BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    KOLONIZIMI SLLAV GJATĖ JUGOSLLAVISĖ SOCIALISTE: Planet pėr zbatimin e kolonizimit

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje KOLONIZIMI SLLAV GJATĖ JUGOSLLAVISĖ SOCIALISTE: Planet pėr zbatimin e kolonizimit

    Mesazh nga Vizitor 24/2/2009, 09:17

    Qėndrimi i Serbisė ndaj kolonizimit tė Kosovės dhe ndėrrimit tė strukturės etnike tė saj nuk ndryshoi as pas dėbimit tė pushtuesve gjermanė. Pėr zbatimin e projekteve tė njohura antishqiptare, udhėheqja jugosllave pėrdori po ato mjete dhe metoda, qė ishin pėrdorur edhe pėrpara luftės. Ndryshonin vetėm pretekstet. Pėrpara vitit 1941, shqiptarėt u trajtuan si tė huaj e tė rrezikshėm pėr ekzistencėn e shtetit jugosllav. Pas luftės kjo politikė e kėto masa u justifikuan e u paraqitėn si veprime qė drejtoheshin kundėr “shqiptarėve reaksionarė”, kundėrrevolucionar”, “bashkėpunėtorė tė okupatorit” e “banditė” etj.

    Pėrpjekjet pėr spastrimin etnik tė Kosovės dhe tė trevave tė tjera etnike shqiptare tė pushtuara nga Jugosllavia, sė pari filluan nė zonat periferike, por shpejt u shtrinė nė mbarė trevat shqiptare. Nė operacionet e tilla tė organizuara morėn pjesė disa divizione me njė efektiv prej 40.000 vetash.[1] Menjėherė u hap ēėshtja e kthimit tė kolonėve. Kėto veprime luftarake, veē formave tė tjera, u shoqėruan me projektin e ri antishqiptar tė Vasa Ēubrilloviqit “Problemi i pakicave nė Jugosllavinė e re”, datė 3 nėntor 1944. Ēubrilloviqi, nė projektin e tij, nė fillim pranon faktin se serbėt, pas Luftės sė Parė Botėrore, pėrkatėsisht pas formimit tė Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sllovene (Jugosllavisė) me 1918, fituan njė pjesė tė territoreve me popullsi tė huaj, tė cilat u bėnė rrezik pėr Jugosllavinė, jo pėr shkak tė kundėrpeshės sė tyre ndaj popujve sllavė, por pėr shkak tė trevave ku jetojnė dhe tė vazhdimėsisė gjeografike qė kanė kėto treva me vendet e tyre amė.[2] Ai nė mes tjerasht thekson: “Shqiptarėt duhet akuzuar pėr bashkėpunėtorė tė okupatorit dhe satelitėve tė tij. Nė bazė tė asaj akuze, njė pjesė tė shqiptarėve duhet thjesht shpėrngulur (dėbuar), njė pjesė duhet transferuar nė brendi tė vendit qė ata pėrgjithmon aty do tė humbin, sepse atje nėpėrmjet tė “integrimit” ata do tė bėhen ata ēka nuk janė, ku nėpėrmjet tė fejės gradualisht do tė serbizohen”. Nė anėn tjetėr, thekson mė tutje Qubrilloviqi, “pronat shqiptare duhet t’i marrin kolonėt”.[3]

    V. Ēubrilloviqi, para udhėheqjes mė tė lartė tė LNĒJ e tė UNĒJ, i propozon shpėrnguljen masive tė miliona njerėzve, sepse, sipas tij, “zgjidhja e vetme dhe e drejtė e kėsaj ēėshtjeje ėshtė shpėrngulja e kėtyre pakicave”. Mbėshtetje dhe shembull pėr njė veprim tė tillė ai merrte veprimet e Rajhut tė Tretė dhe dėbimet e kolonizimet e shumė popujve nė Bashkimin Sovjetik dhe nė vendet tjera evropiane. Autori i projektit parashihte edhe hollėsi pėr realizimin e kėtij projekti. Pėr sendėrtimin e projektit, V. Ēubrilloviqi parashihte edhe kohėn, mjetet dhe mėnyrat e veprimit. Sipas tij, koha mė e pėrshtatshme pėr shpėrnguljen efikase ishte lufta, pra shpėrngulja mė e suksesshme ishte shfarosja fizike dhe e plotė e njerėzve. Rol vendimtar, sipas Ēubrilloviqit, kishte ushtria, prandaj ai propozonte qė nė Shtabin e UNĒJ tė formohej njė seksion i posaēėm pėr kėtė ēėshtje. Nė rast se nuk arrihej shfarosja e plotė fizike, ai parashihte edhe masa tjera, siē ishte mohimi i tė gjitha tė drejtave, krijimi i kampeve tė pėrqendrimit, plaēkitja e pronave, shfarosja e intelegjencies dhe e shtresave tė pasura shoqėrore dhe pastaj kolonizimi i menjėhershėm i viseve me elementin sllav.[4] Pėr kėtė qėllim, ai propozonte formimin e njė ministrie tė veēantė, apo sė paku, njė komisariat nė kuadėr tė Ministrisė sė Bujqėsisė. Pastaj, qė bartėsit kryesorė tė misionit tė bėheshin kėshillat nacionalēlirimtare, prej instancave mė tė ulėta deri tek ato mė tė larta, ndėrsa kolonėt tė zgjidheshin nga radhėt e luftėtarėve mė tė dėshmuar dhe, sipas mundėsive, serbė e malazezė qė mė parė nuk ishin kolonizuar. Pėr bartėsit e kėtij misioni, sipas tij, duheshin siguruar rroga tė larta, poste dhe status mė tė privilegjuar nė shoqėri.


