BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Argita Berisha: Martesa ime ne xhami

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Argita Berisha: Martesa ime ne xhami

    Mesazh nga Albatros 28/2/2010, 16:51

    Argita Berisha: Martesa ime ne xhami Argita10

    Argita Berisha, vajza e kryeministrit tė vendit, Sali Berisha po pėrjeton emocionet e ardhjes sė tė parit djalė nė familjen e saj, pas tri vajzave. Nė njė intervistė pėr revistėn “Psikologjia”, Argita ka rrėfyer emocionet qė pėrjeton, marrėdhėniet me vajzat dhe botėn e familjes sė saj.

    Argita Berisha pret fėmijėn e katėrt. Pse ky vendim? Njė dėshirė…apo pajtim me dhuratėn e Zotit?

    Njė kombinim i tė dyjave. Njė dėshirė e jona, por edhe njė dhuratė e Zotit, nė ēdo rast e mirėpritur nga ne.

    Tri vajza dhe pėr herė tė katėrt njė djalė…dikush mund tė mendojė se ju ka munguar djali?

    Absolutisht jo. Nuk jam ndierė e parealizuar asnjė ēast nga mospasja e njė djali. Po besoj se tė mbash gjithnjė njė bebe nė dorė, ėshtė njė mrekulli. E kam kuptuar kėtė kur u bėra pėr herė tė dytė nėnė. E tani, ky fėmijė i katėrt vjen edhe me dėshirėn pėr tė mos harruar ndjesinė e tė pasurit njė bebe nė duar. Njė djalė pas tri vajzave, ėshtė sigurisht shumė mirė. Kjo vetėm ngase variacioni nė njė familje ėshtė shumė mirė. Gjithsesi, nuk kam qenė asnjėherė nė kėrkim tė djalit. Ishte vendimi i Zotit kėshtu. Fundja, unė e shoh edhe si njė sfidė ardhjen e djalit, teksa jam mėsuar tė jem nėnė vajzash.

    Largpamėse?! Po mendoni se do ta keni tė vėshtirė tė kuptoni njė djalė… kur ai tė rritet?

    Ajo qė di tė them ėshtė se instinkti i nėnės zhvillohet nė momentin e duhur. Pra, pavarėsisht se pėrvojat e mia janė pėrballė vajzave, besoj se do tė mėsoj nė momentin e duhur tė rris edhe djalin. Sigurisht, ėshtė me vend tė mendohet pėr sfidat me tė cilat mund tė pėrballem mė vonė. Janė nga mė tė paimagjinueshmet.

    Qė do tė thotė? Ē’gjė e paimagjinueshme ju shkon nė mend?

    Pėr shembull… njėlloj meraku: njė vėlla mes tri motrave…Mos ndoshta do tė kishte nevojė pėr mė shumė prani mashkullore?

    Po planifikoni fėmijėn e pestė?

    Njė fėmijė ėshtė gjithnjė i mirėpritur pėr mua, pėr ne…Kjo nuk do tė thotė se po planifikoj. Por, nėse do tė vinte, pse jo…

    Si e kujtoni ekskluzivitetin e herės sė parė nėnė. Ėshtė njė moment special, apo jo, i paharrueshėm, pavarėsisht nga mosha e fėmijės?

    Po. E paharrueshme, edhe pse dhe herėt e tjera kanė qenė aq tė magjishme dhe unike. Por, le tė rrimė te hera e parė: ishte njė lindje me operacion, dhe unė pėr shumė orė qeshė nėn efektin e narkozės. E meqė ishte kėshtu, e refuzova disa herė time bijė, sepse isha e bindur se takimi i parė me tė duhet tė ishte nė njė ēast kthjelltėsie absolute. Dhe, ashtu ndodhi. Kur ime mė, mė solli Sarėn, kam pėrjetuar njė moment me tė vėrtetė tė lumtur. Por, gjithsecila nga herėt mė ėshtė ngulitur nė kujtesė. Nuk dua tė them vetėm se vajzat e mia m’u dukėn bebet mė tė bukura nė botė. Mė tepėr se kjo, ai takim i parė me vajzat mė ėshtė dukur shumė domethėnės pėr karakterin e tyre edhe pėr marrėdhėnien e mėtejshme me to. M’u duk se pikėrisht herėn e parė, gjithsecila mė paraqiti personalitetin e vet.

    Ka njė detaj. Diēka qė pėrsėritet me tė gjithė: ani pse i presin vėllezėrit me shumė dėshirė, me ardhjen e tyre fillojnė skenat e xhelozisė. Dhe, gjithēka ėshtė e pėrligjur. Vėmendja prindėrore shpėrndahet. Cili ėshtė rasti juaj?

    Edhe fėmijėt e mi kanė shfaqur shenja xhelozie pas ardhjes nė shtėpi tė mė tė vegjėlve. Unė vetė rigjeta veten time te ato. Sepse, pavarėsisht se e kam dashur pafundėsisht tim vėlla, ndjeva edhe xhelozi nga fakti qė prindėrit kishin dikė tjetėr nga i drejtonin sytė. Por, nė tė gjitha rastet janė skena normale xhelozie e pėr mė tepėr kalimtare.

