BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vaēe Zela e herės sė parė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vaēe Zela e herės sė parė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/4/2010, 10:42

    Vaēe Zela e herės sė parė! Vaae_z10

    Zėri i artė del nga arkivat. Pėr herė tė parė njė album i plotė me 56 kėngė tė Vaēe Zelės marrė nga fondet e Radio Tiranės, pėrgatitet nga Ministria e Kulturės. Prezantimi nė Bazel, tirazhi sa pėr dhurata.

    Gjithēka qė Vaēe Zela ka regjistruar nė Radio Tirana ėshtė gati nė njė album tė quajtur "Larg dhe pranė njerėzve". Janė 56 kėngė ashtu siē janė regjistruar pėr herė tė parė qė prej fillimit tė karrierės nė vitet '60 e deri nė festivalin e fundit nė RTSH. Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ka pėrgatitur kėtė edicion tė veēantė muzikor mė rastin e vitit 2009 "Viti Vaēe Zela" qė pėrkoi me 70-vjetorin e kėngėtares.

    Albumi pėrmban 3CD, 2 me 19 kėngė dhe 1 me 18. Aty gjen kėngėt "Fėmija i parė" kompozim i Agim Krajkės tė cilėn Vaēja e ka kėnduar nė vitin 1962 nė Festivalin e Parė tė Kėngės, "E dua vendin tim", "Djaloshi dhe shiu", "Dritaren kėrkoj", "Lumi Ebro", "Pėr ty o kėngė", "Manushaqja", "Esperanca" kėngė kubaneze kėnduar po nė vitin 1962 nė shoqėrinė e kompleksit ritmik, kėngė nga filmi "Karmen", "Njė zambak i bardhė nė gur" etj.

    Janė kompozime tė autorėve qė kanė hyrė nė historinė e muzikės sė lehtė shqiptare Tish Daia, Agim Krajka, Kujtim Laro, Shpėtim Kushta, Avni Mula, Limoz Dizdari, Pjetėr Gaci, Aleksandėr Peēi, Agim Prodani po gjen edhe krijime me autorė tė paidentifikuar.

    Kompoziori Gazmend Mullahi i cili ėshtė marrė me kėrkimin arkivor tregon se si u realizua ky album i cili do tė prezantohet sė pari nė Bazel tė Zvicrės ku jeton prej vitit 1991 Vaēe Zela, vit kur doli pėr herė tė fundit nė njė skenė.

    Kėngėtarja u lind mė 7 prill tė vitit 1939. Vajza nga Lushnja do tė bėhej shumė shpejt artiste e njohur nga tė gjithė. Pėr kohėn kur ajo ngriti nė kėmbė njė karrierė tė shkėlqyer, kjo do tė thoshte qė Vaēe Zela tė meritonte titullin "Artiste e Popullit".

    Nė njė intervistė Vaēja pati treguar se cili ėshtė misioni i kėngės: "Nėpėrmjet tė kėnduarit zbulohet misioni i kėngėtares pėr tė komunikuar me njerėzit e afėrt dhe tė largėt, tė njohur e tė panjohur, sepse nė mesazhin e saj gjejmė diēka nga vetja, nga historia dhe e sotmja, nga tėrė ato ndodhi tė vogla e tė mėdha, tė cilat pėrbėjnė jetėn. Kėnga duhet tė ketė njė mendim, ndjenjė tė thellė, emocion, njė dramacitet pėr tė hyrė nė botėn e gjithkujt. Kjo ėshtė, si tė thuash, lidhja e artit tė kėngės me jetėn".

    Shumė e re Vaēe Zela prezantohet nė festivalet e kėngės sė lehtė nė Radio dhe mė vonė nė Radio-Televizion, qė prej organizimit tė parė tė tyre nė vitin 1962 dhe deri nė vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e ēmimit tė parė. Studioi pėr art dramatik, por iu kushtua kėngės sė lehtė dhe kėngės sė pėrpunuar popullore. Ka marrė pjesė nė 26 festivale kombėtare, ku ka fituar 10 herė vendin e parė.

    Vaēe Zela ka njė kontribut tė rėndėsishėm edhe nė muzikėn e filmit. Zėrin e saj dėgjon nė filmat "Nė shtėpinė tonė".
    Nė vitin 2008, me rastin e 69-vjetorit tė lindjes, Presidenti i Republikės Bamir Topi i akordoi titullin "Nderi i Kombit".

    Zoti Mullahi, si ėshtė realizuar ky album?