    Nė mes tjerash ai propozon: “Ushtria nė kohėn e opercioneve luftarake, duhet t’i spastrojė me plan dhe nė mėnyrė tė pamėshirshme... ato vise qė dėshirojmė t’i kolonizojmė me elementin tonė kombėtar....” “Ne duhet t’i pėrzėmė tė gjitha pakicat nga tokat tona. Pėr kėtė duhet punuar. Gjithė kėtė qė e them pėr Vojvodinė, Sllavoni, Serbi tė Vjetėr (Kosovė) dhe Maqedoni, ky ėshtė minimumi qė duhet tė arrihet nėse duam t’i sigurojmė pėr tė ardhmen vetės pronėn e atyre tokave”... “Tash pėr tash po theksoj vetėm se gjermanėt duhet tė spastrohen patjetėr nga Vojvodina, kurse shqiptarėt nga Rrafshi i Dukagjinit, Kosova dhe Pollogu....”; “Ēfarė mund tė them sė pari: luftėrat japin mundėsitė mė tė mėdha pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve. Ato si tufan, duke kaluar nėpėr shtete, nxjerrin me rrėnjė popuj. Atė qė duhet bėrė me dhjetėvjetėsh e shekuj, gjatė luftės bėhet pėr ndonjė muaj apo ndonjė vit”. “Duhet bėrė plane detaje, se cilat fshatra dhe cilat rrethe nė Serbi tė Vjetėr dhe nė Maqedoni duhet tė spastrohen, dhe nė bazė tė atij plani duhet vepruar....”. “Pėrpos spastrimit nga ana e ushtrisė gjatė operacioneve, duhet pėrdorur edhe mjete tė tjera qė pakicat kombėtare tė detyrohen tė shpėrngulen. Para sė gjithash, pėr shkak tė qėndrimit tė tyre nė kėtė luftė, minoriteveve duhet t’u merren tė gjitha tė drejtat. Duhet tė nxirren pamėshirshėm para gjykatės sė luftės tė gjithė ata anėtarė tė pakicave kombėtare qė nė ēfarėdo mėnyre kanė qenė nė shėrbim tė okupatorėve. Pėr kėtė duhet tė formohen kampet e pėrqėndrimit, pasuritė e tyre duhet t’u konfiskohen, familjet duhet t’u dėrgohen nė kampe dhe nė rastin e parė tė dėbohen”.[5]

    Me planin terrorist tė Ēubrilloviēit parashihej amnestia e pėrgjithshme e ēetnikėve, qė u bė nga Kryesia e AVNOJ-it mė 21.XI.1944. Pas amnestisė, formacione tė tėra ēetnikėsh u transferuan nė Kosovė pėr tė realizuar planin e Ēubrilloviqit. Pėr t’i pasur duart tė lira nė zbatimin e terrorit dhe tė gjenocidit mbi popullin shqiptar, udhėheqja jugosllave mobilizoi me dhunė forcėn mė vitale tė shqiptarėve. Shqiptarėt e moshės madhore u mobilizuan me dhunė nė formacionet ushtarake dhe u dėrguan nė Srem tė Vojvodinės, nė Bosnje e nė Kroaci. Tė rinjtė shqiptarė u nisėn nė front pa armė. Nė rrugė pėr nė Tivar u vranė me dhjetėra shqiptarė tė mobilizuar nė Ushtrinė Jugosllave, kurse nė Tivar tė Malit tė Zi vetėm brenda njė nate u vranė dhe u masakruan nga trupat pėrcjellėse serbe rreth 1500 shqiptarė tė mobilizuar.[6] Si rrallė ndonjėherė nė histori, vetė komandantėt, pa asnjė shkas, kishin urdhėruar tė hapet zjarr ndaj ushtarėve tė tyre - vetėm pse ishin shqiptarė. E vrasja e tė rinjve shqiptarė tė mobilizuar vazhdoi edhe mė tej nė “udhėtimin” e tyre nė “front”, kėshtu qė as sot e kėsaj dite nuk dihet numri i saktė i atyre qė janė ekzekutuar nga ushtria jugosllave ose qė vėrtet janė vrarė si “mish pėr topa” nė ndonjė front. Sepse, ishte ky edhe motiv pėr ndjelljen e frikės e tė pasigurisė nė tėrė popullsinė shqiptare, qė kishte mbetur nė Jugosllavi.


