BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Robert Shvarc (e pabotuar-e shkruar nė 1957)

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Robert Shvarc (e pabotuar-e shkruar nė 1957)

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/2/2010, 15:07

    FALME …

    Oh, falmė, falmė mikja ime

    Nė ta lėndova pėrsėri

    At’ plagė qė s’don mė ngushėllime,

    qė don tė mbetet si jetime

    krenare pa njeri!

    Oh, falmė, falmė pse kėrkoj

    Prej teje unė dashurinė

    E dhėmshurisht pse tė qortoj

    Nė ēastet-vrer, kur shpesh harroj

    Se ty ta vranė rininė …

    Esht’malli im gjithė pikėllim

    Qė djeg e bren aq pushtet plot

    E kur s’e gjen atė flijim

    Qė e njeh aq fort nė shpirtin tim

    I mbeten veēse lot!

    Esht’ zemra ime q’u mėsua

    Ēdo rrahje t’sajėn ta durojė,

    qė kurrė s’i tha njeri “Tė dua!”

    qė u ndez pėrherė dhe u shua…

    pse di tė dashurojė.

    E pra, mė fal e dashur ti,

    tani t’kuptoj unė ty mė mirė:

    ēdo ēas dhe unė po ndiej mėrzi

    e shpesh s’kam mall, s’kam dashuri,

    s’kam gaz, s’kam mė dėshirė!

    Oh falmė, falmė mikja ime,

    s’do t’i lėndojmė ne kurrsesi

    k’to plagė qė s’duan ngushėllime,

    qė duan t’mbeten veē jetime

    ashtu si une, ashtu si ti …

      Ora ėshtė 8/5/2024, 02:44