nga Burrelsja 7/7/2013, 11:05
Disa mendojne se njerezit me karakter te forte te sigurte ne vetvete, qe dine te qendrojne ne kembe mire,
qe fjala e tyre ka fuqi, qe dine te fitojne njerez te tjere, qe dine te respektojne cdo te thote "shoqeri",
se nuk jane delikate, se nuk zhgenjehen, se mund te perballojne dicka, se mund ta anashkalojne lehte nje zhgenjim, nje indiference, nje tradheti, nje lendim apo dicka tjeter. Sa shume duhet qe ti kuptosh, te pakten njeren pale. Tjetren besoj se kam hyre ne brendesi dhe kam kuptuar se nuk dine kurre se cfare eshte te "kerkojne te falur", te pranojne qofte edhe nje here ne jeten e tyre se ishte nje gabim nga te shumtat qe bejne. Sa veshtire e kemi ne shqiptaret te themi dy gjera:
"Me fal"
"Faleminderit"
Nje gote uje doja te shijoja, dhe papritur ne rruge e siper duke ma sjelle kete gote e krise. Une mund ta pi ujin, nuk eshte dhe kaq e veshtire, por uji sdo te kete me shijen qe kishte me pare... do e shijosh edhe ti... do ta kuptosh... ndoshta nje dite mund te duket e njejta shije, por gota do te mbetet e krisur... sa keq... me vjen vertet keq... ndoshta mund te duket dicka e vogel gota e krisur, ndoshta se une i hiperbolizoj gjerat... por nuk e besoj...
Sa shume duhet te dish... sa shume duhet te mendosh... e di, pak e veshtire.. por nje dite do te shkruash diku te njejtat gjera qe shkruaj une... dhe nuk do te jesh ti... por une... e kuptoj... te ngaterroj...
Midis ketyre gjerave "filozofike"... mbaj nje gje... sdo te hedh kurre poshte... dhe e di pse?
Kam mesuar ti dua njerezit me te vertete, ti cmoj, ti dua si vetem time, ndoshta ndonjehere edhe me shume... kjo dhemb me shume... mos u ngaterro... jane te qarta dhe te pastra...
Dhe jeta vazhdon... me zhgenjime...