BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Inva Mula: Mund tė isha identifikuar me Mozartin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Inva Mula: Mund tė isha identifikuar me Mozartin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/3/2010, 17:14

    Inva Mula: Mund tė isha identifikuar me Mozartin! Inva_m11

    Inva Mula ėshtė aktualisht sopranoja shqiptare mė e njohur nė botė. Mbasi fitoi konkurset George Enescu nė Bukuresht (1992), "Butterfly" nė Barcelonė (1992) dhe konkursin e parė pėr kėngėtarė tė operave tė organizuar nga tenori spanjoll Placido Domingo nė Paris (1993), asaj iu hapėn portat e teatrove mė tė famshėm nė botė, duke filluar nga "La Scala" nė Milano e deri nė "Metropolitan Opera" nė Nju Jork. Me zėrin e Divės nė filmin fantastiko-shkencor tė regjisorit francez Luc Besson "Elementi i pestė" (1997) ajo arriti tė bėhej e njohur edhe nė skenėn e muzikės pop. Qė nga viti 2002 Inva Mula ėshtė interpretuese e rregullt nė Deutsche Oper Berlin, kėtė vit ajo interpreton aty rolin kryesor tė "La Traviata"-s sė kompozitorit italian Giuseppe Verdi (1813-1901). Sė fundi ka dalė nė treg edhe CD-ja e saj mė e fundit "Il Bel Sogno" (Virgin Classics), njė pėrmbledhje ariesh e regjistruar me Orkestrėn e Filarmonisė tė Zagrebit nėn drejtimin e Ivo Lipanoviēit. Ndėrsa nė profesione tė tjera gratė mund tė diskriminohen, nė skenė jo: ajo gjithmonė ėshtė nė qendėr tė vėmendjes, thotė sopranoja shqiptare

    - Ekziston njė personazh opere me tė cilin ju identifikoheni mė sė shumti?

    Jo, unė gjithnjė futem dhe dalė nė jetėn e kėtyre personazheve dhe kjo ėshtė edhe bukuria e profesionit, kur hyn nė jetėn e dikujt tjetėr dhe pastaj del ngadalė-ngadalė, sepse nuk mund tė dalėsh pėrnjėherė. Aty unė nuk gjej vetveten, por karakteristikat e kėtyre grave tė forta shpirtėrisht, psikologjikisht, tė forta nė zemėr, tė forta nė sakrificė, ndoshta nė kėtė gjej njė moment nė identifikimin tim.

    - Personazhet qė luani ju i pėrkasin njė epoke, kur diskriminimi i grave ishte i vetėkuptueshėm. A e ndjeni ju diskriminim sot nė profesionin tuaj?

    Jo. Unė them qė ndoshta nė profesionet e tjera gratė mund tė paguhen mė pak, ndoshta nuk janė nė poste aq tė rėndėsishme sa ē'mund tė jenė edhe meshkujt. Nė skenė jo: prima donna ėshtė prima donna dhe tė gjithė i kanė sytė tek ajo. Por unė nuk kam abuzuar asnjėherė nė kėtė gjė. Kam ulur kokėn dhe kam qenė shumė e dashur dhe shumė e sjellshme me tė gjitha koleget, edhe me ato qė nuk kanė mundėsi qė tė jenė prima donna dhe qė bėjnė njė rol shumė mė tė vogėl.

    - Ju u larguat nga Shqipėria menjėherė pas rėnies sė "siparit tė hekurt" tė luftės sė ftohtė. Ēfarė ndjenje ju jep Berlini me historinė e tij, pikėrisht juve, nisur nga fakti qė babai juaj ka lindur nė Kosovė dhe nėna

    nė Rusi?


    Absolutisht. Unė jam tepėr sensibėl pėr arsyese gjithė ajo histori e imja, qė identifikohet nė historinė e gjithė popullit shqiptar dhe gjithė popullit tė lindjes sė vendeve ish-komuniste, ėshtė historia e rėnies sė Murit tė Berlinit. Pėr

    kėtė jam shumė e vetėdijshme sa herė qė vij nė Berlin dhe dua t'i them shumė faleminderit kėtij qyteti, se nė sajė tė rėnies sė kėtij Muri unė jam sot kėtu, jam nesėr nė Itali, jam nė Francė, jam kudo, jam e plotėsuar nė profesionin tim, atė qė nuk kanė mundur ta kishin prindėrit e mi pėr shembull.

