Pilulen e kuqe te embel, e madhesise sa nje bonbone Smartie, per te cilen gjate testimi eshte konstatuar se e ngadaleson paraqitjen e rrudhave ne lekure, e kane zbuluar studiuesit nga kompanite e medha Nestle dhe LOreal.
Duke kombinuar njohurite e eksperteve te ushqimit dhe dermatologeve, ata kane perdorur nje substance e cila gjendet ne domate, per te permiresuar rigjenerimin e qelizave te reja dhe per ti mbrojtur ato te vjetrat nga veprimi i demshem i rrethit. Kjo pilule kunder rrudhave i takon klases se prodhimeve ne rritje qe njihen si kozmeceutikale, qe veprojne ne lekure nga brenda. Prodhuesit shpresojne se shija e embel e pilulave do te ndihmoje qe bleresit e ardhshem te mos e perjetojne ate si ilaē.Pilulat, qe quhen Inneov Fermete, tashme jane leshuar ne shitje ne disa pjese te Evropes dhe Amerikes se Jugut.