    Ne si ministri, kemi marrė iniciativė qė sa tė jetė e mundur t'i mbledhim dhe t'i administrojmė kėto vlera. Me Vaēe Zelėn fillojmė, sepse duam ta vazhdojmė edhe pėr artistė tė tjerė, kėngėtarė, kompozitorė. Vaēja hapi siparin e njė pune tė tillė...

    Ju e keni quajtur edicion special muzikor?

    Po, edicion special muzikor. Kjo do tė na shėrbejė si hapje e njė korpusi pikėrisht pėr mbledhjen e kėtyre vlerave.

    Nė ē'gjendje e gjetėt materialin muzikor nė arkivin e Radio Tiranės?

    Pėr fat tė mirė kam pasur njė pėrvojė tė gjatė me Arkivin e Radios, kėshtu qė e njoh jo vetėm shumė mirė jo vetėm atė, por edhe shkallėt, edhe ēdo pllakė dhe ēdo centimetėr tė atij institucioni. Tė punosh 30 vjet nuk ėshtė pak.
    Nė pėrgjithėsi atje ruhen mirė materialet. RTSH u tregua e gatshme pėr kėtė bashkėpunim me ministrinė e Kulturės.

    Sa kohė ju mori kjo punė?

    Rreth 6-7 muaj. Ka albume tė tjera tė Vaēes por ky ėshtė i pari album i plotė dhe me versionet origjinale tė interpretimit dhe regjistrimit tė kėngėve.

    Ka kėngė tė panjohura?

    Pėr moshėn tėnde mund tė ketė, mund tė jenė mė shumė se sa gjysma kėngė tė panjohura, por relativisht pėr breza tė cilėt janė rritur me kėngėn e Vaēe Zelės, janė krejtėsisht tė njohura, jo vetėm se ajo ėshtė biografia e saj nė kėngė po ėshtė edhe biografia e secilit prej nesh. Kur dėgjon dhe kujton njė kėngė do ta lidhė patjetėr me vendin dhe njė kohė, me njė periudhė tė caktuar tė jetės sė tij.

    Ju me cilat keni lidhje mė tė veēantė?

    Me pothuajse tė gjitha, sepse jam dėshmitar nė 30 vjet dhe kam qenė nė marrėdhėnie direkt me Vaēe Zelėn. Siē ju thashė punoja nė Radio Televizion dhe ajo ka pasur zemrėn aty, sepse ēdo gjė qė bėhej, regjistrohej, transmetohej dhe arkivohej aty.

    Ėshtė njė kėngė nga filmi "Karmen". Ē'kėngė ėshtė kjo?

    Janė pjesė nga filmi

    Dhe "Esperenca"?

    "Esperanca" ėshtė sigla e Vaēe Zelės e periudhės sė rinisė, ashtu ka qenė dhe modeli nė atė kohė, nė vitin 1962 bėhet fjalė. Ka njerėz qė mbajnė mend mjaft mirė "Esperancėn" e Vaēes. Ishte njė interpretim i mrekullueshėm. Mos harrojmė, se ėshtė akoma koha e njė frymė lirie dhe relativisht tė mirė nė arte.

    Pėrse disa kėngė janė pa kompozitorė?

    Janė tė shėnuar tė gjithė.

    Pėr shembull kėnga "Jeho" dhe disa tė tjera?

    Arsyeja ka qenė se nuk i njihet kompozitori. Menjėherė kush tė dalė e tė thotė ėshtė e imja, do t'jua vėmė atė shėnim.

    Keni bashkėpunuar me kėngėtaren?

    Unė e njoh dhe ėshtė njėlloj sikur ajo tė ishte e pranishme nė kėtė projekt.

    Ēdo tingull i Vaēe Zelės ėshtė i bukur dhe i dashur. Ėshtė absolutisht e paarritshme deri mė sot. Sigurisht qė ajo ka dijeni. Ka qenė njė moment emocionues kur mėsoi pėr albumin. Kjo ėshtė e gjitha ajo qė kemi ne nga Vaēe Zela. Ėshtė regjistrimi origjinal ashtu siē ka qenė nė start.

    Pse ky titull "Larg dhe pranė njerėzve"?

    Sepse edhe larg edhe pranė e kemi Vaēen.

    Me ēfarė tirazhi do tė hidhet nė qarkullim albumi?

    Prezantimi do tė bėhet na Bazel tė Zvicrės, por albumi do tė shpėrndahet dhuratė, nuk do tė shitet.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 05:17