BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    "Fillimet" poetike tė Meri Dishnicės

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje "Fillimet" poetike tė Meri Dishnicės

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/2/2009, 23:01

    Ėshtė i pari. Shpreson tė ketė edhe tė tjerė mė pas. Fjalėt i rrjedhin vetiu, qyshkur ish ende fėmijė e tani ėshtė bėrė grua, nėnė. Mbrėmjen e sė mėrkurės, mes miqsh, Meri Dishnica prezantoi librin e saj tė parė me poezi. Titullohet "Fillimet", ashtu si fillimi i rrugės sė saj nė lėmin e letrave. I botuar nga shtėpia botuese "Dudaj", vėllimi pėrmban rreth 100 poezi dhe i kushtohet vajzės sė saj, Fionės, e cila e ndrojtur, pėrshėndet tė ftuarit nė mbrėmjen e sė ėmės. "Kam zgjedhur poezinė, sepse ėshtė tepėr e ndjeshme dhe e prekshme nga tė gjithė.

    Ēdokush mund tė gjejė veten nė njė varg, apo nė njė tjetėr", - thotė Meri, e cila bashkė me librin e parė, nisi tė japė edhe intervistat e para pėr mediat, tė cilat nuk nguruan tė pėrkrahin pėrpjekjen e njė poeteje tė re. "Botimi i librit ishte njė kėnaqėsi personale. Janė poezi tė mbledhura, qysh nė kohėt e adoleshencės e mė vonė", - thotė ajo. E ndėrsa boja ende nuk ėshtė tharė mbi faqet e "Fillimeve", po shkruan tė dytin. Duket se ky reaksion zinxhir nuk do tė pėrfundojė kurrė. "Tjetrin, ndoshta do ta quaj "Procesi"", - thotė ajo duke qeshur. "Monologu i natės", "Jo mė", "Rutinė", "Fund", "E verbėr", "Fal", "Tė doja", "Arsyeja ime", "Fiona", "Delir", "Urrej", "Agoni", "Vetmi"... janė disa nga titujt e poezive tė vėllimit.

    "Tematikat janė tė ndryshme, si vetė ndjesitė qė perceptojnė njerėzit nė momente tė ndryshme tė jetės. Qė nga njė trishtim i ēastit, njė mėrzi, tek dashuritė, flirtet, ndodhitė e njė dite...", - shpjegon Meri, ndėrsa shton se poezia ėshtė njė ndjesi shumė e brendshme, e cila perceptohet si e tillė edhe nga lexuesi. Me profesion psikologe, ajo thotė se puna e saj nuk ka shumė lidhje me poezinė, por tė shkruarit ėshtė njė pasion i hershėm, tė cilin ajo ka vendosur ta ndajė me tė tjerėt. "Ky ėshtė libri im i parė. Kjo justifikon edhe titullin, "Fillimet". Shpresoj tė jenė fillime tė mbara", - thotė ajo, ndėrsa nis tė hedh autografet e saj tė parė.


    Fionės

    Ti je si njė mendim i fshehur,
    Qė lulėzon ku tė mundesh.
    A mundesh ti, tė lulėzosh mbi mua?

    Mė fal njė kėnaqėsi tė ėmbėl, si ekzistenca...
    Mė jep njė pėrthyerje tė brishtė,
    Jepma, tė lutem, tjetėrsimin,
    Mė bėj si ajrin, ideale

    Mė jep njė mbėshtjellje tė ngrohtė, njė pėrqafim,
    Ti, mishėrimi im me ngjyra, ti je ideja ime e pėrjetėsisė.
    Eja buzėqesh,
    Mė sulmo dhe mė kap. Tė bindem,
    Dua tė qesh me ty.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 03:04