BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Botohet romani "Atentatorja" i shkrimtarit Yasmina Khadra nga Bota Shqiptare

    Botimet Bota Shqiptare
    Botimet Bota Shqiptare
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/04/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 6
    <b>Votat</b> Votat : 0

    Buzqeshje Botohet romani "Atentatorja" i shkrimtarit Yasmina Khadra nga Bota Shqiptare

    Mesazh nga Botimet Bota Shqiptare 25/4/2010, 18:23

    “Atenatorja” nga Yasmina Khadra
    Tel-Aviv. Njė tronditje shpėrthimi, tym e mė pas lajme tė cunguara qė vijnė pėr tė plagosur, tė vdekur, terroristė...Brenda mureve tė spitalit, doktori Amin Xhafari, kirurg izraelit me prejardhje arabe ka njė filozofi tė saktė: tė kthente pacientėt nga paradhoma e gjyqit tė fundmė. Spitali pėr shumėēka ėshtė veēse njė ndėrtesė, pėr tė ėshtė kurorė triumfi ndaj sfidės qė i kishte vėnė vetes tė linte pas tė shkuarėn, fisin e tij, konfliktin e pėrgjakur dhe militantėt qė betoheshin nė emėr tė Perėndisė. I ishte dashur tė duronte edhe pėrbuzje para se tė bėhej njė kirurg i njohur. Sirenat e ambulancave, barela tė pėrgjakura, njerėz tė gjymtuar e tė tjerė qė e tėrheqin prej jake nė kėrkim tė njė ngushėllimi. Amin pėrpiqet sa mundet t’i rrėmbejė nga duart vdekjes mjaft nga ata njerėz qė u ndodhėn rastėsisht nė lokalin ku ndodhi sulmi kamikaz. Mes tyre edhe fėmijė. Pėr orė tė tėra Amin pėrgjak duart nė trupat e thėrrmuar nga shpėrthimi. Kjo mund tė ishte njė natė e zakonshme pune, nėse njė zile telefoni nė orėn 3 pas mesnate nuk do tė kishte tringėlluar vrullshėm. Shtėpia e tij, njė vilė nė zonėn e pasur ku jetonte i lumtur me gruan, Sihemin, ishte njė tjetėr tempull paqeje pėr tė. E nisur pėr njė udhėtim treditor te gjyshja e saj, bashkėshortja e tij duhet tė mbėrrinte po atė natė, po nuk ndodhi. Miku i tij komisar, me tonin e rėndė tė zėrit diēka paralajmėronte. Amin kthehet nė spital. Pėrvesh krahėt nė pritje tė njė operacioni urgjent tė radhės. Mendja e tij nuk rrokte pėrtej sė pėrditshmes. Nė fakt, destinacioni i tij ishte morgu. Viktima qė duhet tė identifikonte, gruaja e tij. Pėr oficerėt e policisė, kamikazja e aktit terrorist. Gjithēka e thėnė mė sipėr mund tė ngjajė me njė nga kronikat e shumta qė televizionet e mėdha botėrore raportojnė nė kohė reale nga vendi i konfliktit. Histori qė pėrsėriten e pėrsėriten...Nė fakt, janė faqet e para tė romanit “Atentatorja” tė shkrimtarit algjerian, Yasmina Khadra, (Mohammed Moulessehoul), botuar nė 2005, i ardhur sė fundmi nė shqip nėn pėrkthimin e Adrian Belos nga “Bota Shqiptare”. Pas “Dallėndyshet e Kabulit”, ėshtė romani i dytė nė shqip. Bota arabe ėshtė njė grishje e vazhdueshme pėr Jasmina Khadrėn, ish-ushtarakun algjerian tė fshehur pas pseudonimit tė njė gruaje pėr t’i shpėtuar censurės. E po ashtu konfliktet e mėdha. Khadra shkėputet nga kronikat televizive duke ndjekur rrugėtimin, gati psikologjik tė personazhit tė tij. Amin Xhafari, i fyer deri nė palcė nga mosdija, mosnjohja e asaj qė i kishte qėndruar nė krahė pėr 15 vjet, i inatosur kundrejt atyre qė e kishin ēuar drejt sė pakthyeshmes Sihemin, kėrkon me ēdo kusht tė zbulojė. Pėr tė ishte e paimagjinueshme qė e gjithė kjo tė kryhej nė emėr tė kauzės. Aq mė tepėr qė ai tė mos dinte gjė, madje as tė mos kishte pikasur. Khadra e vė personazhin e tij nė njė rrugėtim nė tė shkuarėn ku takohet me sheikė e imamė, ku ndesh kundėrshtime, ku e rrahin, ku provon biruca dhe shkelmime, ku predikimet dėgjohen me zė tė lartė. Nė atė botė, braktisur prej tij vite mė parė, gruaja e tij ėshtė