    Shtabi Suprem i Luftės Nacional-ēlirimtare dhe armata jugosllave, qė nė muajin gusht 1944 iu kishte drejtuar popullit shqiptarė nė Kosovė dhe me gjerė me kėtė porosi kėrcėnuese: “Ju shqiptarėt, bashkė me pushtuesit fashistė, ēuat dorė kundėr popujve fqinjė dhe u turpėruat keq … Nga sjellja e tillė deri mė tash ju nuk keni ftuar tė drejtėn tė jetoni vėllazėrisht dhe tė barabart mė popujt e tjerė tė Jugoslavisė”. Me shkuarjen nga Kosova tė luftetarėve dhe rekrutėve shqiptarė dhe me ardhjen e njėsive ushtarake serbe, malazeze dhe maqedonase, nė Kosovė u ndryshua pėrbėrja e forcave ushtarake nė dobi tė elementit serb. Qė atėherė filluan aksionet e kėtyre njėsive ushtarake pėr pastrimin e Kosovės nga “bandat shqiptare”. Nė tė vėrtetė, kėtu ishte fjala pėr hakmarrje kundėr popullit shqiptarė, pėr shkak se gjatė luftės nuk kishte lejuar depėrtimin e forcave ēetnike nė Kosovė.[7]

    Edhe pse Jugosllavia nė mėnyrė publike pas vitit 1944 ishte deklaruar pėr “barazi tė pėrgjithshme dhe lirinė e tė gjithė qytetarėve”, politika serbomadhe ka shkuar disa hapa mė tutje nė aspektin e programimit tė shfarosjes sė popullit shqiptarė. Njė program tė ri tė tillė kundėr shqiptarėve me titull “Tajni cirkular za istrebljavanje svih albanaca Kosova 5.II.1945” (Qarkorja serkete pėr shfarosjen e tėrė shqiptarėve tė Kosovės mė 5.II 1945), e kishte shkruar njė mėsues nga Vushtrria. Edhe ky program, sikurse tė tjerėt nuk kishte risi nė aspektin e metodave dhe mėnyės sė shfarosjes sė shqiptarėve, nga programet tjera.[8]

    Para ardhjes sė njėsive ushtarake nga territoret fqinje, hakmarrjen e kishte filluar OZN-a, si dhe disa njėsi kosovare nėn komanden e komunistėve serbė e malazez. OZN-a filloi me likuidimin e njerėzve qė gėzonin autoritet tė cilėt nuk ishin nėn armė, por ishin njerėz kryesisht tė nderuar. Kjo bėhej me qėllim tė lėnies sė popullit shqiptarė pa njerėz qė mund t’i pritnin atij. Njerėzit merreshin nga shtėpia, kryesisht natėn, dhe dėrgoheshin nė burgje dhe atje pas “marrjes nė pyetje” vriteshin tė shumtėn e herės me armė tė ftohta. Familjeve tė tė vrarėve nuk u kumtohej asnjėherė pėr fatin e tyre dhe as qė u dihen varret e sot e kėsaj dite. Me ligjin pėr amnistinė, tė datės 20 tetor 1944, pjesėmarrėsitė e njėsive ēetnike tė Drazha Mihajloviq, kriminelėt e tė gjitha ngjyrave, jo vetėm qė u amnistuan, por atyre u jepej edhe mundėsia pėr t’u futur nė aradha partizane, dhe ashtu si mė parė me kokardėn ēetnike, tani me yllin pesėcepėsh tė vrisnin “kundėrevolucionarėt shqiptarė”.[9]


    Nė rrethana tė tilla shfarosėse shqiptarėt organizuan rezistencėn e armatosur pėr t’u mbrojtur nga terrori dhe pėr tė kundėrshtar riokupimin e viseve tė tyre nga komunistėt serbė. Pėr tė thyer rezistencėn e fuqishme demokratike e liridashėse, si dhe pėr tė justifikuar zbatimin e mėtejshėm tė gjenocidit, me 8 shkurt 1945, nė Kosovė u vendos administrimi ushtarak, me arsyetimin pėr ta normalizuar gjendjen. Tani, vazhdimi i terrorit dhe krimit mbi popullatėn shqiptare u legjitimua edhe zyrtarisht. Pushteti ushtarak, qė iu imponua popullit shqiptar tė Kosovės, nuk ishte formė e panjohur represioni, gjenocidi e terrori ndaj shqiptarėve, sepse pushtuesit jugosllavė e kishin zbatuar atė edhe mė parė. Kėshtu kishte ndodhur sa herė qė trupat serbe, malazeze apo jugosllave kishin pushtuar e ripushtuar viset shqiptare. Nė vitin 1913, nė viset shqiptare, qė iu aneksuan Serbisė, organizimi i pushtetit iu ngarkua ushtrisė dhe administratės ushtarake.[10] Kjo u bė nė bazė tė propozimit tė Komandės sė Zonės III tė Armatės, datė 12.XII.1912. Nė kėto treva, Komanda Supreme e Ushtrisė serbe e drejtonte vendin nėpėrmjet organeve tė sistemit ushtarak e policor.[11] Nė vjeshtė tė vitit 1918, krahas ripushtimit tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera etnike shqiptare u vendos diktatura ushtarake-policore e gėrshetuar me pushtetin civil serb, i cili ushtroi gjenocidin shfarosės mbi popullin shqiptar. Nė trevat shqiptare nuk vlente kurrfarė legjislacioni, “rregullin” dhe “qetėsinė” e siguronte ushtria serbo-jugosllave me ndihmėn e aparatit policor.[12] Administrimi Ushtarak, qė u vendos nė Kosovė nė vitin 1945, tė cilit iu besua udhėheqja ushtarake e pushtetit civil dhe gjyqėsor “deri nė rregullimin e rrethanave”, pėrkatėsisht deri nė aneksimin e saj nga Serbia.


