BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tendencat pranverore qė sjellė stilistja Enkelejda Shatri!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Tendencat pranverore qė sjellė stilistja Enkelejda Shatri!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/3/2010, 17:12

    Tendencat pranverore qė sjellė stilistja Enkelejda Shatri! Interv10

    Intervistė me stilisten Enkelejda Shatri

    Ėshtė njė ndėr stilistet tashmė qė ka zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė fushėn e modės kėtu nė Kosovė, Enkelejda Shatri, e nisi karrierėn e saj nė Tiranė, ndėrsa rrugėtimi i saj vazhdon kėtu. Nė njė intervistė pėr “Botėn sot”, stilistja e mirėnjohur tregon pėr pasionin e saj stilimin, pėr mėnyrėn sesi vishen politikanėt tanė, folėset e lajmeve, por edhe shoqėria. Gjithashtu tregon pėr tendencat e kėsaj pranvere, pėr ngjyrat dhe format qė sjellė kjo stinė, mė poshtė intervista me stilisten.

    Si ka filluar karriera apo pasioni juaj pėr stilimin e veshjeve?

    Znj.Shatri: Nė fakt ky pasion mė ka lindur prej gjyshes sime, sa herė shkoja nė Korēė, ajo ka qepur gjithmonė, duke e parė atė kisha dėshirė qė tė mėsoja tė qepja. Atėherė nuk kishte stiliste po rrobaqepės, por unė mund tė them se gjyshja ime ka qenė stiliste. Ajo si duket ma ka futur egon e veshjes sė veēantė dhe mė kujtohet nė moshėn 10 vjeēare, kur jam futur fshehurazi dhe e kam thyer gjilpėrėn. Nga mosha 11 vjeēare kam qepur tė parin fustan qė doli shumė i bukur. Por, duke i lėnė anash kėto, puna e stilistes ėshtė rritur brenda meje, ėshtė rritur pa e kuptuar. Nuk kam menduar tė bėhesha stiliste, por oficere dhe gjithmonė e kam dashur. Por nė atė kohė kur patėm kohėn pėr tė konkurruar ndryshuan sistemet dhe babai mė kėshilloi tė mos bėhem oficere. Kam dashur tė bėhem kostumografe, por ka qenė njė konkurs tmerrėsisht i madh, mbi 300 vetė pėr 4 vende. Regjistrova anglishten jo me shumė dėshirė, ndėrkohė punova pėr vetėn time. Nuk kam punuar pėr klientelė derisa kam mbarur shkollėn. Pastaj u hap njė shkollė, e cila edhe pse i mbarova dy vjet nuk i pėrmbushi kėrkesat e mia. Mora njė bazė por jo tė kompletuar atė ēka desha. Pas 3-4 viteve kam filluar edhe dizajnin e modės nė Milano. Njė pjesė tė lėndėve i kam dhėnė nė provime dhe kanė qenė shumė tė kėnaqur. Diplomėn e kam marrė nga njė komision me personalitete shumė eminentet tė modės botėrore.

    Duke qenė kėtu te shkollat, a kemi ne baza tė mira pėr tė pėrgatitur stilistė apo dizajner tė mirė?

    Znj.Shatri: Kur e kam hapur shkollėn nė Prishtinė, nuk ka pasur shkollė fare dhe kjo ka ardhur me ndihmėn e Instituti de Moda, ku unė kam mbaruar. Mė ndihmuan nė kėtė iniciativė timen, dhe pasi formova stafin tim mė ndihmuan me planprogramin e tyre.

    Di vetėm njė gjė, qė dy komisione tė akreditimit i kemi kaluar me ekspertė tė huaj, dhe mendoj se po pėrgatisim stilistė me te ardhme.

    Si njė stiliste me pėrvojė, si mendoni a vishen bukur politikanėt tanė?

    Znj.Shatri: Politikanėt nė pėrgjithėsi i sheh mirė, nuk ėshtė se dallohen shumė nga politikanėt nėpėr botė. Njė pjesė i kanė disa pika tė dobėta, si disa kravata qė nuk kombinohen shumė me veshjen apo me vendin, por nė pėrgjithėsi vishen mirė. Shihet se shpenzojnė pėr gardėrobėn e tyre. Puna e tyre nuk ėshtė tė duken bukur, dikush tjetėr e bėnė atė punė pėr politikanėt dhe fatkeqėsisht as politikanėt nuk e kanė atė mundėsi qė tė kenė pas njė kėshilltar, qė ėshtė edhe njohės i dukjes sė jashtme pėr politikanėt apo diplomatėt. Me aq sa kanė mundėsi vishen bukur nė tėrėsi. Ndėrsa njė kritikė pėr femrat politikane i shohim shpesh herė qė veshin kostume me ēizme, assesi njė politikane nuk duhet ta bėj njė kombinim tė tillė.

