BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Blerim Destani: Zoti e krijoi femrėn, duke korrigjuar gabimet qė bėri te mashkulli!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Blerim Destani: Zoti e krijoi femrėn, duke korrigjuar gabimet qė bėri te mashkulli!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/4/2010, 15:50

    Blerim Destani: Zoti e krijoi femrėn, duke korrigjuar gabimet qė bėri te mashkulli! 7beler10

    Pėr tė, bota e kinematografisė ėshtė shumė e vėshtirė dhe pėr tė gjitha ata qė besojnė se brenda natės mund tė ndodhin mrekulli ai mendon se pėrpara vetes kanė vetėm njė iluzion. Tė paktėn kėshtu shprehet aktori i njohur Blerim Destani lidhur me sakrificat e shumta me tė cilat njė aktor duhet tė pėrballet gjatė karrierės sė tij. Rolet e tij tashmė janė bėrė tė shumta edhe pėr t’u numėruar, e megjithatė ata tė cilėt i kanė ngelur nė mendje janė interpretimet pėrkrah hollivudianėve, Robert Duvall, Bill Murray, Sissy Spacek etj,. Aktualisht Blerim Destani ėshtė i angazhuar nė filmin mė tė ri tė titulluar “Get Low”, i cili pritet qė kėto ditė tė prezantohet nė SHBA dhe mė gjerė.

    - Tashmė jeni shumė i njohur nė botėn e aktrimit Blerim. Na thoni diēka pėr “startin” e kėtij pasioni. Kur ka lindur kjo dėshirė pėr tė qenė pjesė e botės sė madhe tė kinematografisė?

    Nė ēdo vepėr qė krijon artisti nė njė masė tė madhe e hulumton vetveten. Kėshtu qė edhe unė duke bėrė hulumtime tė tilla arrita nė konkludim se pasionin ndaj kinemasė e kam trashėgim nga babai, ndėrsa admirimin ndaj sė bukurės nga nėna ime. Pra, qė nė moshė tė re unė i detektova kėto dy pasione brenda meje dhe njė sintezė e tė dy pasioneve thjesht kėrkoi nga unė qė tė orientohem nė kėtė profesion duke i zhvilluar me shumė dashuri pikėrisht kėto pasione tė miat.

    - Roli juaj i parė nė film?

    Roli im i Shestanit nė “Koha e Kometės” ėshtė roli im i tretė dhe unė me shumė dėshirė dua ta llogaris si rolin tim tė parė, pasi nė kėtė film unė arrita tė prezantoj veten nė kuadėr tė pasionit tim tė mirėfilltė pėr kėtė profesion.

    - Po nė teatėr keni provuar?

    Ende nuk jam paraqitur nė skenė teatri. Kuptohet pėrveē punėve qė kam bėrė nė “Akademinė e Kellnit”, por e pėrkrah mendimin e tė madhit Lorence Olivier qė thotė; “Teatri pėr aktorin ėshtė njė dėshmi konstante ku ai i lėvron fshehtėsitė e aktrimit. Teatri ėshtė njė raport i qėndrueshėm dhe i shėndoshė, ashtu siē mund tė jetė njė martesė e qėndrueshme dhe pėrplot me dashuri reciproke. Ndėrsa filmi pėr shkak tė natyrės sė vet mė shumė ėshtė si njė flirt jashtėmartesor me erupsione emocionale dhe me njė kohė tė shkurtėr tė zgjatjes”. Pra nė kėtė kontekst nė aktrim unė ende jam nė fazėn e “flirtit” emocional qė mė sjell shumė pėrjetime tė fuqishme dhe jam duke menduar qė ta shijoj edhe skenėn e teatrit me qėllim qė tė zbuloj edhe fshehtėsitė e tjera tė aktrimit.

    - Roli juaj mė i veēantė?

    Nėse mė duhet tė pėrmend role do tė thosha Shestani te “Koha e Kometės”. Unė kam njė gradacion shumė tė mirė tė angazhimeve deri te filmi belg “Dossier K”, ku luajta rolin e Nazimit, qė ishte njė nga rolet kryesore. Nė mes tė kėtyre dy roleve ka shumė ngjashmėri dhe mund tė them qė brenda meje Shestani u rrit, u zhvillua nė Nazim.

    - Ku po jetoni aktualisht?

    Njeriu jeton atje ku edhe punon. Puna ime ėshtė e tillė qė kėrkon vazhdimisht lėvizje dhe udhėtime tė shumta, si nė fazėn pėrgatitore, ashtu edhe nė fazėn e xhirimeve. Kėshtu qė kohėve tė fundit kam qenė nė relacione: SHBA, Belgjikė, Gjermani, Spanjė, Austri, Hungari, Zelandė e re, Australi etj..

    - Sapo kemi mėsuar se sė shpejti do tė jeni pjesė e njė filmi holliwood-an me titull “Get low”. Ēfarė do tė thotė kjo pėr ju?

    Filmi “Get low” tani pritet tė fillojė prezantimin nė SHBA dhe mė gjerė. Jam i bindur se ky film do tė shėnohet si filmi me interpretim tė mrekullueshėm tė ikonės sė aktrimit Robert Duvall. Pėr mua ishte privilegj dhe kėnaqėsi tė luaja pėrkrah aktorėve siē janė: Robert Duvall, Bill Murray, Sissy Spacek, Scot Cooper, Lucas Black, Bill Cobbs, etj..

    - Na pėrmendi disa nga filmat qė keni interpretuar dhe ju?


    “Metropolet“, Kosova – Desperate Search“ (Etjet e Kosovės), “Koha e kometės“, “The Truth about Men“, “At World“s End”, "Get low", “Dossier K”, "Die Wanderhure".

    - Sakrificat mė tė mėdha qė ju ėshtė dashur tė bėni pėr tė arritur kėtu ku jeni sot?

    Sakrificat pėrherė janė tė mėdha dhe tė domosdoshme, por ato tejkalohen lehtė nėse para vetes ke prioritete tė qarta. Ajo qė mė ėshtė dashur tė sakrifikoj ėshtė koha e lirė pėr miqtė dhe shokėt e mi, por kam mirėkuptim pėr kėtė gjė nga ana e tyre.

    - Sa e vėshtirė ėshtė bota e kinematografisė Blerim?

    Ėshtė shumė e vėshtirė dhe tė gjithė qė mendojnė, apo besojnė se brenda natės mund tė ndodhin mrekullitė mendoj se kanė para vetes njė iluzion.

    - Thuhet qė rivaliteti ėshtė shumė i madh, sidomos kur bėhet fjalė pėr njė pjesėmarrje nė filma tė pėrmasave tė mėdha. Nė fakt a ka hasur “bėrryla” gjatė karrierės sė tij Blerimi?

    - Ē’ėshtė femra pėr ju Blerim? Me ēfarė do ta krahasonit atė?

    Mė pėlqen mendimi se, pasi Zoti e ka krijuar njeriun - mashkullin mė pas e krijoi edhe femrėn, duke i korrigjuar tė gjitha gabimet qė kishte mashkulli.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 17/5/2024, 06:32