dėshmore e njėherazi shenjtore. Ai, njė i marrė qė e ka harruar poshtėrimin, vuajtjen dhe Atdheun. Monologėt e vazhdueshėm pėrpiqen tė pėrcjellin ēfarė mund tė ndodhė nė atė botė gjysmė tė mistershme tė atyre qė sot nė mbarė botėn etiketohen terrorist. Njė ēėshtje ekzistenciale, kthyer sė fundmi jo vetėm nė lajmin e parė, por edhe njė fenomen psikologjik qė studiohet nga “punėtorėt e mendjes”. Ndonėse nė deklarimet e tyre publike, ka filozofė qė mendojnė se letėrsia nuk ka ē’tė tregojė pėr terrorizmin, Khadra pohon tė kundėrtėn. “Me mundėsitė e mia kėrkoj tė jem njė ndėrgjegje kritike e njė realiteti qė duhet tė ishte nė qendrėn e vėmendjes e jo tė shndėrrohet nė eksperiencė. Nė kėtė pikėpamje, letėrsinė e konceptoj si njė shtysė. Letėrsia ka qenė pėr mua arma kryesore e revoltės ndaj institucionit tė ushtrisė, nė tė cilin unė nuk isha njė qenie njerėzore, por njė vegėl qė vepronte nė bazė tė rregullave. Tė luftimit. Pa menduar. A mundet nė intelektual tė vendoset nė tė njėjtat kushte e tė reagojė nė tė njėjtėn mėnyrė?”. Po pse zgjodhi tė flasė pėr njė kamikaze, e cila ėshtė veēse njė figurė e njohur pėrmes tė tretėve? Khadra pohon se pėr tė ėshtė njė sfidė letrare. “Nuk arrija tė gjeja idenė e duhur pėr ta trajtuar: njė konflikt individual, por jashtė klisheve tė pėrplasjes arabo-izraelite dhe fjalimeve ideologjike. Unė qė i vogėl e kam ndjekur vazhdimisht ēėshtjen palestineze, e cila ishte shumė e ndjeshme te ne. Kam ndjekur kalvarin e njė populli tė poshtėruar, nga regjimi arab, nga vetė qeveritarėt e tij. Pikėrisht mbi temėn e poshtėrimit e ndėrtova romanin”, ka treguar Khadra. Amini pėson vazhdimisht tronditje tė personalitetit, nė rrugėtimin e kthimit nė popullin qė kishte lėnė pas ai gjen njerėz qė i besojnė fort kauzės sė tyre dhe ngėrdheshen pėrpara arritjesh tė rreme si ato tė kirurgut qė kanė pėrballė. Fjalėt e vendosura nė gojėn e Adelit, nipit tė tij qė pėrligj vetėvrasjen e Sihemit janė njėkohėsisht edhe njė filozofi besimi: “E vetmja mėnyrė pėr t’u shpaguar ishte tė pėrqafonte radhėt e kauzės. ėshtė rrugėtim i natyrshėm kur vjen nga njė popull qė vuan. Nuk ka lumturi pa dinjitet dhe asnjė ėndėrr nuk ėshtė e mundur aty ku mungon liria”. I kthyer nė rruginat e pemėtores sė dikurshme tė stėrgjyshit tė tij, aty ku takimi me vdekjen ishte mė i pranishėm se kurrė, Amin kupton disa pamundėsi tė njeriut: thirrja e gjakut mbetet. “Tė tjerė kushėrinj, ungj, nipa, mbesa dhe tė afėrm presin me durim radhėn tė mė takojnė. Asnjė nuk mė mban mėri qė kam qėndruar larg pa u kthyer pėr njė kohė tė gjatė. Tė gjithė janė tė kėnaqur qė mė shikojnė sėrish...Tė gjithė mė falin se i kam harruar pėr vite tė tėra, qė kam pėlqyer ndėrtesat shumėkatėshe farfuritėse ndaj kodrave tėrė pluhur, bulevardet e mėdha ndaj shtigjeve tė dhive, shkėlqimin e rremė ndaj gjėrave tė thjeshta tė jetės”. Mjafton tė shohė teksa njė buldozer “varros” nėn gėrmadhat e shtėpisė sė vogėl gjithė historinė e paraardhėsve tė tij qė tė fillojė tė gjejė qetėsi nė ndėrgjegje. Nė fakt Amin do tė mbeste pėrgjithmonė atyre rrugicave. Nuk mundi kurrė tė kthehej mė nė vilėn e tij tė bukur e tė shijonte karrierėn e kirurgut. E ndien mishin t’i shpėrbėhet nė fije nė pėrpjeke pėr tė ndaluar njė tjetėr akt vetėvrasės, atė tė mbesės. Ai i mbyll sytė me imazhin e njė fėmije qė rend dhe me zėrin e atit qė i kumbon: Mund tė tė marrin gjithēka; gjėnė qė ke, vitet e tua mė tė bukura, tėrė gėzimet e tėrė meritat e tua, deri nė kėmishėn e fundit qė tė ka mbetur, por do tė mbeten prore ėndrrat e tua pėr tė krijuar rishtas botėn qė tė kanė rrėmbyer”.

