BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Xhilda Lapardhaja: Unė dhe Sofia Loren!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Xhilda Lapardhaja: Unė dhe Sofia Loren!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/3/2010, 07:56

    Xhilda Lapardhaja: Unė dhe Sofia Loren! Foto_110

    Intervistė me aktoren shqiptare

    Xhilda Lapardhaja: Unė dhe Sofia Loren


    Nė njė intervistė pėr sitin “Shqiptari i Italisė” Xhilda Lapardhaja, aktorja e vetme shqiptare qė luan pėrkrah Sofia Lorenit, tregon emocionet qė ka provuar gjatė dy muajve pėrkrah njė prej yjeve kinematografik botėror. Por edhe pėr jetėn e sa tė pėrditshme me pyetje tipike tė shumė fėmijėve emigrantė, qė, edhe pse bėn jetėn nė Itali si bashkėmoshataret e saj italiane, nga ADN ėshtė shqiptare.

    Si ėshtė tė punosh me njė divė tė kinemasė si Sofia Loren?

    Ditėn e parė unė nuk ia hiqja dot sytė. Nuk ėshtė e lehtė tė realizosh dhe tė kuptosh se je duke punuar kaq pranė njė ylli tė kinemasė botėrore. Je rritur me mitin e saj, kam parė shumė nga filmat e saj. Ka punuar me tė vėrtetė me tė gjithė regjisorėt dhe aktorėt e mėdhenj. Dhe sot e sheh se ka 75 vjet, me njė jetė si kjo, elegante dhe shumė nė formė. Me pak fjalė, ishte njė privilegj qė tė punoje me Loren. Ajo ėshtė njė aktore e madhe, por edhe me shumė humor. Ka njė ironi nė thellėsi qė ėshtė e bukur.

    Ishte Loreni qė ke imagjinuar?

    Po e dija qė ishte njė aktore e madhe, qoftė nė role dramatike ashtu edhe nė komedi. Ajo ėshtė e shkėlqyer nė tė gjitha. Por nuk e dija qė ishte njė grua ironike, bujare nė punė, e thjeshtė. Vinte nė mėngjes dhe i pėrshėndeste tė gjithė, nga i pari te i fundit, gjė qė shumė aktorė nuk e bėjnė shpesh. Ajo ishte e sjellshme me tė gjithė dhe nė fakt e adhuronin tė gjithė. Dhe diēka tjetėr, aktorėt e mėdhenj kanė njė kundėr figurė ose dikė tjetėr qė jep batutat pėr ata, kur nuk janė tė inkuadruar. Ajo nė fakt i jepte personalisht tė gjitha batutat dhe nuk largohej edhe nėse ishte e lodhur. Pra ishte shumė bujare dhe njė profesioniste e madhe.

    Keni punuar nė TV, teatėr dhe kinema. Keni tashmė njė CV tė pasur pėr moshėn tuaj…

    Nuk mė duket kėshtu. Por megjithatė jam krenare tė them se mbahem me kėtė punė, sepse nė njė farė mėnyre kjo tregon qė e bėj seriozisht, nuk ėshtė thjeshtė njė pasion por diēka shumė mė e rėndėsishme nė jetėn time.

    Bėni pjesė nė atė gjeneratė qė e la Shqipėrinė, nė njė moshė tė hershme, pėr tė ardhur nė Itali. Kėtu je rritur, keni studiuar dhe sot punoni. Sa ndjehesh shqiptare?

    Kam ardhur nė Romė me prindėrit e mi kur isha vetėm 10 vjeēe, por para tė gjithash dua tė them se u jam shumė mirėnjohėse atyre qė kanė sakrifikuar vetveten, kanė lėnė gjithēka, pėr tė ardhmen e ne fėmijėve qė nė atė kohė nuk e shihnim nė Shqipėri.

    Pėr sa i pėrket faktit tė jesh shqiptare e rritur nė Itali, mund tė them se sot kuptoj kuptimin e fjalės “pa shtet”, sepse mė ndodh tė ndjehem e huaj kėtu dhe e huaj edhe nė Shqipėri.

    Pse?

    Po shpjegohem mė mirė, jam shqiptare sepse mbart me vete kulturėn e shekujve, atė qė kam nė ADN, por nga ana tjetėr jam edhe e huaj nė Shqipėri, pėr faktin e thjesht se e njoh pak, kam shkuar disa herė. Dhe ndoshta jam kaq e kufizuar sepse e njoh pak fizikisht, sepse kam mbetur e impresionuar nga era dhe vendet e fėmijėrisė, tė cilat nuk i gjej nė Shqipėrinė e sotme. Edhe gjuha, fjalėt arrij tė lexoj, por jo tė shprehem shumė mirė nė shqip. Struktura e fjalėve t mia nė shqip janė tė thjeshta, si tė njė fėmije 10-vjeē, pra nuk arrij dot tė flas seriozisht pėr njė argument.

    Keni pasur vėshtirėsi sapo mbėrritėt nė Itali?

