BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Floket dhe trajtime!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Floket dhe trajtime!

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/2/2010, 00:11

    Floket dhe trajtime! Images

    Floku i gjate:Kujdesja pėr flokun e gjatė fillon qė me lyerjen.

    Ngjyra qė preferohet mė shumė nė kėtė periudhė dimrore ėshtė kafe me nuancat e saj si; kafe e errėt, e hapur, ngjyrė ēokollatė me fije. Nė modė ėshtė pėrdorimi I teknikės sė nxjerrjeve tė fijeve qė dalin nė formėn e shiritave. Nuk janė mė nė modė fijet e shumta nė tė gjithė kokėn por fijet e theksuara nė formė shiriti qė nė gjuhėn e parukierisė quhen Flash. Emėrtimi vjen lidhur me kontrastin qė krijojnė me pjesėn tjetėr tė flokut. Nuancat e bumerakut kryesisht janė nė ngjyrė, bezhė, platini, tė kuqe, nė ngjyrė tė florinjtė.

    Ky trajtim mund tė bėhet nė flokun e gjatė por edhe atė tė shkurtėr. Njė formė e tillė floku shoqėrohet me njė truk tė lehtė tė nuancave tė ngjyrės kafe. Moda e fundit e trukut janė Ngjyra tė afėrta me ngjyrėn e flokut.Nėse Moda ėshtė kafe edhe tualeti i syrit varion po nė kėtė kolor. Pjesa e poshtme e vetullės zakonisht bėhet nė kolorin e errėt tė flokut, ndėrsa lyerja e bishtit tė syrit duhet tė harmonizohet dhe tė kombinohet me kolorin e fijeve- shirit. Buzėt me kontur tė lehtė floriri dhe I kuqi I buzėve nė ngjyrė kafe tė lehtė e shkėlqyese. Pėr pjesėn e mollėzave tė faqeve, ndryshe e quajtur pjesa ruzh kėshillohet tė pėrdoret krem pudėr gjithnjė e kombinuar me lyerjen e buzėve dhe ngjyrėn e flokut.

    Floku i shkurter

    Njė tjetėr prerje praktike dhe qė nuk kėrkon kujdes maksimal ėshtė prerja e shkurtėr e flokut,me shkallėzim tė theksuar. Kolori mund tė jetė nė ngjyrėn kafe, nė nuanca tė ndėrthurura tė kafes, nė vishnje, nė tė zezė me nuancė vishnje ose blu. Por, zakonisht aplikohen nuancat e hapura ose tė errėta tė ngjyrės kafe. Njė prerje praktike si pėr vajza tė moshės sė re ashtu dhe pėr femra qė janė amatore tė flokut tė shkurtėr.Kjo prerje pėrshtatet nė ēdo veshje dhe shoqėrohet me njė makiazh tepėr tė lehtė

    Floku me onde

    Ndryshe nga floku i drejtė, floku me onde, i shkurtėr apo i gjatė qoftė ai, gjithmonė ka nevojė pėr njė trajtim mė tė kujdeshėm. Kėtė gjė ju mund ta realizoni lehtėsisht dhe tė bėheni profesionistė nė trajtimin e tyre tė pėrditshėm. Nė qoftėse pas lyerjes flokut i bėjmė njė larje shumė tė mirė dhe ky proces shoqėrohet me Final color, i cili duhet tė pėrdoret gjithmonė pas lyerjes, do tė shohim se floku, edhe nė ditėt mė pas, do tė ketė njė ngjyrė mė tė qartė, mė tė ėmbėl. Pėr flokun me onde kėshillohet pėrdorimi i shkumės sė flokut qė i mbron nga rrezet e diellit.Nė pėrgjithėsi pėr flokun e lyer, tė gjatė, tė shkurtėr, tė drejtė apo me onde, kėshillohet krem flokėsh qė pėrdoret pas larjes.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 12:46