BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Facebook nė Shqipėri: Kėrcėnime, arrestime, xhelozi, vrasje

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆

    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    13052010

    Buzqeshje Facebook nė Shqipėri: Kėrcėnime, arrestime, xhelozi, vrasje

    Mesazh nga Dino

    Facebook nė Shqipėri: Kėrcėnime, arrestime, xhelozi, vrasje Facebook-logoFacebook ėshtė njė rrjet social, qė nė Shqipėri filloi tė pėrdoret masivisht diku nga fundi i vitit 2008. Tė gjitha kategoritė kanė njė faqe tė tyren, ku kanė dhėnė detaje mbi jetėn e arsimimin dhe komunikojnė pafund me njerėz tė ndryshėm, tė njohur e tė panjohur. Ky rrjet sė fundi ka filluar tė ketė vlerė edhe pėr Policinė. Kjo e fundit ka skeduar emrat e personave tė kėrkuar dhe pėrmes kėrkimit ka mundur tė gjejė foto tė tyre, por nė pamundėsi pėr t’i arrestuar ata, Policia merret me shokėt e tyre, ata qė janė tė njohur apo tė panjohur, ku si njė element pozitiv shėrbejnė fotot e ndryshme. Ka edhe mė shumė se kaq. Persona tė ndryshėm dalin nė mbrojtje tė vrasėsve; siē ishte rasti i Dritan Dajtit dhe Ledion Marės. Edhe pse i vdekur, Mara, bashkėpunėtori i Dritan Dajtit, nga dora e tė cilit u vranė 4 policė, ka grupin e tij tė fansave nė Facebook. Pak kohė mė parė grupi i fansave nuk hezituan tė shprehen se do ia merrnin hakun Ledionit, shokut dhe mikut qė u vra nga dora e policisė nė kapjen e superkriminelit. Nė atė kohė, njė person me emėr tė koduar ka hapur blogun me mbishkrimin pėr Marėn me citimin: “Kujtimi yt do tė vazhdojė tė mbetet i gjallė, hakun nuk ta lėmė pa e marrė”. Nė njė rast tė tillė, duket se Policia fillimisht nuk e besoi, por mė pas veproi dhe mbajti pėr shumė muaj nėn kontroll shokėt e Ledion Marės dhe Dritan Dajtit. Klubi i fansave pėrbėhej nga grupi siē janė identifikuar dhe ata vetė, djemtė e “Rrugės Ypsilon”, adresė e cila u gjet nga Policia. Deri kėtu, duket se me “facebook” paska edhe sukses. Por tė martėn nė Elbasan ndodhi njė vrasje. Njė djalė nga Vlora kishte lidhje me njė vajzė gjimnaziste nė Elbasan. Ata ishin parė fizikisht gjatė njė ekskursioni nė Vlorė, mė pas pėrmes “Facebook”. Kishin komunikuar vazhdimisht nė chat online tė Facebook dhe pėr njė kohė tė gjatė mes tyre gjithēka ishte normale. Por duket se xhelozia nisi kur djali Endri Llambraj nga Vlora pa nė faqen e “Facebook” tė vajzės qė donte disa foto, ku ajo kishte dalė me persona tė tjerė, njė pjesė e tė cilėve djem. Por kjo nuk ėshtė pritur mirė dhe sipas Policisė, njė gjė e tillė mendohet tė ketė qenė shkak pėr vrasjen. Tė shkojmė mė tej. Dy persona u arrestuan nga policia nė Itali me akuzėn se kanė tentuar tė vrasin me armė njė 26-vjeēar pėr shkak tė ofendimeve nė “Facebook”. Sipas policisė, ngjarja e ka zanafillėn te disa fyerje tė kryera nė “Facebook” nga autorėt e ngjarjes adresuar gruas sė njė 26-vjeēari. Kjo e fundit ka lajmėruar tė shoqin e saj pėr personat qė po e fyenin nė “Facebook” dhe menjėherė ka nisur tė kėrkojė personat. Policia bėri tė ditur se dy personat, njė burrė 41 vjeē dhe njė 29-vjeēar kanė qėlluar me armė nė drejtim tė personit qė u kishte kėrkuar sqarime pėr fyerjet nė Facebook nė adresė tė gruas sė tij. Ka edhe mė. Mashtrimet me facebook. Edhe pėr shqiptarėt. Dikush hap faqe facebook, sikur ėshtė Lorik Cana, Adi Krasta, Sali Berisha, e shumė, e shumė tė tjerė, qė nė fakt nuk kanė njė faqe tė tyre nė kėtė rrjet social. Mashtruesit flasin nė emėr tė tyre. Hiqen si ata dhe sa pėr tė dhėnat nuk e kanė aspak tė vėshtirė. Mjafton njė kėrkim i thjeshtė nė Google dhe gjen edhe foto edhe tė dhėna sa tė duash. Pak ditė mė parė Facebook kishte bėrė disa ndryshime qė i jepnin mundėsi pėrdoruesve tė zgjidhnin opsionet dhe informacionet qė do tė shfaqeshin nė profilet e tyre.
    Edhe pse “Facebook” angazhohet pėr garancinė e tė dhėnave, ėshtė konsideruar si njė rrezik serioz pėr informatat personale tė anėtarėve tė rrjetit. Njė kontraktues i Qeverisė amerikane ka thėnė se “Facebook ėshtė bėrė mė i frikshėm se sa i bukur”. Presidenti i Facebook pėr politikat e jashtme, Elliot Schrage, ka thėnė se ndryshimet e vazhdueshme kanė ardhur si pasojė e rritjes sė numrit tė anėtarėve, mė tepėr se 400 milionė aktualisht nė tė gjithė botėn.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 20/5/2024, 13:27