BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shqiptari i vetėm nė Sanremo 2010

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Shqiptari i vetėm nė Sanremo 2010

    Mesazh nga Albatros 7/2/2010, 18:30

    Shqiptari i vetėm nė Sanremo 2010 Interv10

    Intervistė me liderin grupit “La fame di Camilla”

    Urime, grupi yt ėshtė pėrzgjedhur pėr tė marrė pjesė nė Sanremo, nė kategorinė e tė rinjve, dhe nuk e ke pėr herė tė parė. A je i emocionuar?

    Mua mė duket sikur marr pjesė pėr herė tė parė. Kėtė radhė shkoj nė Sanremo me njė kėngė tė shkruar dhe tė kėnduar nga unė. Kėnga mbart emocionet e mia, nė tekst e nė muzikė. Sot bėmė provat me orkestrėn e Sanremos e ndihem vėrtet shumė i emocionuar. Ėshtė shumė mė ndryshe se herėn e parė, jam shumė herė mė i emocionuar se herėn e parė edhe pse zakonisht ndodh e kundėrta, herė e parė ėshtė e paharrueshme. Kėnga titullohet “Buio e luce”. Edhe Sanremo i kėtij viti ėshtė disi ndryshe nga tė tjerėt. Kėngėt nga do tė pėrzgjidhesh dhjetė pėr tė marrė pjesė nė kategorinė e tė rinjve mund ishin tė gjitha nė sitin e RAI-t, nė faqet dedikuar festivalit, dhe kushdo mund tė dėgjonte kėngėt e dėrguara pėr konkurrim. U pėrzgjodhėm ne, i vetmi grup, dhe nėntė kėngėtarė tė tjerė.

    Disku i parė ka edhe njė kėngė shqip, “Nė dorėn tėnde”, qė pėr njė grup italian rock-u nuk ėshtė diēka e zakontė...

    Jo, jo gabohesh, grupi ėshtė italo-shqiptar. Sidoqoftė, pėr njė grup rock-u nė Itali ėshtė gjė e veēantė e megjithatė ajo kėngė u prit shumė mirė. Edhe nė koncerte kėnga pritet vėrtet shumė mirė. Publiku shijon tėrėsisht muzikalitetin e kėngės pa e kuptuar tekstin, e mė vonė ndoshta mė nisin mesazhe e duan tė dinė se ē’them nė kėtė kėngė. Por nė shumicėn e rasteve nuk u pėrgjigjem pasi nuk dua t’u them pėr ēfarė flet kėnga. Ėshtė diēka qė dua tė mbaj pėr vete, po ta nxjerr jashtė nuk ka mė vlerė. “Nė dorėn tėnde” mė erdhi shumė natyrshėm nė gjuhėn shqipe dhe u prit shumė mirė nga shokėt e grupit. Madje ata mė shtyjnė gjithmonė tė shkruaj nė shqip. Dhe nė tė vėrtetė, kam shkruar kėngė tė tjera nė gjuhėn shqipe qė ende nuk kanė dalė.

    Ke ardhur nė Bari me familjen, je ai qė quhet “emigrant i brezit tė dytė”. Tė ka rėnduar ndonjėherė tė qenit i huaj, shqiptar.

    Mua nuk mė ka peshuar asnjėherė, ndonjė tjetri ndoshta i ka rėnduar qė unė jam shqiptar. E me habi mė ka pyetur : “Ti je shqiptar?”. Por s’kam bėrė ndonjė krim ndaj ndihem i qetė. Me kėtė dua tė them qė natyrisht racizmin e kam ndier ndonjėherė, por unė jam kokėfortė e krenar, racizmi nuk mė vė poshtė. Ndaj nė kėtė drejtim, me mua, ėshtė si t’i biesh murit me kokė, do tė thyesh kokėn. Nė kėtė kėndvėshtrim jam tamam mur, nuk mė thyen dot.

    Ke Shqipėrinė nė mendje, nė zemėr, nė kėngėt e tua. A shkon shpesh atje?

    Po, po, shkoj. Kėta dy vjetėt e fundit jo sepse kam qenė shumė i zėnė por sa herė mundem shkoj, kam edhe tė afėrm atje. Por mė shumė se pėr ta shkoj pėr tokėn, kam njė lidhje tė veēantė me vetė tokėn. Shqipėria ėshtė pėr mua njė burim frymėzimi. Sa herė qė kthehem nga Shqipėria, shkruaj e shkruaj pa fund.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 11:37