BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Edita Tahiri, jashtė kostumit tė politikanes!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Edita Tahiri, jashtė kostumit tė politikanes!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/3/2010, 17:49

    Edita Tahiri, jashtė kostumit tė politikanes! Itnerv10

    Kur fillon fundjava pėr ju?

    Tahiri: Ka njė kohė tė gjatė qė mund tė them se nuk kam fundjavė. Qė nga koha kur kam nisur studimet e doktoraturės, nė 2004, fundjava ėshtė kryesisht vazhdim i ditėve tė punės. Jam duke punuar intensivisht nė pėrfundimin e tezės sė doktoraturės, qė ka tė bėjė me ndikimet e sovranitetit tė padefinuar nė sukseset e shtetndėrtimeve ndėrkombėtare, rast studimor kam Kosovėn. Kjo temė ėshtė aq inspiruese sepse merrem me fenomenet qė kanė penguar njė proces tė suksesshėm tė shtetndėrtimit nė Kosovė nė periudhėn 1999-2008, nė veēanti dėshtimet e UNMIK-ut dhe fenomenet e ndėrhyrjes sė ish-okupatorit, Serbisė, nė ēėshtjet e brendshme tė Kosovės pėrmes strukturave ilegale paralele dhe tendencave tjera destruktive. Ėshtė njė punė e madhe dhe e pėrkushtuar andaj vetėm njė temė frymėzuese mund tė tė mbaj tė lidhur pėr tryezėn e punės. Dhe pikėrisht kjo po ndodh, sepse kam harruar kur kam pushuar si duhet nė fundjavat e viteve tė fundit. Mirėpo, nga ana tjetėr njė anė e mirė e futjes nė shkencė mė jep mundėsinė qė tė menaxhoj streset e politikės qė janė kaq tė shumtė nė vendin tonė qė pati fatin e tranzicioneve tė shumėfishta.

    Si nis dita e pushimit? Ka ndonjė ritual qė i pėrket vetėm kėsaj dite?

    Tahiri: Siē ju thashė, ditėt e pushimit i kam nė deficit. Besoj se kjo do tė ndryshoj me pėrfundimin e doktoraturės. Megjithatė kam disa orė pushimi qė i ndaj pėr vete pėr familjen, shoqėrinė dhe ndonjė obligim urgjentė qė mund tė paraqitet. Tė shtunėn preferoj tė fle mė gjatė, jam tip i natės me bioritėm produktiv pas qė tė bie qetėsia e natės. Mėngjesin e vonuar tė fundjavės e nis me njė lėng frutash dhe njė kafe duke lexuar shtypin e ditės, por me kujdes tė madh qė lajmet e politikės tė mos mė rrėmbejnė nga puna akademike pėr tė cilėn fundjava ėshtė e rezervuar. Mė pas vjen mėngjesi dhe fillon puna. Ka fundjavė qė dėshiroj ta thyej kėtė cikėl tė qė di tė jetė monoton, dhe nė ato raste ose zgjedh tė pijė kafenė me miqtė nė ndonjė nga kafene ose shkoj pėr tė ecur nė Gėrmi, me ē’rast pijė dy kafe, njė para ecjes dhe njė pas. Mos tė harroj, se me kafe ose edhe pa kafe pijė, cigarja qė ėshtė pjesė e kėtij rituali, ndonėse i dėmshėm. Pėr fundjavat e kėndshme meritė tė madhe ka motra ime Myfidja, e cila mė bėnė befasi me specialitete me tė shijshme, ushqimi dhe bisedė. Motra ime ka njė sens humori tė lehtė qė mė disponon pėr ta nisur ditėn e punės, me tė bisedat i kemi tė kombinuara pėr politikė e familje dhe si gjeografe ajo e mban busullėn e lundrimeve familjare.

    Ju pėlqen mė shumė tė rrini nė shtėpi apo tė udhėtoni?