    - A keni arritur tė rikrijoni kontakte me vendlindjes e nėnės sė suaj?

    Kontaktet me Rusinė janė mė shumė sentimentale. Kam shkuar nė Rusi ndoshta pesė-gjashtė herė, por tė gjitha kėto herė kanė qenė pėr shfaqje, kam qenė e ftuar pėr tė bėrė koncerte dhe t'u them tė drejtėn nuk mė ka dalė koha akoma tė shkoj nė vendlindjen e mamasė sime, pėr arsye se vendlindja

    ėshtė tepėr larg nga Moska dhe unė i kam ditėt nė pėrgjithėsi tė numėruara.

    - A e flisni gjuhėn?

    Shumė pak. Ashtu bashkė me diktaturėn shqiptare ka qenė e ndaluar pėr mua qė tė flisja rusisht, pėr arsye qė ndoshta s'ia vlen t'i pėrmendim sot.

    - Janė tė dhimbshme?

    Jo, jeta ime nuk ka qenė jetė e dhimbshme nė raport me jetėn e fėmijėve tė grave ruse, pėr arsye se ne e dimė shumė mirė, qė shumė nga kėta fėmijė kanė pėrfunduar nė internim, me vetėvrasje, me burgim, me mama vėrtet tė degdisur dhe kėto kanė qenė jetė shumė tė dhimbshme. Jeta ime ka qenė njė jetė shumė e mirė nė raport me gjithė kėto histori tė dhimbshme, por gjithnjė ka qenė njė frikė, si tė thuash, rusishtja ishte njė mollė e ndaluar pėr mua, por nė tė njėjtėn

    kohė edhe nuk kisha mundėsi qė tė isha nė pararojė tė fėmijėve tė tjerė, pasi e kisha gjithnjė nga mbrapa njė gjė tė pamoralshme pėr momentin, sepse kisha njė mama tė huaj.

    Si Violeta? Edhe ajo kishte gjithmonė hijen e moralit nga pas?

    Absolutisht. Po.

    - Nė Berlin ju korrėt duartrokitjet mė tė forta. Sa e rėndėsishme ėshtė kjo pėr ju sot, 24 vjet pas interpretimit tė parė tė "La Traviata"-s?

    Sigurisht, tė gjithė artistėt janė shumė sensibėl ndaj duartrokitjeve. Ka shfaqje ku ndoshta duartrokitjet nuk janė kaq tė zjarrta dhe gjithnjė i bėj pyetje vetvetes mos isha mė dobėt, mos nuk isha nė nivelin e duhur pėr spektatorin. Por nganjėherė nuk do tė thotė gjė, entuziazmi i spektatorit varet edhe nga gjėra tė tjera. Sigurisht qė artisti kėto pret. Duartrokitjet e fundit janė shpėrblimi mė i mirė i gjithė kėsaj lodhjeje gjatė tre katėr orėve qė jam nė skenė.

    - Varet ndoshta edhe nga publiku. Si e keni gjetur atė gjerman?


    Mendoj qė publiku gjerman ėshtė i mrekullueshėm. Pjesė tė publikut gjerman i kam takuar edhe kudo nė botė. Janė vėrtet artdashės, ne e dimė qė ka

    shumė teatro operash nė Gjermani, se sa nė ndonjė vend tjetėr tė botės. Kėtu nė Berlin publiku ėshtė i mrekullueshėm.

    - Publiku gjerman ėshtė mė i ushtruar me operat e bashkėkohėsit tė Verdit, Wagneri dhe muzikantėve gjermanė, ēka nuk ėshtė pjesė e repertorit tuaj. Ju vjen keq pėr kėtė?

    Nė muzikėn gjermane unė jam thjesht njė spektatore. Do tė doja tė kisha njė jetė tjetėr pėr t'iu futur nė radhė tė parė gjuhės dhe pėr tė kėnduar repertorin gjerman. Nuk mund tė identifikohem me Wagner, as me Mahler, por mund tė isha identifikuar me Mozartin gjerman. Mė vjen jashtėzakonisht keq qė nuk e kam bėrė kėtė repertor. Tani them qė ka tė tjerė qė mund ta bėjnė mė mirė se unė.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 03:55