    Vlerėsime pėr romanin “Atentatorja” dhe shkrimtarin Yasmina Khadra


    “Human nė mėnyrė tė mrekullueshme... Atentatorja e merr pjesėn mė tė madhe tė forcės sė saj nė daljen nga binarėt e romanit, dhe lėshimin nė fushėn e krijimit politik. Ēdo ide e shprehur, ēdo veprim qė ndodh ėshtė i ngulitur thellė nė karakterin, kompleksitetin, paqėndrueshmėrinė dhe elementet kontradiktore tė natyrės njerėzore.”
    – Chicago Tribune

    “Si njė tregim, njėherėsh i dhimbjes sė thellė dhe zhgėnjimit, Atentatorja ėshtė gjithashtu njė meditim mbi vlerėn e jetės.”

    – USA Today

    “Ngulitės dhe emocionues... Pėrshkrime grafike tė tmerreve nė pėrballjet e pėrgjakshme, si dhe tė brutalitetit qė mbizotėron nė sakrificat e kryera pėr ‘kauzėn”.
    – The Washington Times

    “Trimėror ... Atentatorja ėshtė nė kulmin e tij kur Khadra eksploron me shtigjet dhe kthesat e reja qė merr mendja e torturuar e Xhafarit, teksa hyn brenda shpirtit tė tij... Kadra pikturon shkėlqyeshėm karakterin e njė njeriu tė copėtuar nga ekstremizmi dhe tronditja ekstreme sociale.”

    – The Washinton Post Book World
    “Romani ėshtė njė bombė e vogėl... Yasmina Khadra ushtron kontroll tė plotė mbi tregimin e tij. Analiza psikologjike e personazheve tė tij ėshtė e paarritshme... Atentatorja, romani i tij mė i mirė, ėshtė diēka e detyrueshme pėr t’u lexuar”.
    – Paris Match

    “Origjinal dhe nė kohėn e duhur”.
    – The Seattle Times

    “Kadra ėshtė njė shkrimtar i talentuar me dhuntinė e krijimit tė personazheve figurative evokuese”.
    – The Miami Herald

    “I thellė dhe pėrfshirės... Khadra na zhvendos me shkathtėsi dhe mprehtėsi pėrmes fazave tė ndryshme tė kundėrpėrgjigjes sė Xhafarit”.
    – New Statesman

    “Me aftėsi pėrshkruan tensionet dhe diferencat midis kushteve tė jetesės sė arabėve dhe izraelitėve nė Izrael”.

    – The Wall Street Journal

    “I fuqishėm dhe tėrheqės... Atentatorja ėshtė njė histori detektivėsh por pa detektivė, i mbushur me dhimbjen e egėr qė ka goditur botėn islamike”.
    – Booklist


    YASMINA KHADRA
    Yasmina Khadra, ėshtė pseudonimi i shkrimtarit Mohammed Moulessehoul, lindur nė Saharanė algjeriane nė vitin 1955.
    Pseudonimin femėror e mbajti pėr tė shmangur kontrollin e dorėshkrimeve tė tij nga censorėt ushtarakė ndėrsa ishte ende duke shėrbyer si oficer nė ushtrinė algjeriane. Ėshtė i njohur dhe i vlerėsuar nė mbarė botėn ku romanet e tij janė botuar nė 36 vende dhe pėrkthyer nė 33 gjuhė.
    Ėshtė fitues i mjaft ēmimeve letrare nė Francė, Amerikė etj. Atentatorja ėshtė volumi i dytė i njė trilogjie kushtuar dialogut tė shurdhėt ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit dhe vazhdon me Sirenat e Bagdadit.
    Jeton nė Francė.
    Romani Atentatorja ka marrė ēmimin e librarėve 2006, Ēmimin Tropikėt 2006, Ēmimin e Madh tė lexueseve Aspekt Gruaje, ēmimin letrar tė gjimnazistėve dhe punėtorėve nxėnės tė Burgonjės si dhe ēmimin e lexuesve tė Telegramit. Sot, ky roman ėshtė duke u pėrshtatur pėr ekranin e madh nė Shtetet e Bashkuara.
    Fituesi i ēmimit Nobel J. M. Coetzee e vlerėson shkrimtarin Yasmina Khadra si njė nga romancierėt mė tė mirė bashkėkohorė.


    Shtėpia botuese BOTA SHQIPTARE
    YASMINA KHADRA
    Atentatorja
    Roman
    E pėrktheu: Adrian Belo
    Nr. faqe: 288
    ISBN 978-99956-11-88-0
    Ēmimi 800 lekė

      Ora ėshtė 26/4/2024, 17:48