BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    7 Gjerat qe nuk duhen bere per Shen Valentin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 7 Gjerat qe nuk duhen bere per Shen Valentin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/2/2010, 16:21

    Ah, 14 Shkurti! Dita e dashurise! Dita ne te cilen Kupid punon per tere vitin.! Per disa persona te tjere ama 14 Shkurti eshte thjeshte nje dite, dhe kete vit thjeshte nje e djele tjeter. Por edhe nese jeni indiferent, te trishtuar te gezuar jane disa gjera qe nuk duhet ti beni ne diten e te dashuruarve!

    1. Te keni nje takim te pare!

    Eshte menyra me e keqe per te shpenzuar diten e Shen Valentinit duke u takuar per here te pare me dike. Dihet tashme qe takimet e para ne vetvete jane te veshtira dhe presioni rritet akoma me shume nese zhvillohen ne nje feste si kjo. Shanset janė qė ju ose do tė kaloni mbrėmje me shpresa tė rrejshme, duke shpresuar se ai eshte "I duhuri" ose do kaloni nje nate te mjerueshme e duke shpresuar te ishit ne shtepi shtrire ngorhte me pizhamat tuaja. Dita e Shen Valentinit NUK eshte nje dite per per te ndermarr nje rrezik te tille!

    2. Ankoheni

    Nuk ka gje me te keqe sesa te degjosh dike duke u ankuar tere diten per mungesen e prespektivave per jeten, per dhimbje koke etj... Kini pak dinjitet ne veten tuaj e hidhni disa batuta per te qeshur per faktin qe jeni singel. Negativiteti lind negativitetin dhe ju do tė ndjeni efektet e tė qėnit njė "Downer" gjatė gjithė ditės! Dhe kėshtu do tė jene tė gjithė rreth jush.

    3. Te telefononi Ish-in tuaj!

    Nė njė ditė si kjo ėshtė e natyrshme qė tė ketė mendimet tuaja te shkonje tek personi i fundit qė keni patur nje mardhenie, por tashme ju jeni ndare per ndonje arsye dhe vet Kupid nuk mund te beje dicka per te ndryshuar kete. Perpiquni te shmangni rikontanktimet me ish-in tuaj ne nje dite te tille!

    4. Mos e teproni me alkoolin!

    Gjeja e fundit qe duhet te beni ne nje dite si kjo eshte te tejkaloni masen e alkollit! Eshte komplet e pranueshme te visheni bukur e te dilni me shoqet e juaja per Shen Valentin por mos e teproni! Kujtoni qe eshte vetem nje dite me shume ne kalendar dhe pirja e 4 tekila shots nuk do zgjidhin asgje nga jeta juaj sentimentale!

    5. Merre veten ne konsiderate!

    Kjo vertet duhet! Bej cdo gje qe eshte mundur qe te keni prespektiva ne jete.Vlerat e juaj si nje qenie njerzore si nje moter, vajze , shoqe nuk influencohen aspak nga statusi juaj. Jini krenare per veten tuaj dhe fokusohuni ne ato qe keni arritur deri tani e ne ato qe keni si synim te arrini ne te ardhmen!

    6. Te rrini vetem!

    Mblidhuni me miqte ne darke! Hapni nje shishe te mire shampanje me mikun tuaj me te mire! Beni cdo gje keni ne dore te jeni te rrethuar nga shume dashuri. Kjo eshte nje nga menyrat me te mira per tu siguruar qe te keni nje nate plot argetim dhe te fokusoheni ne njerzit qe ju duan!

    7. Shikoni gjerat pozitive ne jeten tuaj!

    Edhe pse eshte e lehte te perfshiheni ne ato komedite romantike, darkat nen driten e qirinjve, arushave trendafilave, dashurite e shkuara, diamantet, cokollatat; ne jete ka shume gjera te tjera qe vlejn me shume se kaq! Mundohuni te beni nje liste te gjerave qe kane bekuar jeten tuaj. Qe nga "catia mbi koke" deri tek koleksioni i manikyreve te duarve",stilolapsat, dhe tere gjerat e tjera te cilat e kane bere jeten tuaj te shkelqyer. Ne duhet ti kujtojme keto cdo dite jo veten ne Shen Valentin!

      Ora ėshtė 14/11/2024, 23:58