Oqeani Arktik brenda pak vitesh nuk do te kete me akull ne periudhen e veres.
Lajmin e ka bere te ditur raporti i fundit i UK-based Catlin Arctic Survey dhe World Wildlife Fund (WWF), i cili eshte bazuar ne kerkimet mbi trashesine e akullit ne Arktik.
Shkencetaret parashikojne se brenda 20 viteve mbulesa e akullit do te zhduket perfundimisht gjate muajve te ngrohte.
Kerkimet te cilat jane kryer ne maj te ketij viti, u drejtuan nga ekploruesi britanik Pen Hadow.
Ai dhe skuadra e tij kane mbedhur te dhena ne menyre manuale duke germuar akullin dhe shenuar trashesine e tij ne pjesen veriore te detit Beaufort.
Ata zbuluan se ne krahasim me vitet e shkuara, trashesia e lendes se akullit kishte ardhur duke u holluar.