    Ē'farė mund tė na thuash pėr folėset e lajmeve, qė pėrbėjnė edhe imazhin pėr njė publik mė tė gjerė?

    Znj.Shatri: Ėshtė njė problem se televizionet e Kosovės nuk e kanė buxhetin pėr tė pasur punėtoritė dhe stilistė pėr folėset e punėtorėt e vet. Sepse buxheti ėshtė ai qė dikton ēdo gjė, por nė krahasim me disa vite mė pėrpara janė pėrmirėsuar dukshėm. Por ende ka punė pėr tė bėrė sidomos te folėset e lajmeve, sepse ato janė pėrballja e parė mė shikuesit dhe mė e rėndėsishmja. Shoh qė ka vend pėr tė pėrmirėsuar pėr xhaketat, format e jakave, kombinimet e bluzave me xhaketat. Se shikuesit nuk duhet tė merren me veshjen e saj, por informacionin qė ajo pėrcjellė. Ndėrsa drejtueset e emisioneve apo spektakleve tė ndryshme janė shumė tė varfra nė veshje. Nuk funksionon mirė dhėnia e veshjeve nėpėr butikė, nuk e kanė gjetur njė gjuhė tė pėrbashkėt. Andaj shpesh herė lėnė pėr tė dėshiruar nė veshje te tyre se u duhet tė sajohen vet. Ajo ēfarė mė bėn pėrshtypje janė gazetarėt e televizioneve qė shkojnė nė institucione apo delegacioneve, u mungon njė veshje e duhur, pasi nė kėto ambiente ekziston njė kod i veshjes.

    Ndėrkaq do tė thosha pėr qytetarėt e thjesht, pėr tė cilėt vlen thėnie, mė thuaj ku rri, nė cilėn zonė tė Prishtinės, tė them sesi vishesh. Pra, ka nė disa vende qė nė pėrgjithėsi vishen shumė bukur ndėrsa nė disa vende tė tjera qė nuk kanė lidhje me atė qė ėshtė aktualisht nė modė. Sigurisht qė ka disa arsye, arsye parė ėshtė gjendja ekonomike, dhe se ēfarė tė ofrojnė dyqanet nė Prishtinė. Sė dyti ėshtė edhe kultivimi i shijes qė nė fėmijėri, merret prej nėnės, shoqėrisė, etj. Megjithėse kohėt e fundit ka njė ndėrgjegjėsim tė shoqėrisė sesi tė vishet, e dinė qė ėshtė ēfarė ėshtė nė modė, kėrkojnė kėshilla nga stilistėt pėr trupin e vet etj.

    Cilat janė tendencat dhe ngjyrat e kėsaj pranvere qė po vjen?

    Znj.Shatri: Ajo ēfarė ėshtė karakteristikė, dhe qė prej vitesh nė botė, po futet si tendence, ėshtė aplikimi i veshjes sė mbrėmjes edhe ditėn. Arsyeja ėshtė se njerėzit janė aq tė zėnė nė punė, sa nuk kanė kohė tė pėrkushtohen edhe tė vishen pėr nė mbrėmje, andaj ndodh qė shumica prej punės tė shkojnė nė njė klub. Janė veshjet me shumė shkėlqim, qė vishen ditėn dhe pėrfundojnė deri nė mesnatė, ajo ēfarė ndryshon ėshtė kėpuca qė shpesh herė merret nė ēantė se duhen me taka nė mbrėmje. Tė njėjtėn tendencė e kemi edhe tani. Ndėrsa pėr ngjyrat janė tė theksuara, e gjelbėrta e theksuar, e verdha, pinku qė vazhdojnė tė jenė tė pranishėm. Ndėrsa pėrfundimisht e zeza, e bardha, pinku dhe e kuqja nuk kanė pėr tė dalė kurrė nga moda. Pinku ėshtė futur si ngjyrė pas tė bardhės e tė zezės, kėto i kemi pasur si ngjyra qė nuk diskutohen hyjin apo dalin nga moda. E zeza ėshtė prezentė nė veshjet e mbrėmjes, ka mė shumė klas, po tė tregon edhe mė tė thjesht, kurse e bardha ėshtė ajo qė tėrheq vėmendjen, mė karakteristike, jo kushdo mund ta mbaj, sepse tė zezėn mund ta vesh kushdo. Pinku ėshtė futur nė shijen e tė gjithė popullatės e po ndodh prej disa vitesh. E kuqja ėshtė e rrezikshme si ngjyrė, sepse njė femėr e veshur me tė kuqe tėrheq vėmendjen. Ndėrsa pėr format e pranverės,do tė thosha janė format e fryra, supet nė formė gjeometrike, po ndodh njė ndryshim nė modė me kėto lloj formash si dhe prerjet gjeometrike.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 06:45