    Nė Shqipėri merresha me vallėzim, dhe kur mbėrrita kėtu kam bėrė provimin pranues nė Akademinė Kombėtare tė Vallėzimit dhe kėrkonin tė prisja edhe dy vjet pėr shkak tė moshės time, sepse kam qenė shumė mė e pėrgatitur se kolegėt e mi italianė, falė ashpėrsisė dhe pėrgatitjes sė shkollave artistike nė Shqipėri. Nė ēėshtje tė tjera, nė fillim kam patur vėshtirėsi pėr shkak se unė nuk e dija asnjė fjalė italiane. Por kjo zgjati vetėm dy-tre muaj, sepse duke ndenjur tėrė ditėn nė shkollė midis fėmijėve dhe studimeve italiane e mėson gjuhėn mė shpejt. Kur, pata probleme shėndetėsore, e ndėrpreva vallėzimin, duke menduar seriozisht pėr t'u bėrė aktore. Kam studiuar pėr tė recituar nė njė shkollė private tė vendosur nė njė teatėr dhe mora njė kurs nė interpretim.

    Dhe sot?

    Nė jetėn e pėrditshme, vėshtirėsitė mė tė mėdha, mendoj, qė i kanė pasur prindėrit e mi. Edhe pse jam e sigurt se problemet janė tė varura nga njerėzit qė takoni: ka njerėz qė nuk u bėjnė efekt tė qenit ndryshe, pėrkundrazi nė tė vėrtetė ata e shohin kėtė si njė pasuri, dhe ka njerėz qė kanė njė mosbesim tė caktuar...Njė gjė qė mė jep shumė bezdisje, ėshtė kur bisedon me dikė qė nuk e di se je shqiptare dhe kur i thua tė pėrgjigjet e habitur: "Por nuk dukeni!”. Duke u pėrpjekur tė tė bėjė njė kompliment, duke tė thėnė “por nuk dukeni si shqiptare", dhe ajo ēka mė bėn me tė vėrtetė qė tė inatosem kur tė kėrkojnė ta dinė “Por, pėrse, si janė shqiptarėt?”. Kėto gjėra mė lėnė nė mėdyshje, ende, pėrkundėr tė gjitha kėtyre viteve qė jetoj kėtu dhe dėgjoj tė njėjta fraza. Ndonjėherė, kur ju thoni se jeni shqiptare vėren njė ndryshim te bashkėbiseduesi. Dhe ju nuk e kuptoni mirė se ēfarė ėshtė: habi, mosbesim, frikė, ...

    Nė disa aspekte, njė moment tjetėr qė mė bėn tė ndjehem jo dhe aq mirė ėshtė kur shkoj pėr tė rinovuar lejen e qėndrimit

    E keni ende lejen e qėndrimit?

    Po, edhe pse unė jam kėtu pėr 17 vjet ende nuk e kam nėnshtetėsinė italiane, ju e dini si ėshtė. Unė shkoj nė stacionin e policisė, mi shikojnė dokumentet dhe si e shohin “vetėpunėsim” fillojnė pyetjet:" Ēfarė pune bėni? "," Oh, aktore! Ēfarė film jeni duke bėrė? ". Ndoshta nuk u intereson fare kinemaja, por nė atė kohė ndoshta mendojnė se, "shqiptare, aktore? Kush e di se ēfarė filmi bėn? ".

    Ndjehesh e diskriminuar?

    Nė pėrgjithėsi, duke u hequr kėto momentet e vogla, nuk ndjehem e diskriminuar. Ne shqiptarėt jemi njė popull individualist, dhe nė fakt njė “qytet shqiptar” ose “Shqipėria e vogėl”, nuk e gjen kurrė nė asnjė vend. Pėr mė tepėr jemi shumė krenar, ndonjėherė edhe krenari tė tepruar. Dhe unė nė kėtė aspekt jam shumė shqiptare; ndonjėherė inatosem, kėmbėngul nė faktin qė jam shqiptare. Krenaria ime mė ēon tė kėrkoj rrėnjėt e mia.

    Edhe kjo XH nė emrin tėnd bėn pjesė nė shqiptarizmin tėnd. Ju kanė kėrkuar me dhjetėra herė qė tė ndryshoni emrin tuaj nė Gilda?

    Kėrkuar me dhjetėra? Ndonjėherė ma ndryshojnė emrin pa mė pyetur fare, ēka mua mė jep shpesh herė bezdisje. Para se tė gjithash emri im, Xhilda Lapardhaja, mė duket shumė muzikor. Ndėrsa shkronja XH e shoh shumė bukur si dhe njė element dallues. Mė kujtohet njė rast shumė kohė mė parė, Dino Risi mė kėrkoi pėr njė provė nė filmin televiziv “Vajzat e Miss Italisė”. Mė thotė: “Nė vendin tėnd unė do ta ndėrroja emrin dhe do tė vetėquhesha Gilda Lapąr”. E pashė e habitur dhe i thashė: Ēfarė, jo faleminderit pėr momentin do tė mbajė kėtė qė kam”.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 17/5/2024, 06:45