BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sportistja Marjana Gjoka“Dashuria ėshtė e mirėpritur”

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Sportistja Marjana Gjoka“Dashuria ėshtė e mirėpritur”

    Mesazh nga Vizitor 29/3/2010, 08:01

    Ndonjėherė “shakatė”, qė tė bėn jeta, dalin pėrtej rrėfimit tė romanit “Shakaja” tė Milan Kunderės. Cilado qoftė forma, pėrmbajtja mbetet e njėjtė. Ajo do ta pėrligjte njė shembull tė tillė. Fati mund tė kthejė drejtim sa hap e mbyll sytė, nga koshat e basketbollit, tek shifrat, pėr tė pastruar shtėpitė greke. Nuk i vjen keq qė jeta i ndryshoi katėrēipėrisht e aq mė pak turp nga puna e saj, nga e cila ka mbijetuar. Ky ėshtė kalvari nėpėr tė cilin ka rrjedhur jeta e Marjana Gjokės, njė ndėr atletet e njohura nė vitet ’60, njėkohėsisht dhe basketbolliste e ekipit tė “Kastriotit” tė Krujės, e cila prej 19 vitesh jeton nė njė qytet tė vogėl nė Greqi. “Gjuha” mes shifrave, ka bėrė qė rrėfimi i saj tė jetė i saktė dhe konciz, megjithėse historia e kėsaj gruaje nuk mund tė qėndrojnė brenda kornizave. Ish- basketbollistja e “Kastriotit” tregon sesi theu mentalitetin e viteve ’60, duke u zhveshur me kilota, pėr tė realizuar ėndrrėn e saj tė hershme. Si rrodhi mė tej jeta e emigrantes qė la pas sportin, punėn si ekonomiste, por dhe njė martesė tė dėshtuar..
    Zonja Marjana, ju njiheni si njė ndėr atletet e para nė vitet‘60 qė nuk u tutėt nga mentaliteti absurd i kohės, aq mė tepėr nė qytete tė vogla si Laēi. Ē’ju shtyu drejt sportit?
    Nė shkollėn fillore kujtoj qė pranė meje kisha mėsuesen e dashur Drita Nikshipi, e cila kishte nė patronazh vajzat e vogla akrobate tė Laēit. Qė nga ajo kohė nė pasionin tim ishte sporti, e fillova si akrobate dhe mė pas vazhdova me mėsuesin e gjimnastikės Filip Nita, i cili mė zbuloi tė dhėna nė atletikė. Nga kėta dy mėsues tė shkėlqyer filloi jeta ime sportive, e cila vazhdoi edhe nė shkollėn e mesme me mėsuesin e fizkulturės Ndue Tarashi, qė me stėrvitje tė fortė e tė lodhshme bėri qė pėr shumė vite emri im tė mbajė vendin e parė nė garat 800 metra, 1000 metra e 5000 metra.
    Po basketbolli kur hyri nė jetėn tuaj?
    Nė tė njėjtėn kohė, nisa tė merrem me basketboll, me ekipin e qytetit tė Krujės, “Kastriotit” pėr vite me radhė me trajnerin e palodhur Pjetėr Xhuxha. Ishim njė grup vajzash nga Laēi, por pėrfaqėsonim Krujėn. Kush mund t’i harrojė ato vajza ēapkėne nga qyteti i vogėl, Laē. Ishin vite tė pashlyeshme.
    Pasi braktisėt sportin, ku punuat?
    Kam qenė e martuar nė Shkodėr, ndėrsa punoja nė Koplik si shefe llogarie pranė Kėshillit Popullor, nga viti 1977 deri nė vitin 1991. Ėshtė e vėrtetė qė ka njė ndryshim tė madh, ēdo punė siē ka rėndėsinė e vet, ka edhe lodhjen. Atje puna ime ishte e vėshtirė, me llogarinė dhe kontrollet nė ekonominė e institucioneve tė ndryshme qė kishim nė ngarkim, e me gjithė vėshtirėsitė e veta ajo punė kishte mė shumė lodhje mendore, e kjo qė bėj nė Greqi ka lodhje fizike.
    Ēfarė pune keni bėrė pėrgjatė dy dekadave?
    Punoj si ndihmėse shtėpiake, pastroj nė fabrikė (zyrat) si dhe njė bankė, e pėrveē lodhjes fizike ėshtė edhe ajo psikologjike, pasi ēdo ditė oreksi nuk ėshtė i njėjtė pėr punė. Megjithėse nuk mė detyroi njeri, vetė e zgjodha… Do tė vazhdoj sa tė kem mundėsi.
    Nga tri fėmijėt tuaj, a ka ndjekur ndonjėri gjurmėt tuaja nė pasionin e madh ndaj atletikės dhe basketbollit?
    Po, djali im 24 vjeē, Jorgoja, merret me sport e punon sipas mundėsive e kushteve qė ka. Ėshtė njė djalė me karakter tė fortė shqiptar e kėtu njihet “shkodrani”, edhe pse ka udhėhequr “maratonomakėt” me flamurin grek. Pas medaljeve e rekordeve nė 1000 metra nė atletikė, pėr momentin luan futboll me njė skuadėr tė kategorisė sė dytė. Por, djali nuk ėshtė i vetmi qė ngjan me jetėn time sportive. Edhe vajzat janė marrė me atletikė, por jo si profesioniste, si amatore. Nė vitin 2008 Alesia, mbesa ime 10 vjeēe, sė bashku me partnerin Italian, Mikele fituan vendin e parė nė dancin sportiv “Best Dance” nė San Benedetto. Ndėrsa nipi, Giusepe ėshtė mė i vogėl dhe ka fituar vendin e pestė nė dancin sportiv. Pėr kėtė janė ftuar edhe nė revistėn televizive tė qytetit.
    Thatė se i keni vėnė vetes qėllim tė hidhni nė letėr gjithė jetėn tuaj. Pėrveē pėrjetimeve si sportiste a keni ndėrmend tė rrėfeheni nė ndonjė kapitull pėr divorcin tuaj, dashurinė, pasionet, por edhe vuajtjet qė ka kaluar?
    Po sigurisht, nuk mund t’i anashkaloj vuajtjet si njė nėnė e vetme nė emigracion, pėr tė rritur 3 fėmijėt e saj. Pėr jetėn time ēfarė mund tė them. Bėra njė martesė, e atė qė mbaj mend ėshtė se “fryti” i kėsaj martese ishte Nėnė-3 fėmijė. Nė njė martesė e cila pėrbėhet nga dy persona, kur ndjehesh e vetme e mbi shpinė ke tėrė peshėn e familjes ma merr mendja se nuk mund tė vazhdojė..
    Nė jetėn tuaj paralele, si femėr, si grua keni menduar ta rifilloni pas divorcit?
    Ndjehem e lodhur, pasi vitet kalojnė, por nė jetėn time nuk ka asnjė ndryshim. Dashuria nuk ėshtė as raft e as komodinė qė tė mund tė luhet nga njė qoshe e dhomės nė njė tjetėr, por po erdhi ėshtė e mirėpritur.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 17/5/2024, 08:24