    Tahiri: Udhėtimet i kam pasion. Edhe para se tė marrė detyrėn e ministrit ė punėve tė jashtme tė Kosovės, punė kjo qė ishte e ndėrlidhur me udhėtime tė pandėrprera plotė dhjetė vjet (1991-2000), unė kisha udhėtuar nė mbarė Evropėn. Pas pėrfundimit tė Universitetit kisha realizuar njė itinerar udhėtimesh personale nė ēdo cep tė Evropės duke kthyer pushimet verore nė udhėtime turistike, ku dua tė veēoj qėndrimin nė Itali dhe kėnaqėsinė e vizitės nė Kalabri te Arbėreshėt ku isha mysafire pinjolles sė familjes sė Skėnderbeut, zonja Augusta Kastriota Scanderbeg. Si dhe vizitat nė metropole si Paris, Londėr, Roma, Brukseli, vendet Skandinave, etj. Mė pas si ministre e jashtme kam udhėtuar shumė nė SHBA, Evropė e mė gjerė deri nė Japoninė e Kinėn e largėt. Kėto ishin udhėtime pune e pėrkushtimi pėr misionin diplomatik qė kisha, pėr ta bėrė tė njohur ēėshtjen e Kosovės, tė ēėshtjes shqiptarėve dhe tė vėrtetėn pėr shtypjet gjenocidale serbe ndaj shqiptarėve dhe pėr tė kėrkuar pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe pavarėsi tė Kosovės. Vazhdoj me udhėtime zyrtare edhe sot, mirėpo kėnaqėsia ime e udhėtimit ėshtė nė udhėtimet private, ato tė cilat unė vet i planifikoj dhe qė mė frymėzojnė, mė mbushin energji pėr punėn. Udhėtoj sa herė qė tė mė krijohet mundėsia dhe pėrjetoj njė kėnaqėsi tė veēantė duke u njohur me kultura tė ndryshme dhe mrekullitė e botės. Vitin e kaluar kam eksploruar bukurinė dhe trashėgiminė kulturore tė Stambollit, dhe mund t’ju them se po tė kisha mundėsi ēdo fundjavė do ta kaloja nė njė nga vendet atraktive tė botės. Por realiteti ekonomik i Kosovės dhe obligimet e mia tė punės i shkurtojnė pamėshirshėm kėto dėshira.

    Cilat janė vendet qė frekuentoni zakonisht brenda dhe jashtė Prishtinės?

    Tahiri: Mė pėlqen ta kaloj kohėn e lirė nė kafene, teatėr e ngjarje tjera kulturore. Nė kafene zakonisht dal me miqtė dhe bashkėpunėtorėt e ngushtė ku do ta veēoja, Edi Shukriun, Rexhep Gjergjin, Ymer Reēicėn, si bashkėluftėtarė tė lėvizjes pėr pavarėsi, pastaj Arjeta Rexhėn, Gazmir Racin, Dren Zekėn, Teki Shehun, Shefkije Mullaademin, Vera Xėrxėn e shumė tė tjerė tė cilėt besoj nuk do tė hidhėrohen pse nuk i pėrmenda me emėr. Kur vendos tė dal jashtė Prishtinės atėherė shkojė nė Gėrmi me motrėn dhe mbesėn, Myfiden dhe Elonėn, miken time tė jetės Edin, vajzėn Erletėn etj. Shpesh me Edin nė kėto ecje e kujtojmė veprimtarinė tonė tė gjatė diplomatike tė kohės sė okupimit.

    Nė fakt, Prishtina nuk ofron shumė mundėsi nė rrethinė dhe Gėrmia apo liqeni i Batllavės gjatė verės mbeten mundėsitė e pakta. Qeveria e Prishtinės duhet t’i kushtohet mė shumė krijimit tė qendrave tė relaksimit dhe rekreacionit pėr qytetarėt dhe vizitorėt e shumtė. Por nė daljet e mia nga Prishtina kam njė qendėr gravitacioni qė mė tėrheq ēdo moment, ėshtė vendlindja ime Prizreni, ku dua tė shkojė ēdo herė qė marrė timonin nė dorė. Jam lindur e rritur nė Prizren dhe kam kaluar ditėt mė tė bukura tė rinisė atje, mė lidhin shumė kujtime. Mė lidhin kujtime me familjen, mė prindėrit e mi, Fadile e Veli Tahirin, mė kujtohen vuajtjet e familjes, burgu i babait pėr pesė vjet nė kohėn Rankoviqit, ndarja e pėrjetshme e nėnės nga familja e saj nė Shqipėri, pėr shkak tė Murit tė Berlinit shqiptar etj, etj. Mė lidhin gėzimet e sukseset familjes, tė shokėve e shoqeve tė rinisė. Kėto ditė kam humbur nė Prizren dy miq tė ēmuar, Muhamed Shukriun, njė veprimtar i shquar i ēėshtjes kombėtare dhe njė shok tė gjeneratės, Merdi Ēekun, i cili ndėrroi jetė nė moshė tė hershme. Vendlindja ėshtė shumė e ėmbėl dhe mbetet e tillė gjithmonė, por Prizreni vėrtet ka vlera tė rralla. E bėjnė tė veēantė sidomos tre faktorė, pėrjetimi i Lumbardhit, i Kalasė sė Prizrenit dhe frymėzimi kombėtar qė tė ofron Prizreni si kryeqendėr shpirtėrore shqiptarisė.

