BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Flet Jetmiri, fituesi i “Big Brother”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Flet Jetmiri, fituesi i “Big Brother”

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/5/2010, 11:13

    Flet Jetmiri, fituesi i “Big Brother” Jetmir11

    Pas mė shumė se tre muajsh, Jetmiri kurorėzohet fitues i edicionit tė tretė tė “Big Brother Albania”. Nuk ka menduar ende se ēfarė do tė bėjė me ēmimin e madh, por di qė jeta e tij nė vazhdim do tė ndėrtohet nė Shqipėri.

    - Kanė kaluar vetėm pak orė nga nata finale e “Big Brother”. Si ndjehesh?

    Pa gjumė, i lodhur dhe shumė konfuz. U bėnė katėr muaj nė izolim dhe ēdo gjė mė duket ndryshe. Mė duket vetja si fėmija i porsalindur qė kėrkon tė njohė gjithēka pėrreth tij.

    - E ke fituar vetėdijen e tė qenit fitues i ēmimit tė madh?

    Ėshtė ende shpejt. Mė duhet tė kthjelloj idetė, tė kuptoj e tė provoj realisht se ē’mė ka ndodhur.

    - Ti, jo vetėm e pėrjetove kėtė aventurė, por edhe e finalizove atė. E kishe qėllim nė vetvete?

    Jam krenar jo vetėm pėr faktin qė realizova njė lojė, por edhe pėr faktin se u bėra pjesė e saj me idenė pėr ta fituar dhe e realizova. Kam punuar shumė pėr kėtė. Nuk ka qenė e lehtė tė luftosh me karaktere tė ndryshme, me njerėz me prejardhje shumė ndryshe nga mua, me tė cilėt e kisha tė vėshtirė tė pėrshtatesha. Kjo lojė mė ka harxhuar shumė kohė, shumė kile minus, por “Big Brother” mbetet njė gjė unike.

    Ēdo veprim, debat, pėrballje, ēdo gjė qė ka ndodhur brenda shtėpisė ka qenė e menduar nė funksion tė lojės?

    Unė nuk kam pasur strategji nė kokė. Ndryshe nga banorėt e tjerė qė ishin tė mirinformuar, unė nuk i kam ndjekur edicionet e mėparshme tė “Big Brother” dhe nuk mė ka interesuar kjo lloj bote. Erdha me idenė qė tė bėja kėtė pėrvojė nė moshėn 25- vjeēare. Gjatė rrugės e kuptova qė duhet tė konfrontohesha me tė gjithė sepse tė gjithė pjesėmarrėsit i kishin tė qarta strategjitė nė kokė. Nuk bėra gjė tjetėr veēse kam sulmuar karakteret e tyre, i kam bėrė tė nxirrnin nė pah atė pjesė qė ata donin tė fshihnin.

    - Nėse ai qė kemi parė ishte Jetmiri i lojės sė “Big Brother”, si je ti nė tė vėrtetė?

    Jam njė djalė me shumė botė, me vizion, i rritur me principe tė shėndosha, me familje me shumė moral. Gėzoj njė moral tė mirė familjar dhe njė status tė njė njeriu, besoj tė ditur. Pėr hir tė lojės, m’u desh tė devijoja nga ai qė jam. Shpeshherė dola nė versionin e arrogantit, tė ironikut, provokativit, por kėto tė gjitha janė pjesė e lojės.

    - Tė flasim pak pėr Rezin. Disa nga banorėt e kanė quajtur lidhjen tuaj pjesė tė lojės dhe shpesh Rezin si “viktimė”?

    Ėshtė mė se normale qė nė pozicionin qė ndodheshin tė gjithė do provonin me ēdo mėnyrė tė diskreditonin figurėn time. Do tė godisnin Rezartėn, mua dhe kėto ishin armėt qė kishin pėr tė luftuar.

    - U prishėn ekuilibrat e tu me hyrjen e Enxhit?

    Jo. Ne kemi pasur njė marrėdhėnie shoqėrore, pavarėsisht se si mund tė jetė interpretuar. Ajo kishte hyrė pėr tė bėrė njė lojė, tė cilėn e luajti shumė mirė dhe besoj se do tė mbetemi miq.

    - Ē’do tė bėsh me ēmimin prej njėqind milionė lekėsh?

    Ėshtė shumė shpejt pėr tė dhėnė pėrgjigje. Nuk e kam menduar. Ngjarjet kanė rrjedhur nė njė cikėl: kur nisesh pėr tė ndjekur njė rrugė, nuk e di as si e as sa do tė zgjasė. Nė momentin qė hyn nė lojė, paratė duken thjesht njė ėndėrr. Kur i prek realisht, atėherė nisin tė bėhen llogaritjet se ēfarė mund tė bėsh me to.

    - Ke shumė pak kohė qė je kthyer nė Shqipėri. E ke menduar se ku do tė vazhdojė jeta jote?

    Unė jetoj shqip, mendoj shqip, arsyetoj shqip. Pavarėsisht se kam ikur i vogėl dhe pėr njė kohė tė gjatė kam jetuar jashtė, mendja dhe zemra janė nė Shqipėri. Pavarėsisht tė gjithave, dukem si njė djalė qė jam rritur nė njė geto shqiptare. Pėrveē mėnyrės sė komunikimit qė njohėn prej meje gjatė lojės, do tė kem mundėsi tė tregoj qė jam njeri edhe i arsyes, i moralit, i edukatės, i etikės, i shkolluar dhe i profilizuar. Shpresoj qė t’i tregoj tė gjitha kėto.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 22:33