BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bajoku: Kam prekur me dorė ėndrrėn time!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Bajoku: Kam prekur me dorė ėndrrėn time!

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/4/2010, 10:53

    Bajoku: Kam prekur me dorė ėndrrėn time! Interv12

    Intervistė me aktoren Florie Bajoku

    Njė aktore shqiptare, pjesėmarrėse nė skenėn e teatrit ndėrkombėtar, Florie Bajoku, nė njė intervistė pėr gazetėn tonė flet pėr rrugėtimin e saj artistik, pėr prezantimet e saj nėpėr festivale dhe performanca artistike me renome botėrore.

    Prezantimi juaj nė teatrot e Evropės, si duket filloi me projektin teatror ”Barka e Noes”. Cila shtėpi teatrore e ka realizuar kėtė projekt?

    Florie Bajoku: Jo nuk ėshtė fjalė pėr njė (vetėm) shtėpi teatrore tė angazhuar nė realizimin e kėsaj shfaqjeje. Projekti “Barka e Noes” ėshtė realizuar ne Poloni ne verėn e vitit 2008. Por kėtė projekt, (Premierė Botėrore) e pėrfshijnė shtatė shtėpi teatrore si Teatr Nowy, Tadeusza Lomnickiego i Polonisė, Hessisches Staatstheater i Gjermanisė, The Cameri Theater Izrael, Arena del Sole - Nuova Scena, Teatro Stabile di Bolonja i Italisė, Festivali Ndėrkombėtar i Teatrit “KosovaInfest” i Kosovės dhe Scauspielhaus Graz i Austrisė (si dhe njė aktor nga India).

    Si u arrit ky lloj bashkėpunimi i juaj, kush ju “angazhoi” nė njė projekt kaq tė madh teatror?

    Florie Bajoku: Nė vitin 2007 isha nė Poloni pėr ta parė shfaqjen “Fausti” tė regjisorit me famė botėrore Janusz Wisniewski-t. Pasi pėrfundoi shfaqja, ne biseduam rreth mundėsisė sė pjesėmarrjes, tė kėtij teatri nė Festivalin “KosovaInfest 2007”. Ai mė propozoi qė tė merrja pjesė nė audicion pėr projektin “Barka e Noes”. Nė fillim pranova me kėnaqėsi tė merrja pjesė nė projekt, por nuk e besoja aspak se oferta ishte me gjithmend, “ishte diēka shumė e mirė pėr tė qenė e vėrtetė”. Nuk kam shpresuar fare, sepse kisha shumė dėshirė ta merrja atė rol nė shfaqje, por ja qė ndodhi, dhe jam shumė-shumė e lumtur pėr kėtė.

    Tė gjithė aktorėt nė shfaqje kanė performuar nė gjuhėn e tyre amtare. Nė cilėn gjuhė e bėtė rolin ju?


    Flora Bajoku: Natyrisht, nė gjuhėn shqipe.

    Si u prit te folurit shqip ne skenė, krahas gjuhėve mė tė madhe Evropiane?

    Flora Bajoku: Nuk do tė thotė se popujt e vegjėl numerikisht, kanė gjuhė mė tė vogėl se sa popujt e mėdhenj. Kur dola pėr herė tė parė nė skenė, gjatė performimit, hetova trishtueshėm njė qetėsi absolute nė audiencė, dhe mendova: unė nuk qenkam aktore e mirė. Nuk di ēka po kėrkoja atje, dhe pėrfytyrova valixhen time nė dhomėn e hotelit, qė po me priste pėr tu kthyer ne Prishtinė. Pas njė pauze tė shkurtėr, regjisori Wisniewski me tha: ēka tė bėj me ty, vajzė?! Ai vazhdoi me fjalėt “ pėr herė tė parė dėgjova shqipen nė skenė. Ēka tė bėj me ty?! (nė kuptim pozitiv, sigurisht). Pastaj kolegėt tjerė me uruan duke me thėnė, qė kurrė nuk kanė dėgjuar gjuhė mė tė bukur, mė tė pranueshme pėr skenė..etj..etj. Unė u ndjeva jashtėzakonisht e lumtur, shumė e lumtur.

    Pas premierės, si u prit roli yt nga aktorėt tjerė dhe nga publiku? Mė njė fjalė, a je e kėnaqur me vlerėsimet e tyre?

    Florie Bajoku: Mund ta them edhe vetėm me njė fjalė (se nuk ndihem mirė kur mė qėllon tė flas pėr veten) se pėrveē vlerėsimit pozitiv, qė i kanė bėrė rolit tim, ka pasur aktorė dhe aktore, qė ishin tė parėt nė teatrot ku punonin, por qė m’i puthnin duart duke mė thėnė se publiku do te vinte te shihte shfaqjen vetėm pėr skenėn time, etj etj. I ruaj letrat, qė m’i kanė shkruar ku shkruajnė pėr vlerat e mia aktoreske. Kėto mendime dhe pėrshtypje tė tyre kritike mė bėjnė tė besoj edhe vetė se roli im nė kėtė shfaqje ka qenė i realizuar mė shumė se sa kam shpresuar dhe besuar edhe vetė nė fuqinė time.

