BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Publiku po i rikthehet muzikės klasike

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Publiku po i rikthehet muzikės klasike

    Mesazh nga Albatros 27/3/2010, 14:50

    Publiku po i rikthehet muzikės klasike Interv13

    Intervistė me muzikologen Rreze Kryeziu

    Na thoni diēka mė shumė pėr fillimet e para tė marrjes me muzikė?


    Kryeziu: Kam qenė vetėm 8 vjeēare, kur fillova tė merrem me muzikė, pastaj vijova shkollėn e ulėt tė muzikės nė Prishtinė “Prenk Jakova”, nė instrumentin e pianos. Pas pėrfundimit tė shkollės sė ulėt gjashtė vjeēare tė mesme nė drejtimin teorik, regjistrova Fakultetin e Arteve, degėn e pedagogjisė muzikore, tė cilėn tashmė e kam pėrfunduar. Pasi qė nė vendin tonė nuk ka ekzistuar dega e muzikologjisė, na ėshtė mundėsuar nėpėrmjet kėrkesave, qė kemi bėrė dhe falė ndihmės sė profesorit dhe mentorit tim Engjėll Berishės, ėshtė hapur dega e parė e muzikologjisė nė Akademinė e Muzikės nė Kosovė. Tashmė i kam pėrfunduar studimet dhe jam muzikologia e parė nga Akademia e Muzikės nė Prishtinė.

    Si njohėse e re e muzikės klasike, ēfarė mendoni pėr zhvillimin e saj nė vendin tonė?

    Kryeziu: Fatkeqėsisht muzika artistike tek ne ėshtė paraqitur dhe ėshtė zhvilluar shumė mė vonė se tek popujt e tjerė. Kjo ka ndodhur si pasojė e rrethanave historike, qė secili shqiptar nė Kosovė i njeh, rrethana tė cilat e kanė bėrė tė pamundur zhvillimin e kėtij zhanri edhe nė shoqėrinė tonė. Mirėpo falė punės sė madhe tė kompozitorėve, krijuesve dhe pėrgjithėsisht artistėve, muzika artistike tek ne ka arritur tė zhvillohet pėr njė kohė tė shkurtėr e tė shpejtė dhe vazhdon edhe sot tė qėndrojė, nė kėto kushte ekzistuese, por prapė kjo ėshtė njė gjė pozitive. Edhe nė Akademinė e Muzikės, ka njė interesim tė madh e po ashtu edhe nė festivale tė ndryshme atė muzikės artistike.

    Mendoni se publiku i ėshtė rikthyer muzikės klasike?

    Kryeziu: Vitet e fundit fatmirėsisht, ėshtė njė prani mė e madhe e njė publiku shumė tė mirė. Dukshėm vėrehet njė pjesėmarrje e njerėzve nėpėr festivale dhe koncerte tė ndryshme qė zhvillohen nė vendin tonė. Nė pėrgjithėsi ėshtė njė interesim mė i madh i audiencės pėr muzikėn klasike se vitet e kaluara. Por fatkeqėsisht nė publik shihen fytyra tė njėjta, qė jemi mėsuar t’i shohim nėpėr koncertet tona, megjithatė ėshtė njė respekt i madh, qė po i bėhet muzikės klasike dhe artistėve qė e kultivojnė atė. Nė ēdo vend ekzistojnė edhe zhanre tė tjera tė muzikės, por mbi tė gjitha ėshtė muzikė dhe respekti ekziston pėr tė gjitha format e artit dhe preferencat janė personale.

    Si e vlerėsoni muzikėn shqipe sot dhe ēfarė i duhet mė shumė asaj?

    Kryeziu: Muzika shqipe apo ajo burimore popullore, pėr tė gjithė studiuesit e muzikės serioze artistike, ėshtė shumė e rėndėsishme dhe ēdo njėri prej nesh ka respekt shumė tė madh dhe e ēmon muzikėn popullore shqipe. Para se tė fillojnė hapat e parė tė muzikės artistike tek ne, tė vetmen pasuri muzikore kompozitorėt e kanė pasur folklorin dhe melosin shqiptar. Po mos tė ishte ai, nuk do tė kishin ekzistuar as veprat e para tė kompozitorėve tanė gjegjėsisht veprat e para tė muzikės artistike nė Kosovė.

    Na flisni pak pėr projektet tuaja aktuale dhe ato qė planifikoni t’i realizoni?

    Kryeziu: Aktualisht jam shumė e angazhuar, nė punėn time si muzikologe dhe asistente e prof. Berishės, tė cilin e falėnderoj shumė pėr ndihmėn qė mė ka ofruar nė rrugėtimin tim artistik dhe profesional. Jam duke marrė pjesė nė disa festivale qė po mbahen nė Kosovė dhe nėpėr tribuna tė ndryshme muzikore. Jam anėtare e bordit tė “Dam Fest” dhe paralelisht jam e angazhuar edhe si pjesėmarrėse nė Festivalin e Shopenit kėtu nė Prishtinė. Sa i pėrket planeve pėr tė ardhmen, synimi im gjithnjė ka qenė tė arrij 30 % sa ka arritur profesori i nderuar E. Berisha, qė ėshtė edhe njė ndėr themeluesit e profesorėt e parė tė Fakultetit tė Muzikės kėtu. Qėllimi im ėshtė tė vazhdojė punėn nė fakultet, hapjen e degės sė muzikologjisė nė tė ardhmen, me shpresė qė edhe unė do tė jem ajo qė do tė nxjerrė kuadro tė reja, meqenėse ėshtė njė mungesė e madhe.

    Sė fundi, ēfarė do t’i sugjeronit brezit tė ri, cili ėshtė mesazhi juaj pėr artistėt shqiptarė?


    Kryeziu: Do tė doja tė filloja sė pari me mesazhin mė tė rėndėsishėm e qė ėshtė, sa mė shumė mėsim pėr brezat e rinj. Ata duhet ta dinė qė nė Kosovė dhe ēdo vend tjetėr tė botės ėshtė koha, kur duhet tė kesh patjetėr studimet, qė tė arrish diēka nė jetė. Tė punojnė pasi edhe unė kam qenė studente dhe aktualisht jam studente e magjistraturės nė Shkup. Kam kaluar ditė shumė tė vėshtira pėr tė arritur kėtu ku jam sot, ditė kur jam ndjerė shumė e lodhur, por asnjėherė nuk jam dorėzuar. Puna njė ditė do tė shpėrblehet.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 17/5/2024, 03:54