    Cilat janė avantazhet dhe disavantazhet e njė familje tė madhe me shumė fėmijė?

    Familja e madhe ka mė pak disavantazhe nga sa mund tė mendohet. Nuk ėshtė e vėrtetė qė lodhja shumėfishohet pėr njė grua varėsisht numrit tė fėmijėve. Sė pari, njeriu aftėsohet dhe mėson t’i bėjė gjėrat mė lehtėsisht. Madje, familja e madhe ka njė efekt tė jashtėzakonshėm pozitiv mbi fėmijė: mėsojnė tė jenė mė pak egoistė dhe mė shumė kėrkues ndaj vetes. Lidhen me njėri-tjetrin, ndihmojnė njėri-tjetrin. Nuk ka mė ekskluzivitet, dhe kjo ėshtė njė gjė e mirė. Fundja, a nuk ėshtė kėshtu vetė jeta? Sigurisht, ka edhe probleme familja e madhe. Sepse, ēdo fėmijė vjen me specifikėn e vet individuale.

    Familja e madhe ėshtė ajo qė ju kishit pėrfytyruar pėr veten, gjithnjė?

    Nė tė vėrtetė, mė parė nuk e kisha pėrfytyruar kėshtu familjen time.

    Ndoshta pėr shkak tė njė modeli… Vini nga njė familje e vogėl! Po si ndryshoi ideja?

    Mė herėt kisha tė tjera plane pėr jetėn time. Kisha pėrfytyruar se do tė martohesha rreth moshės 33 vjeē, pasi tė kisha pėrfunduar me tė gjitha pikėsynimet e mia akademike. Nė tė vėrtetė u martova 24 vjeē dhe 33 vjeē linda vajzėn time tė tretė. Zemra mori tė tjera vendime nga ato tė mendjes, dhe planet e mia u pėrmbysėn, por jam shumė e kėnaqur pėr kėtė. Rezultati ka qenė optimist.

    S’e besoj se babai juaj vjen dhe u tregon pėrralla mbesave tė vogla…

    Ju nuk e keni idenė sesa tė lidhur janė ata dhe se sa i fiksuar ėshtė ai pas mbarėvajtjes sė tyre. Pastaj, ne banojmė kaq afėr dhe distanca gjyshėr-mbesa nuk ka sens nė rastin tonė.

    Thatė se ju nuk keni qenė nė kėrkim tė djalit, por ndoshta prindėrit tuaj nė kėrkim tė djalit tė vajzės…

    S’mund tė them se ata kanė pasur ndonjė peng.

    Por kjo mund tė ketė tė bėjė me nevojėn pėr mbrotje qė ka vajza, me brishtėsinė…Ndaj kėmbėngul se duhet tė ketė pasur njė mėnyrė tė kamufluar pėr ta shprehur dėshirėn pėr djalin?

    Kur shkova tė bėj vizitėn e rradhės te mjeku, mėsova rastėsisht qė ishte djalė. Ishte im shoq atė ditė me mua dhe me tė vėrtetė rastėsisht nuk paskėshim qenė bashkė herėt e mėparshme kur ka mėsuar gjininė e fėmijėve. Kur i dhashė mamit kėtė lajm ajo m’u pėrgjigj : epo ju tė kishit shkua bashkė edhe herėt e tjera…Ndoshta kjo nėnkuptonte diēka.

    Jeni martuar nė xhami!? Si ishte rituali?

    Njė gjė shumė e thjeshtė, shumė e ngjashme me kurorėzimin e martesave civile pėr sa i pėrket aspektit formal, por kuptohet, e ndryshme nė procedurė dhe substancė. Pėr atė kohė ishte njė ceremoni shumė e rrallė. Ishte viti 1995, dhe nė fillim u interpretua si njė tekė e jona, edhe pse ishte njė vendim shumė serioz.

    Ju ėshtė dashur tė mbuloheni? Kishit fustan tė bardhė…?

    Fustanin e bardhė tradicional e ruajta pėr ceremoninė e dasmės, njė vit e gjysmė mė vonė. Pėr ceremoninė fetare kisha njė fustan tė gjatė, qė kur e kujtoj sot, them se ka qenė shumė i bukur, dhe njė shall mbi kokė.

    Meqė jemi kėtu: cila ėshtė marrėdhėnia juaj me besimin? Jeni praktikante? Ndiqni ritet? Shkoni nė xhami?

    Besimi ėshtė shtylla mė e fortė e jetės sime. Vajtja nė xhami pėr femrat nuk ėshtė kusht, dhe unė nuk kam preferuar gjithmonė tė shijoj njė ndjesi sa mė personale nė raportin tim me besimin. Praktikoj, dhe pėrpiqem tė pėrmbush rregullisht detyrimet e mia.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 06:39