    Nė korrik tė vitit 1945, nė njė kuvend tė organizuar nė Prizren, Kosovės, nė vend tė pavarėsisė, pėrkatėsisht tė bashkimit me Shqipėrinė, iu njoh vetėm autonomia e kufizuar nė kuadėr tė Serbisė dhe Jugosllavisė dhe iu caktuan kufijtė e sotėm. Trojet Shqiptare u copėtuan nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Duhet shtuar se gjatė luftimeve kundėr forcave ushtarake gjermane dhe italiane nė Kosovė u vranė reth 6.100 vetė, nga tė cilėt, pothuajse tėrėsisht ishin shqiptarė.


    Pėr t’i mashtruar disa qarqe tė brendshme pėrparimtare e internacionaliste dhe mbarė opinioni ndėrkombėtar, serbomėdhenjtė, me ndikim tė dukshėm nė mbarė Jugosllavinė, emėrtimit Ministria e Kolonizimit i shtuan atributin sintagmor reformė agrare, kėshtu qė kjo ministri mė vonė do tė quhet Ministria e Reformės Agrare dhe e Kolonizimit. Se kjo ministri nuk kishte kurrfarė karakteri agrar dhe nuk punonte fare pėr ndonjė reformė agrare shihet edhe nga fakti se kjo “reformė” dhe ky kolonizim u zbatua vetėm nė Vojvodinė, nė Kosovė e nė Maqedoni, pra nė territoret ku jetonin kryesisht nacionaliteti shqiptar, hungarez, gjerman, maqedonas etj. Po kėtė konstatim e vėrteton edhe e dhėna se revizioni i reformės agrare u bė mbėshtetur nė Dekretin jugosllav dhe nė “Ligjin pėr revizionin e ndarjes sė tokave kolonėve dhe tė interesuarve tė tjerė agrarė nė Maqedoni dhe nė Kosovė e Metohi” me 5 nėntor 1945.[13]



    Rikolonizimi - kthimi i kolonėve nė Kosovė


    Ēėshtjen e rikolonizimit dhe kinse tė reformės agrare nė Kosovė nė muajt e parė tė vitit 1945, Serbia nuk e aktualizoi, pėrkundrazi Drejtoria e Punėve tė Brendshme tė Jugosllavisė Fedrative Demokratike me vendimin e datės 5 mars 1945, pėrkohėsisht ua ndalonte kthyerjen e kolonėve nė vendet e vendosura gjatė periudhės ndėrmjet dy luftėrave botėrore.[14] Kjo e bėri atė, jo pse ajo nga ky synim kishte hequr dorė, por nga se nė kėtė kohė nė Kosovė zhvilloheshin luftėra tė rrepta, sepse shqiptarėt nuk pajtoheshin me ripushtimin dhe ngase pozita e Kosovės ende nuk ishte e qartė. Mirėpo, edhe pėrkundėr kėsaj ishte marrė Direktiva e Politbyros sė KQ PKJ e datės 1 prill 1945 pėr kthyerjen e tė gjithė kolonėve nė Kosovė (pėrkundėr qėndrimit tė 5 marsit 1945). Pasi kundėrvėnia e shqiptarėve u shua me gjak dhe deri diku u ndriēua pozita e Kosovės, ēėshtja e kolonizimit tė Kosovės nė mbledhjen prej 6-8 shtatorit 1945 tė Kėshillit agrar u fut nė procedurė tė shpejtuar, duke sqaruar se Kosova futet nė kuotėn e Serbisė dhe se nė kėtė krahinė me kolonizim e reformė agrare do tė pėrfshihen 28.750 hektarė ose 50.000 jutė.[15] Po nė kėtė mbledhje u miratua Ligji pėr revizionin e reformės agrare pėr Maqedoni dhe Kosovė e Metohi.[16]

