Nje studim i bere nga qendra Ushqimore Njerezore e Universitetit te Kolorados konfirmon se te kryerit me ngadale te disa aktiviteteve ne jeten tone ndihmon ne mireqenien e pergjithshme te organizmit
Studiuesit sygjerojne 5 aktivitete te perditshme te cilat duhet te kryhen me ngadale.
Ecja: Ne je nje njeri i cili ecen shpejt atehere duhet te mesosh te shkelesh me pak pedalen e gazit. Si? Fillo te numerosh hapat dhe mos e perkul koken drejt tokes. Shiko njerzit qe ndesh ne rruge, vitrinat dhe here pas here ngrije veshtrimin drejt kateve te fundit te ndertesave.
E folura: Duhet te beni kujdes ne shqiptimin e fjaleve dhe frymemarrjen tuaj. Nje e folur pa ajer te mjaftueshem ne mushkeri demton kordat e zerit dhe shkakton ngjirje e lodhje ne aparatin e frymemarrjes.
Marredheniet: Keshillohet te perqendroheni ne pjesen e pare te marredhenieve dhe akteve intime, ne te cilen perfshihen puthjet, perkjet, nxitja seksuale, etj. Sygjerohet qe kjo faze te zgjatete sa me shume.
Leximi: Duhet shmangur videoleximi dhe keshillohet leximi i librave, gazetave dhe cdo shkrimi qe gjendet ne leter sepse ky lloj leximi kerkon nje intimitet me te madhe dhe rrjedhimisht rrit perqendrimin.
Ngrenia: Eshte gabim te hani ne kembe dhe keshillohet qe te qendroni ulur ne tavoline dhe te mos i vendosni te gjitha pjatat njeheresh. Kjo do j'u detyroje te ushqeheni me ngadale. Gjithashtu, perpara se te pertypni duhet te shikoni mire ngjyren dhe formen e ushqimit dhe te nuhasni aromen e tij.