkushtimin tim ndaj punės, dhe kjo punė u vlerėsua si nga publiku ashtu edhe nga kritika. Me rolin e Shestanit unė u imponova seriozisht si aktor me ambicie tė qarta artistike. Ky film pėrveē famės, mė caktoi edhe pėrgjegjėsinė time pėr projektet qė pasuan mė pas. Kėshtu qė duke e ndjekur nė radhė tė parė kėtė pėrgjegjėsi, nė biografinė time artistike lista e projekteve ndėrkombėtare zė vendin kryesor. “Koha e kometės” ishte projekti im i tretė ndėrsa mė tre dhjetor tė vitit tė kaluar unė kisha premierėn e filmit tim tė tetė nė Belgjikė “Dossier K”.

    Keni pasur bashkėpunime me emra tė mėdhenj tė kinemasė, qoftė botėrore qoftė shqiptare, a do tė veēonit kėtu njė emėr?

    Destani: Ēdo bashkėpunim sjell edhe miqėsi tė reja, dhe pikėrisht kėto janė gjėja qė mė bėn mė shumė tė lumtur. Jam i kėnaqur qė nė listėn time tė kolegėve dhe miqve ka emra tė spikatur tė kinematografisė shqiptare dhe botėrore. Nuk preferoj tė pėrmend emra pasi nė listėn e miqve kam shumė koleg me tė cilėt nuk kam bashkėpunuar, dhe kėto raporte pėr mua janė shumė tė ēmuara. Ndėrsa sa i pėrket emrave tė kinemasė botėrore, mund tė them qė jam i privilegjuar qė kam pasur fatin tė bashkėpunoj me yje nga majat e kinematografisė siē janė Robert Duvall, Bill Murray, Sissy Spacek, Rhona Mitra, Thomas Kretschmann, Koen de Bouė, Werner De Smedt, Hilde De Baerdemaeker etj.

    Pėrkrah kujt aktore femėr do tė donit tė interpretonit?

    Destani: Naomi Watts

    Sa e lehtė apo e vėshtirė ėshtė ta gjesh veten nė hapėsirat kinematografike nė Maqedoni, pasi shpesh herė artistėt shqiptarė mėnjanohen nga aktivitetet qė organizohen aty?

    Destani: Pėr artistėt shqiptarė nė hapėsirėn kinematografike nė Maqedoni asnjėherė nuk ka qenė e lehtė. Besoj qė tani duhet tė kenė ndryshuar pak gjėrat. Pėr kėtė duhet vet artistėt tė jenė mė tė organizuar dhe tė konkurrojnė me projekte tė mirėfillta, pasi projekti me vlerė sot e ka mė tė lehtė pėr tė gjetur edhe partner ndėrkombėtar. Asnjė film nė Ballkan nuk mund tė pėrfundohet pa ndihmėn apo partneritetin me ndonjė partner ndėrkombėtar, mu pėr kėtė artistėt duhet tė krijojnė vlera pėr tė cilat do tė jenė tė interesuar edhe partner ndėrkombėtar.

    Blerimi jashtė profesionit si aktor, a keni hobi apo pasion tjetėr gjė?

    Destani: Kuptohet qė kam hobi dhe pasione tjera nėpėrmjet tė cilave e rigjeneroj energjinė time. Pasioni im kryesor ėshtė pikėrisht profesioni im, mė pas vijnė makinat e mira. Pastaj... e bukura nė pėrgjithėsi. Ajo mė shton pėr ēdo ditė dashurinė pėr jetėn.

    Jeni shfaqur edhe nė videoklipin e Sonit, a keni marrė tė tjera oferta?

    Destani: Nuk kam pranuar oferta tjera.

    Jetoni mes Tetovės dhe Gjermanisė, sa e vėshtirė ėshtė pėr ju qė ta ndani “jetėn” mes kėtyre dy vendeve?

    Destani: Kohėve tė fundit jetoj atje ku kam punėn, dhe shikuar nga ky kontekst shumė kohė kam qenė edhe jashtė Gjermanisė, ndėrsa shumė pak nė Tetovė. Por, pėrherė e kam theksuar se vendlindja ėshtė diēka prej tė cilės nuk mund tė ndahesh edhe kur je larg saj. Nuk e shoh veten “tė ndarė mes “Gjermanisė dhe Tetovės”, por disi tė dy vendet i ndjej tė bashkuara nė mua.

    Kur ka ndodhur herėn e fundit qė ju kanė thėnė jeni tipik shqiptar?

    Destani: Unė pėrherė ndjehem se jam shqiptar, dhe nė asnjė ēast nuk e kam fshehur apo mohuar kėtė. Pėrkundrazi, krenohem kur mė prezantojnė si aktor shqiptar.

    A e vizitoni shpesh Prishtinėn?

    Destani: Ēdo vend, apo mė saktė ēdo qytet nė mua personifikohet me njerėzit apo miqtė e mi qė jetojnė aty. Prishtina ėshtė njė prej qyteteve ku kam shumė miq, dhe shpesh kur nuk kam mundėsi ta vizitoj Prishtinėn, nėpėr mendime mė kalojnė pikėrisht miqtė e mi, qė Prishtinėn e mbajnė gjallė brenda meje. Kur kam mundėsi me shumė dėshirė e vizitoj Prishtinėn.

    E megjithatė edhe Tirana nuk ėshtė larg pėr ju....

    Destani: Kuptohet. Sot asnjė skaj i botės nuk ėshtė larg. Nėse ke motivin e duhur apo njeriun qė duhet ta takosh, gjithēka ėshtė afėr.

    A jeni i dashuruar?

    Destani: Njeriu qė nuk ėshtė i dashuruar ai nuk mund tė thotė se e shijon jetėn. Unė kam ende shumė dashuri brenda vetes dhe mė pėlqen shumė qė ta shijoj jetėn nė mėnyrė maksimale.

    Nėse do ta pėrkufizonit dashurinė si do ta quanit atė?

    Destani: Gjendje feste, qė tė jep shijen e tė jetuarit.

    Na tregoni ndonjė rrėfim tė dashurisė sė hershme?

    Destani: Vet emėrtimi si “dashuri tė hershme” do tė thotė se tė gjitha kanė ndodhur nė njė kohė tjetėr kur unė kam qenė nė tjetėr moshė. Nuk dua t’i pėrmend, pasi do tė tregoja mos respekt ndaj atyre ndjenjave tė mia. Dua tė qėndrojnė nė mua ashtu siē kanė ndodhur dhe me po tė njėjtin intensitet.

    Sė fundi, cilat janė projektet e ardhshme?

    Destani: Janė shumė. Kėtė vit kam kontrata pėr dy filma nė Gjermani, po ashtu edhe jashtė Gjermanisė. Por nuk dua tė flas pėr to, tani. Mė pėlqen qė tė flas pasi veprat do tė pėrfundojnė dhe do tė prezantohen para publikut. Dua qė t’i shijoj emocionet pėr punėn time bashkė me publikun.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 02:01