    Nė kohėn kur nė qarqet jugosllave heshtej ēėshtja e reformės agrare dhe e kolonizimit, nė Kosovė dhe nė Serbi zhvillohej veprimtaria e madhe e pėrgatitjeve pėr kolonizimin e serishėm tė Kosovės. Kėtė konstatim e vėrtetojnė depeshat e shumta tė kolonėve dhe autoriteteve serbe, qė ua dėrguan Kėshillit Agrar me kėrkesa qė edhe nė kėtė krahinė tė fillojė kolonizimi dhe reforma agrare, tė cilat u shqyrtuan nė mbledhjen e 5 tetorit tė vitit 1945. Po tė kėsaj fryme ishin vendimet e Kėshillit Agrar tė mbedhjes sė tij mė 16 tetor 1945. Nė kėtė mbledhje, veē tė tjerash, u vendos qė kolonėt serbo-malazezė tė vendosur nė Vojvodinė tė kthehen nė Kosovė, ndėrsa “kolonėt” e Shqipėrisė sa mė parė tė shpėrngulėn nga Kosova. Veprimtaria e organizuar mirė nė Kosovė pėr kolonizimin e saj u hetua edhe nė Kėshillin Agrar tė Ministrisė sė Kolonizimit. Nė mbledhjen e kėtij kėshilli me 7 dhjetor 1945, veē tė tjerash, u trajtua ēėshtja e zbatimit tė Ligjit tė revizionit dhe tė ndarjes sė tokave nė Kosovė dhe pėr referim sa mė tė shpejtė u autorizua njėri nga ministrat e kėsaj ministrie. Veē kėsaj pėr sendėrtimin e kėtij qėllimi ky kėshill, nė mbledhjen e njėjtė, kolonėve tė Kosovės ua ndau 5.000.000 dinarė, qė pėr atė kohė paraqiste njė shumė tė madhe tė hollash.[17]


    FRJ).
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: KOLONIZIMI SLLAV GJATĖ JUGOSLLAVISĖ SOCIALISTE: Planet pėr zbatimin e kolonizimit

    Mesazh nga Vizitor 24/2/2009, 09:18

    Veprimet e organizuara nė tė gjitha shkallėt pėr kolonizimin e Kosovės gjatė vitit 1946, veēanėrisht pas angazhimit tė madh tė Serbisė, nuk mbetėn shterpė. Qysh nė fillim tė vitit 1946 u pėrgatitėn tė dhėnat pėr kolonėt e interesuar tė rretheve tė ndryshme tė Kosovės, tė cilėt kėrkesat e tyre ua kishin dėrguar “Komisionit agrar tė Kosmetit”, Komisionit tė revizionit agrar dhe Ministrisė pėr kolonizim. Kėrkesat e tyre ishin shqyrtuar dhe pothuajse pėr tė gjithė ishin miratuar vendimet pėrkatėse nga organet kompetente. Ndėrkohė nė terren vepronin komisionet kolonizuese agrare nė punėn e tė cilėve pati shumė vėrejtje dhe ankime nė organet e shkallėve tė ndryshme. Punė tė vėshtirė patėn veēanėrisht organet tė cilat duhej tė vendosnin pėr pasurinė e patundshme, tokės dhe shtėpive pėr banim. Njė punė e tillė “bėhej mė e vėshtirė”, veēanėrisht kur kontestet ishin serbo-malazeze - shqiptare. Nė tė vėrtetė nė kohėn e kolonizimit pas Luftės sė Parė Botėrore ndaj shqiptarėve u bėnė aq lėshime sa asnjė komision nė ēfarėdo pėrbėrjeje qoftė nė rrethana tė reja nuk mund t’i kapėrcente kėto padrejtėsi. Mirėpo, nė kėtė kohė kishte kundėrshtime tė mėdha rreth korrigjimeve tė kėtyre padrejtėsive. Veē kėsaj, pėr njė veprim tė tillė nuk u treguan tė interesuara as organet e atėhershme krahinore e republikane dhe as organet fedrative. Pėr kėtė arsye shumica absolute e pasurive tė patundshme gjatė punės sė komisioneve nuk preken fare (tė 1.515 familjeve), apo u preken vetėm pjesėrisht (1.253), ndėrsa vetėm disa kolonėve iu mor toka e tėrė (445), qė kurrsesi nuk mund t’u takonte as me kėto ligje diskriminuese. Shumė mė lehtė e kishin organet e angazhuara pėr rikthimin e kolonėve dhe vendosjen e kolonėve tė rinj. Pėr rikthim tė kolonėve duhej vetėm angazhim i veēantė nė aspektin organizativ-administrativ pėr grumbullimin e tė dhėnave dhe popullarizimin e krijimit tė gjendjes sė re nė Kosovė. Kėto organe u angazhuan mjaft, madje, edhe nė bindjen e kolonistėve qė tė ktheheshin nė Kosovė, qė ishin vendosur nė Vojvodinėn e pasur e tė cilėt ishin tė sigurt pėr ardhmėrinė e tyre. Mirėpo, kolonizimi i Kosovės me tė interesuar tė rinj bėhej shumė mė lehtė. Ata vendoseshin kryesisht nė pronat shoqėrore e tė interesuarit pėr kolonizim ishin thuajse tė gjithė nėpunės e punėtorė.[18]