    Ju tashmė jeni aktore nė skenat e mėdha Evropiane siē ėshtė Teatri i Madh i Operas dhe Baletit ne Varshavė, qė ėshtė vėrtetė njė e arritur. Pastaj “Camer Theater” nė Tel Aviv, etj. Si ndihesh nė kėtė situatė ku gjendesh tash?

    Florie Bajoku: Nė njėfarė mėnyrė, unė e kam prekur me dorė ėndrrėn time.

    Gjatė muajit prill (2010) do tė udhėtoni nė Bolonjė-Itali, ku do tė jepni tri shfaqje, a ndjeni ngarkesė lidhur me rolin, qė tė pret ta realizosh?


    Florie Bajoku: Po, ēdo herė ėshtė hera e parė nė skenė, ėshtė gjendje tjetėr, ėshtė situatė tjetėr, publik tjetėr dhe kjo deshe apo nuk deshe shkakton njė stres, qė aktorėt i thonė “tremė”. Por kjo ėshtė nė realitet ėshtė vetėm pėrgjegjėsi, qė prapė e quajmė “frikė”, frikė qė vjen sidomos gjatė procesit tė provave. Kjo frikė shporret nė ēastin kur del nė skenė para publikut. Frika shndėrrohet nė koncentrim dhe nė njė ndjenjė shume sublime, qė unė ende nuk di si ta pėrshkruaj me fjalė.

    A do tė vazhdojė turneun “Barka e Noes” dhe ku?

    Florie Bajoku: Po, natyrisht. Deri tash janė kontraktuar shfaqje nė Bolonjė, Itali (gjatė kėtij muaji), pastaj nė muajin maj jemi nė qytetin Visbaden nė Gjermani. Turneu do tė vazhdojė nė muajin shtator nė Poznan, Poloni dhe pritet qė tė realizohen edhe kontraktime me vende tė tjera, tė cilat janė nė procedim e sipėr.

    Ēfarė mund tė na thoni pėr projektet e ardhshme, qė ju presin?

    Florie Bajoku: Kam marrė njė ofertė nga Teatri “Arena del Sole”, pėr njė projekt tė ri. Fjala ėshtė pėr tekstin e Paolo Pasolinit “Jete e Dhunshme” 2011. Ky projekt do tė realizohet nė Itali, por mė konkretisht do tė flasim kur tė shkoj atje.

    Nuk ka dyshim se keni arritur njė sukses nė skenėn evropiane, por pse kjo nuk u bėn tė jeni mė shpesh nė mediat e Kosovės?

    Florie Bajoku: Ėshtė e vėrtetė se ēdo aktori i pėlqen t’i pranohet suksesi i tij edhe nė media. Por kam frikė nga niveli i disa mediave tė sotme nė Kosovė, qė ende klanizohen dhe parapaguajnė “afirmatorė” pa vepra konkrete, emra kėta tė “tė zgjedhurish” pėr falsifikime vlerash, derisa suksesin e njė artisti nuk e konsiderojnė edhe tė Kosovės, sidomos kur ai e pėrfaqėson Kosovėn nė qendrat mė tė mėdha tė traditės teatrore evropiane. Disa raste intervistimi, gazetat i ka shndėrruar nė “lajm”, por edhe ky “lajm” i ka eliminuar tė dhėnat qė, vėrtetė do tė ishin lajm i vitit (sė paku). Por nuk dua tė them kanė shkruar gazetat e Tel Avivit, Varshavės, Bolnonjės, etj. Ndaj nuk mė bėn pėr kėto tė Prishtinės. Pėrkundrazi, mė shumė pėlqejė njė, siē thashė, “lajmė” nė mediat e Kosovės, se sa njė kritikė afirmative nė qendrat tjera. Por ja se kot shtirem indiferente. Mė vjen keq pėr vete, jo pėr ata.

    A mendoni se kaq sa e keni pėrfaqėsuar Kosovėn, ėshtė arritur njė shkallė e lartė andej nga je nisur?

    Florie Bajoku: A do tė mund t’i pėrgjigjem kėsaj pyetje? E di se ėshtė stereotipike tė thuash se “sado qė bėn pėr vendin tėnd, gjithmonė ke bėrė mė pak se sa ke dashur”. Por, mund tė them se kam punuar shumė seriozisht dhe nuk kam improvizuar. E kam pasur shumė tė qartė se kam pėrballė njė konkurrencė aktorėsh me famė botėrore. Tė arrish midis tyre tė dallohesh, nuk ėshtė punė e lehtė. Asgjė nė kėtė nivel nuk arrihet pa njė pėrkushtim dhe koncentrim maksimal. Unė shpresoj se ky nuk ėshtė maksimumi sa mund tė ofroj. Besoj se mundem mė shumė.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 04:18