BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ambasadori Lohan: Vizat, realitet pas standardeve

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    27052010

    Buzqeshje Ambasadori Lohan: Vizat, realitet pas standardeve

    Mesazh nga Albatros

    Ambasadori i delegacionit tė Bashkimit Europian, Helmut Lohan e ndoqi konferencėn pėr shtyp tė komisioneres Sesilja Malmstrom nė kohė reale, nė prani tė gazetarėve.

    Nė pėrfundim tė konferencės pėr shtyp nė Bruksel, ai filloi tė vetėn nė Tiranė, ku dha sqarime tė mėtejshme:

    “Vendimi qė do tė merret nga Kėshilli dhe nga evrodeputetėt nė Parlamentin Evropian mbi propozimin e Komisionit, do tė jetė njė vendim politik, sepse do tė merret nga politikanė. Parėsore mbetet qė udhėtimi pa viza do tė bėhet realitet vetėm kur tė tėra standardet do tė pėrmbushen”, u shpreh Lohan.

    Ambasadori Lohan nuk tha nėse kriza politike do tė ndikojė ose jo nė vendimin pėrfundimtar dhe nuk bėri asnjė koment pėr vizitėn e pėrfaqėsuesve evropianė nė Tiranė. Ai pėrsėriti mėse njė herė dhe jo pa ironi se nuk kishte asnjė koment.

    “Propozimi i bėrė sot, i miratuar sot nga Komisioni Evropian pėr udhėtimin pa viza pėr shqiptarėt, mendoj se ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe njė njė lajm shumė i mirė. Njė lajm pėr faqe tė parė, – vetėm nėse i kam kuptuar unė gabim pėrparėsitė e qytetarėve shqiptarė. Nuk kam asnjė koment pėr asgjė tjetėr. Thashė edhe mė parė, nuk kam asnjė koment, dhe jam shumė i lumtur tė pėrsėris sa herė qė ju do tė dėshėronit dhe do tė kishit nevojė, unė nuk kam asnjė koment”, tha Lohan.

    Por ambasadori pranoi se vendimi do tė jetė politik, sepse do tė merret nga politikanė.

    “Vendimi politik do tė merret bashkarisht, siē thashė nė bashkėvendimmarrje nga Kėshilli i Ministrave dhe anėtarėt e Parlamentit Europian. Kėta politikanė do tė vendosin kur tė vijė koha pėr tė marrė vendimin. Dhe kjo do tė jetė pasi Shqipėria tė pėrmbushė standartet e vonuara. Nuk mund tė shtojė asgjė tjetėr sot, unė nuk mund ta marr me mend sesi politikanėt europianė do tė pėrcaktojnė votėn e tyre”, theksoi Lohan.

    Mesazhi sipas ambasadorit ėshtė kuptuar nga klasa politike.

    “Nuk kam asnjė dyshim se mesazhi i dėrguar nga Bashkimi Evropian ėshtė kuptuar plotėsisht nga klasa politike shqiptare”, shtoi Lohan.

    Pėrpara kėtij vendimi tė rėndėsishėm tė Komisionit Evropian, eurodeputetė kanė paralajmėruar se kriza politike nė vend mund tė ketė njė ndikim negativ nė vendimin pėrfundimtar, qė pritet tė merret nė vjeshtė.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 19/5/2024, 20:31