    Duke u bazuar nė shėnimet statistikore, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė Kosovė kishin mbetur 3.150 familje tė cilat ishin kolonizua nė periudhėn ndėrmjet dy luftėrave botėrore. Ishte e dukshme edhe dukuria e kthimit tė kolonėve para fundit tė kėsaj lufte (5.545 familje), pėrkrah numrit tė madh tė kolonėve qė u shpėrngulėn nga Kosova gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (7.397 familje). Mjaft kolonė, edhe pse nga Komisioni revizor fituan vendimet e rikolonizimit, nuk u kthyen nė Kosovė deri me 11 korrik 1947 (2.471 familje tė kolonizuara). Kolonėt e tillė, kishin vendosur tė jetonin nė Vojvodinė apo gjetkė, ku perspektiva e jetės sė tyre ishte mė e dukshme. Duhet shtuar se nė katėr rrethet e Kosovės (Pejė, Vushtrri, Llap dhe Gjilan) deri nė kohėn e pėrmendur u kthyen mė shumė kolonė sesa ishin shpėrngulur gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Marrė nė pėrgjithėsi nga tė gjithė kolonėt e shpėrngulur gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nuk u kthyen sėrish nė Kosovė mė tepėr se 1.500 familje apo afėr 7.500 veta, nėse supozohet se ēdo familje nė kėtė kohė kishte nga pesė anėtarė.[19]

    Nė Arkivin e Kosovės ka ekzistuar fondi i Revizionit tė reformės agrare, mirėpo pushteteti serb gjatė kohės sė masave tė dhunėshme nė Arkivin e Kosovės edhe kėtė fond dhe shumė dokumentet rreth konfisikimit, eksproprijimeve etj. tė pronave i ka marrė dhe dėrguar nė Serbi me qėllim qė tė humbėn gjurmėt e pronėsisė, tė bėhen falsifikime dhe qė pronarėt e vėrtetė mos tė mund t’i realizonin tė drejtat e tyre pronėsoro-juridike.


    Siē po shihet, pushteti i ri vazhdoi reformėn agrare nė kėtė periudhė. Ai, pėrveē dispozitave ligjore pėr reformėn agrare dhe kolonizimin, nxorri dispozita tė shumta ligjore e nėnligjore, nė bazė tė tė cilave prona private u bart nė pronė tė ashtuqujtur gjithėpopullore – shtetėrore, e cila mė vonė u shndėrrua nė pronė shoqėore, si p.sh. nėpėrmjet tė sekuestrimit, konfiskimit, nacionalizimit, eksproprijimit, arondimit, marrjesė sė pronave kinse si tepricė dhe shumė forma tė tjera.


    Nė kėtė kontest pėrkitazi me reformėn agrare dhe kolonizimin duhet pėrmendur Ligjin mbi revidimin e ndarjes e tokės kolonistėve dhe interesentėve agrarė nė Maqedoni dhe nė Krahinėn e Kosovės e Metohisė,[20] Ligji mbi reformėn agrare dhe kolonizimin,[21] Ligjin mbi ndarjen e tokave tė braktisur tė kolonistėve nė KAKM,[22] Ligji mbi reformėn agrare dhe kolonizimin e brendshėm,[23] etj.


    Nė kėtė kohė filloi edhe konfiskimi i pronave tė ashtuqujtur armiqėve tė popullit, sidomos tė atij shqiptarė. Pėrkitazi me kėtė duhet pėrmendur – Vendimin e AVNOJ-it mbi kalimin nė pronėsi shtetėrore tė pasurisė sė armiqėve, mbi administrimin e shtetit me pasurinė e personave qė mungojnė, dhe sekuestrimin e pasurisė tė cilėn pushteti okupues e ka tėhuajsuar me dhunė,[24] Ligji mbi sekuestimin e profilit tė luftės tė arritur gjatė kohės sė okupimit tė armikut,[25] Ligji mbi kalimin nė pronėsi tė shtetit tė pasurisė sė armiqėve dhe sekuestrimin e pasurisė sė personave tė arratisur.[26] Ligji mbi konfiskimin e pasurisė dhe ekzekutimin e konfiskimit;[27] Ligji mbi vėrtetimin dhe ndryshimet e plotėsimit e Ligjit mbi konfiskimin dhe ekzekutimin e konfiskimit,[28] Ligji themelor mbi veprimin me posedimet pyjore tė eksproprijuara dhe tė konfiskuara,[29] Ligji mbi veprat penale kundėr popullit dhe shtetit.[30] Pra, Konfiskimi ishte instrument juridik me tė cilin pasuria private merret nė favor tė shtetit, pa kurrfarė kompensimi. Zakonisht konfiskimi vjen si dėnim aksesor ndaj personave tė cilėt janė dėnuar pėr vepra penale tė caktuara, dhė atė dėnin e shqiptonte gjykata. Nė Kosovė pas Luftės sė Dytė Botėrore shumė persona ishin shpallė armiq tė popullit dhe gjykatat e formuara pėr kėtė qėllim ua kishte konfisuar tėrė pasurinė. Fshatarėve iu ishte konfiskuar pasuria edhe nė raste kur ata nuk ishin nė gjendje tė pėrmbushnin detyrimet, dorėzimit tė “tepricave tė prodhimeve bujqėsore”. Deri nė vitin 1965, iu konfiskua pasuria tė gjithė qytetarėve tė nacionalitetit “turk” ose jevrej, tė cilėt ishin shpėrngulur nga Jugosllavia dhe kishin marrė shtetėsi tjetėr. Nė kėtė kategori bien shumė familje shqiptare nga Kosova dhe viset e tjera, por edhe boshnjakė, tė cilat kishin marrė shtetėsi turke, me qėllim pėr t’u shpėrngulur nė Turqi ose nė vende tjera.[31]