    Ju pėlqen tė jeni vetėm me familjen tuaj apo edhe me miq?

    Tahiri: Pėr mua familja dhe shoqėria janė pjesė tė pandashme. Secila ka vendin e vet dhe e plotėsojnė shkėlqyeshėm njėra -tjetrėn. Dua tė theksoj se me shumė kėnaqėsi vizitojė motrėn time Shyhreten, njė patriote dhe veprimtare e palodhur pėr ēėshtjen kombėtare qė nga demonstratat e studentėve tė vitit 1968 me tė cilėn kaloj momente tė bukura nė biseda politike dhe biseda tė lira pėr zhvillimet nė Prizren. Meqenėse prindėrit e mijė kanė ndėrruar jetė shumė kohė mė parė atėherė vizitat familjare i bėjė te motra si dhe te dy vėllezėrit e mi, Afrimin qė jeton nė Prizren dhe Bajrami qė jeton nė Bruksel. Bėj dhe pres vizita nė Shqipėri ku e kam familjen e nėnės. Sa i takon shoqėrisė dhe miqve ata i kam anė e kėnd botės dhe pėr aq sa mė lejojnė mundėsitė shkėmbej vizita me ta. Njė miqėsi tė veēantė qė dua ta pėrmend dhe ku bėj vizita me shumė kėnaqėsi ėshtė familja e shkrimtarit tė madh tani tė ndjerė, Murat Isakut, me tė bijėn e tė cilit Luljetėn kam njė miqėsi shumė tė gjatė nga kohėt e studimeve.

    Kur jeni nė tryeza me miqtė ju pėlqen ta bėni ju protagonisten?

    Tahiri: Vet veprimtaria ime si politikane dhe si njė ndėr protagonistėt kryesor tė ndryshimeve tė mėdha politike nė kėto hapėsira pas pėrfundimit tė Luftės sė ftohtė, desha s’desha mė bėn protagoniste nė tryeza. Shpesh pėrpiqem qė tė pozicionohem nė rolin e dėgjueses nė biseda me miq, por kjo kėnaqėsi mė rrėmbehet shpejtė sepse politika ėshtė temė e paevitueshme e bisedave.

    Konsumoni alkool?

    Tahiri: Vera mė pėlqen gjatė darkės. Nė ndeje me rastin e gėzimeve mė pėlqejnė Xhin Toniku, Martini, Mohitos e kokteje tjera. Mos tė harroj t’ju them se festėn e flamurit kombėtar tradicionalisht e kalonim nė familje ku pinim raki tė kumbullės tė pėrgatitur nga babai im dhe sė bashku me rakinė shpėrthenin kėngėt pėr flamurin dhe pėr vuajtjet e patriotėve shqiptarė burgjeve tė armikut.

    Gatuani, nėse po cili ėshtė specialiteti juaj?


    Tahiri: Rrallė gatuaj dhe kur e bėjė kėtė jo me ndonjė mjeshtri tė madhe. Bėj mirė rizoton me kėrpudha dhe karkalecat e detit edhe sallatat dhe pėr njė ėmbėlsirė ma kanė pranuar se jam specialiste – pėr tortėn japoneze.

    Pasditja e sė dielės si shkon ndėrsa mendoni se nesėr vjen sėrish e hėna, nisin serish punėt e javės?

    Tahiri: Pasditja vazhdon me punė, ndėrsa mbrėmja nė shqyrtimin e agjendės javore dhe planifikimin e veshjes. Mė kėtė rast dua tė falėnderoj gjithė bashkėpunėtorėt e mi tė ngushtė tė cilėt mė ndihmojnė pa masė pėr tė realizuar agjendėn e ngarkuar tė punėve nė politikė, parlament, universitet, shkencė dhe nė bashkėpunim me mediat. Njė falėnderim shumė madh i shkon motrės sime, Myfides, e cila kujdeset pėr veshjen time, faktor ky rėndėsishėm pėr jetėn publike. Po ashtu ju falėnderoj juve pėr kėtė intervistė tė veēantė qė mė dha mundėsinė tė flas pėr jetėn time edhe jashtė politikės.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 17/5/2024, 03:56