BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sheqerie Buqaj, me “Fedrėn” nė Francė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Sheqerie Buqaj, me “Fedrėn” nė Francė

    Mesazh nga Albatros 25/2/2010, 18:58

    Sheqerie Buqaj, me “Fedrėn” nė Francė Interv11

    Nė pjesėn e dytė tė intervistės aktorja e suksesshme Sheqerie Buqaj flet pėr rolet e saj qė do mė shumė, preferencėn pėr tė interpretuar pėrkrah disa aktorėve tė Shqipėrisė, por edhe pėr projektet e saj mė tė fundit

    Numėroni tashmė dhjetėra shfaqje nė repertorin tuaj, ju kė doni mė shumė?

    Buqaj: Janė me tė vėrtet shumė, tė gjitha i dua, por vlen tė pėrmendet shfaqja mė e fundit “Bodrumi” me tė cilėn u shpėrbleva si aktorja mė e mirė nė manifestimin “Flaka e Janarit”. Gjithashtu edhe roli nė shfaqjen “Fedra”, ndėrsa pėr kėtė shfaqje sapo kemi marrė edhe njė ftesė pėr tė konkurruar nė Avenion, nė Francė, nė korrik. Ne do tė konkurrojmė nė kategorinė e shfaqjes artistike. Por edhe monodrama qė kam bėrė, Hajria dhe Zėri njerėzor, sepse ka qenė shumė vėshtirė tė punohet. Secili rol pėr mua ėshtė me rėndėsi. Nuk mundem t’i dalloj. Ajo ēfarė mundem tė dalloj ėshtė se kur kam ardhur si aktore e re nė Teatrin Kombėtar ka qenė “Kllouni” qė e kam luajtur me tri apo katėr fjali, pa tekst. Ai ka qenė roli im qė kam pasur mundėsi tė ekzibicioneve dhe gjėrave tė ndryshme qė shpesh kam harrur se jam nė shfaqje. Gjithashtu edhe Vizionari, edhe pėr atė rol kam marrė njė ēmim. Kam bėrė njė transformim total tė vetes sime, saqė shumė njerėz nuk mė kanė njohur derisa kam filluar tė flas. Ka qenė shumė afėr publikut, ka qenė njė sfidė.

    Nė krah tė kujt aktoreje dhe aktori nga Shqipėria do tė donit tė luanit nė skenė?

    Buqaj: Mė pėlqen Tinka Kurti, e adhuroj si aktore si dhe njeri. Pėr fat me tė kam pasur dy bashkėpunime dhe e njoh si person, pastaj edhe Yllka Mujo mė pėlqen shumė tė interpretojė pėrkrah tyre. Ndėrsa nga aktorėt meshkuj do tė veēoja Timo Flloko edhe Ndriēim Xhepa.

    Cili ėshtė opinioni juaj nė lidhje me gjendjen e aktorit nė Kosovė?

    Buqaj: Po ta them nė fjalorin e pėrditshėm do tė thosha qė gjenden tė shkretėt aktorė. Po besoj se e dini sesi ėshtė gjendja, statusi i artistit nė Kosovė tanin pėr tani, e mund tė them se ėshtė i tmerrshėm. Por megjithatė edhe nė rajon nuk ėshtė mė mirė, por jo kaq keq sa te ne. Kėtu ju jepet hapėsirė tė rinjve qė janė ende studentė pėr shkak tė mungesės sė njė hapėsire nė Akademinė e Arteve qė ata kanė mundėsi pėr ta shfrytėzuar, qė tė bėjnė teatėr atje. Nuk mundesh ta sjellėsh aktorin nė studime nė Teatrin Kombėtar, sepse ai duhet tė mėsohet tė ecė, tė flas, tė di se ēfarė ėshtė Teatri Kombėtar. Dua tė theksoj se krejt kjo qė bėhet ėshtė skamje shpirtėrore, skamje qė ne duam ta hamė njėri –tjetrin, jo pse jemi tė kėqij si aktorė, por skamja ta prish edhe shpirtin, sepse ēdo kush mendon se unė apo ai tjetri ia kemi marrė rolin. Duhet tė krijohet hapėsirė pėr tė gjithė. Ata qė punojnė tė paguhen, tė marrin rrogė dinjitoze. Kush punon duhet tė marrė rrogė, ai qė nuk punon tė rrijė nė shtėpi. Por duhet tė fillosh tė ēmohesh nga lartė qė tė ndryshojė situata jo vetėm pėr ne aktorėt, por pėr kulturėn nė pėrgjithėsi.

    Sė fundi, cilat janė aktualisht projektet tuaja?

    Buqaj: Pėr 8 marsin kemi njė projekt, me tekst tė Sahadet Beqirit, jemi duke punuar njė grup aktoresh. Ėshtė njė shfaqje e porositur, pėr dhunėn ndaj grave, pėr njė grup grash qė janė nė njė qendėr, tė cilat pėr shkak tė problemeve janė strehuar nė atė qendėr dhe do tė prezantohet nė teatrin “ODA”.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 01:39