    Me rėndėsi ėshtė tė pėrmendet se nė kėtė kohė shumė fshatarėve shqiptarė iu kshin konfiskuar edhe pronat me arsyetim se nuk paguanin tė ashtuqujturėn “tepricat” e prodhimeve bujqėsore tė cilat nuk ishin nė gjendje t’I siguronin, si p.sh. tė prodhimeve bujqėsore, blegtorale etj.


    Nė kėtė kohė filloi edhe nacionalizimi i pronave. Duhet pėrmendur Ligjin mbi nacionalizimin e ndėrmarrjeve ekonomike dhe private.[32] Nacionalizimi (ose shtetėzimi) nė kuptimin juridik ishte akt i njėanshėm i pushtetit shtetėror, sipas tė cilit nė mėnyrė tė dhunshme merret nga pronari privat dhe kalon nė pronėsi tė shtetit pasuria e njė dege tė ekonomisė sė caktuar, me ose pa pagesė. Nė vitin 1958 bihet edhe Ligji mbi nacionalizimin e ndėrtesave dhė dhėna me qira dhe tė tokės ndėrtimore.[33]

    Pėr nevoja tė ndryshme bėhej edhe eksproprijimi i pronave private tė bazuar nė Ligjin themelor mbi eksproprijimin.[34]

    Sa i pėrket ardacionin e pronave ėshtė pruar Dekretligji mbi arondacionin e tokės ekonomike bujqėsore.[35] Ky ndėrrim i pronave ėshtė bėrė nė formė jo reale. Shpesh merrej prona e cilėsisė sė lartė dhe ipej prona e cilėsisė shumė mė tė ultė.


    Duhet theksar se banorėt e vendbanimeve fshatare nė kėtė periudhė i kishte goditur mjaftė edhe i ashtuqujturi kooperativizmi. Me ligjin mbi Kooperativat,[36] ishin paraparė tri modele tė kooperativizimit dhe tri lloje tė kooperativave: kooperativat e pėrgjithshme bujqėsore ; kooperativat e specializuara dhe kooperativat punėtore-fshatare. Kėto tė fundit ishin ato tė cila e goditėn njė pjesė tė banorėve shqiptarė. Koperativat punėtore-fshatare ishin kooperaiva tipike socialiste, sipas modelit tė sovhozeve dhe kolhozeve sovjetke. Ato kooperativa ndėr tė tjera kishin pėr qėllim tė thyenin mentalitetin patriarkal tė familjeve, dhe tė unifikonin interesat individuale me ato kolektive. Me bashkimin e tokės, tė kafshėve, tė punės dhe tė mjeteve nė kooperativa, tentoej tė formoheshin ekonomi tė mėdha bujqėsore e tė tjetėrsohej prona private. Pėr kėtė qėllim zhvillohej propagandė politike, sikur kooperativat tė ishin parajsė. Propagohej se aty punon kush sa mundet, ndersa merr kujt sa i nevoitet. Jo vetėm kėso fjalė joshėse, por propaganda pėrmbante edhe kėrcėnime, se po tė mos pranonin hyrjen nė kooperativė – kolektivizim, do tė burgoseshin dhe do t’iu konfiskohej pasuria. Natyrisht se kėrcėnimi i tillė ishte nė kundėrshtim me proklamimin ligjor, se kolektivizimi ėshtė nė bazė tė vullnetit tė lirė. Edhe pėrkundėr propagandės qė zhvillohej pėr kolektivizimin, familjet shqiptare nuk dėshironin tė bashkoheshin nė kooperativa tė tilla. Ndonėse popullsia shqiptare e Kosovė ishte mė se trefish mė e madh se popullsia tjetėr, vetėm 29% e anėtarėve tė kooperativave ishin tė nacionalitetit shqiptarė. Ata nuk kishin besim nė pushtetin dhe fikoheshin se do t’i humbnin tokat e tyre tė mbajtura gjeneratė pas gjenerate. Ndėrkaq, serbo-malazezėt qė tokat i kishin marrė falas nga reforma agrare, dhe ndiheshin tė sigurt nga shteti i tyre, nuk hezitonin tė hynin nė kolektivizim tė tillė.[37]


    Ndėrsa sa i pėrket marrjės sė pronave dhe ndarjes sė atyre organizatave bujqėsore ishin pruar dispozita tė shumta. Duhet pėrmendur Ligjin mbi fondin e tokave bujqėsore tė pasurisė sė pėrgjithshme popullore dhe ndarjen e tokave organizatave bujqėsore.[38] Kėtyre organizatave iu kishte dhėnė edhe prona qė konfiskohej kinse si tepricė toke mbi 10 ha, kryesisht tė banorėve shqiptarė, tė cilėt ishin nė numėr tė madh tė anėtarėve. Ata jetonin nė familje patriarkale, ndėrsa serbėt e malazezėt ndaheshin dhe kishin numėr tė vogėl tė anėtarėve me qėllim tė pėrfitimeve tė pronave. Kėto prona pushteti serb prej vitit 1990 e deri nė vitin 1999 ua kishte pronėsuar nė masė tė madhe pronarėve serbė e malazezė. Kėta tė fundit pas vitit 1999 filluan nė masė tė madhe qė pronat e ish kooperativave t’ua shesin banorėve shqiptarė me ēmime tė larta, siē ėshtė rasti me fshatrat Ēagllavicė, Llapllasellė e shumė tė tjerė nė Kosovė.

    Referencat
    ↑ Dr. M. Shatri, Kosova ............., v. e c., fq. 207.
    ↑ Akademia e Shkencave e RPS tė Shqipėrisė, Instituti i Historisė, “E vėrteta mbi Kosovėn dhe shqiptarėt nė Jugosllavi”, Tiranė, 1990, fq. 546-550; Dr. M. Shatri, Kosova ........., v. e c., fq. 207.
    ↑ V. Čubrilović, “Mišljenje o manjinama”, 1945; Plenum CK KPJ, 1.IV 1945, Zaključci.
    ↑ E vėrteta mi Kosovėn ............, v. e c., fq. 546-550; Dr. M. Shatri, Kosova ......, v. e c., fq. 209.
    ↑ “Bujku”, Dosja jonė, 7 nėntor 1998.
    ↑ Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe tė Lirive tė Njeriut, BULETINI, nr. 14, janar-mars 2000, fq. 20.
    ↑ Dr. Lush Culaj, Njė pėrvjetor i krimit dhe terrorit, “Koha ditore”, 4 dhjetor 2004.
    ↑ Material nė dorėshkrim i prof. dr. Hakif Bajramit, dhėn autorit mė 15.07.2005.
    ↑ Dr. L. Culaj, Njė pėrvjetor i krimit dhe terrorit, “Koha ditore”, 4 dhjetor 2004.
    ↑ Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovės (shtator 1944-korrik 1945), Tiranė, 1994, fq. 163.
    ↑ Zekeria Cana, Socialdemikracia serbe dhe ēėshtja shqiptare, Prishtinė, 1984, fq. 75.
    ↑ Liman Rushiti, Rregullimi administrativ-territorial i Kosovės gjatė viteve 1919-1929, Kosova 1, Prishtinė, 1972, fq. 253.
    ↑ Dr. Izber Hoti, “Fjala”, 5 korrik 1993.
    ↑ “Sl. List DFJ”, nr. 56/1945.
    ↑ Dr. I. Hoti, “Fjala”, 5 korrik 1993.
    ↑ “Sl. List DFJ”, nr. 56/1945.
    ↑ Dr. I. Hoti, “Fjala”, 5 korrik 1993.
    ↑ E njėjtė.
    ↑ Milovan Obradovic, Revizija agrarne reforme na Kosovu, “Kosova”, nr.3/1974, Prishtinė, fq. 411; Dr. I. Hoti, “Fjala”, 5 korrik 1993.
    ↑ Sl. List DFJ, nr. 58/45, nr. 89/46 dhe Sl. List NRFJ, nr. 101/47.
    ↑ Sl. List DFJ, nr. 64/45, nr. NRFJ br, 24/46; nr. 101/47; Sl. Glasnik Srbije, nr. 39/45 dhe nr. 4/46.
    ↑ Sl. List FNRJ, nr. 9/47.
    ↑ Sl. Glasnik NRS, nr. 5/48, 1/49 dhe 34/56.
    ↑ Sl. List DFJ, nr. 26/45.
    ↑ Sl. List DFJ, nr. 36/45.
    ↑ Sl. List NFRJ, nr. 63/46 dhe 74/46.
    ↑ Sl. List DFJ, nr. 40/45 dhe 70/45.
    ↑ Sl. List FNRJ, nr. 61/46.
    ↑ Sl. List FNRJ, nr. 61/46.
    ↑ Sl. List DFJ nr. 66/45 dhe FNRJ nr. 86/46.
    ↑ Pėrkitazi me kėtė nė gazetėn “Kosova sot”, fejton, dhjetor 2005 ka shkruar Adil Fetahu.
    ↑ Sl. List FNRJ nr. 98/46 dhe 35/48.
    ↑ Sl. List FNRJ, nr. 52/58.
    ↑ Sl. List FNRJ, nr. 28/47.
    ↑ Sl. Glasnik NRS, nr. 99/46.
    ↑ Sl. List FNRJ br. 59/1946.
    ↑ Adil Fetahu, Frika nga Kooperativat, fejton (V), “Kosova Sot”, 24-25 dhjetor 2005.
    ↑ Sl. List FNRJ, nr. 22 dhe 27 tė vitit 1953, nr. 4/57, 46/62, nr. 10/65 (Sl. List S

      Ora ėshtė 27/4/2024, 01:48