BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Flaka Krelani: Tirana, vendi ku unė linda artistikisht

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Flaka Krelani: Tirana, vendi ku unė linda artistikisht

    Mesazh nga Albatros 3/6/2010, 21:52

    Flaka Krelani: Tirana, vendi ku unė linda artistikisht Flaka_10

    Ėshtė unike nė stil dhe nė kėngė, rockere me njė potencial vokalistik pėr t’u admiruar jo vetėm nga publiku i thjeshtė, por edhe nga kolegėt e saj. Kėtė vit nė “Top Fest 7” ajo konkurroi me kėngėn “Ėndėrr”. Bėhet fjalė pėr Flaka Krelanin, “rebelen”, e cila nė muzikėn shqiptare ka sjellė njė frymė tė re interpretimi, zėri dhe stili.

    - Njė ndėr rockeret mė tė mira nė Shqipėri dhe Kosovė. Ēfarė ndjesie tė krijon ky fakt?

    Gjithmonė pėr mua ka ekzistuar njė lloj frike, pėrsa i pėrket arritjes sė famės dhe suksesit. Shpeshherė mė ka munduar ideja, nėse ndonjėherė do arrija tė bėhesha e famshme dhe nėse do kisha sukses me kėtė lloj muzike qė unė kam dėshirė ta kultivoj, pra me rock music. Por besoj qė puna e madhe dhe vlerėsimi maksimal i publikut, mė kanė bėrė qė tė jem ajo qė gjithmonė kam pasur motiv!

    - Ēfarė ėshtė muzika “rock” pėr ju?

    Ėshtė ajo qė mė pėrfshin mua nė gjithė aspektet e jetės!

    - Keni qenė shpesh pjesėmarrėse nė “Top Fest”. Sa e vlerėsoni kėtė eveniment?

    Vetė pjesėmarrja ime nė “Top Fest” tregon, sesa e ēmoj kėtė eveniment! Ėshtė njė eveniment, tė cilin unė e vlerėsoj shumė, e sidomos kėtė vit qė ishte “live”! Besoj qė me kėtė gjė “Top Fest” ka arritur njė vlerė edhe mė tė lartė qė tani e tutje do jetė me tė vėrtetė eveniment me plot kuptimin e fjalės. Sidomos e vlerėsoj shumė punėn e orkestrės profesionale qė meritojnė njė falėnderim tė madh pėr realizimin shumė origjinal tė kėngėve pjesėmarrėse!

    - Kėndimi “live” kėtė vit ju motivoi edhe mė shumė pėr tė qenė pjesėmarrėse?

    Absolutisht qė po! Pasi kėndimi “live” ėshtė me tė vėrtetė gjėja mė e rėndėsishme qė njė “kėngėtarė” duhet tė ketė!

    - Kėnga “Ėndėrr” nė forume tė ndryshme ėshtė vlerėsuar shumė. Sa ju lumturon ky vlerėsim?

    Ėshtė vlerėsimi mė i ēmuar, pėr sa i pėrket suksesit tė njė kėnge!

    - Kė veēoni si bashkėpunimin mė tė frytshėm?

    Bashkėpunimi mė i frytshėm dhe mė i suksesshėm qė kam pasur ndonjėherė ėshtė bashkėpunimi me grupin "Troja"! Kėnga qė kemi realizuar ne ėshtė e gjitha nė version anglisht! Titullohet "Beautiful World" dhe ju kėshilloj qė ta dėgjoni, sepse ėshtė njė kėngė e kompletuar, me tekst dhe mesazh tė fortė!

    - Mendimi juaj pėr festivalet muzikore qė organizohen nė Shqipėri?

    I vlerėsoj tė gjitha festivalet qė organizohen nė Shqipėri, sepse tashmė kanė njė traditė shumėvjeēare!

    - Po nė Kosovė?

    Nė Kosovė fatkeqėsisht organizohen pak festivale!

    - Lidhja juaj me Tiranėn?

    Fatmirėsisht lidhja ime me Tiranėn ėshtė jashtėzakonisht e fortė! Mė lidhin shumė kujtime tė bukura! Tirana ishte vendi ku unė linda artistikisht. Tirana mė ka dhuruar njė pėrkrahje tė madhe nė tė gjitha aspektet qė njė artisti i duhet!

    - Karriera juaj ka nisur qė nė moshėn 13-vjeēare. E mbani mend atė moment?

    Ėshtė momenti i vetėm i paharruar pėr mua! E kujtoj me kėnaqėsi gjithmonė.

    - Pėrveē muzikės, ju i jeni pėrkushtuar dhe shkollės nė degėn Ekonomik. Sa tė vėshtirė e keni tė jeni nė koherencė me tė dyja kėto degė?

    Ėshtė me tė vėrtetė njė vėshtirėsi e madhe, duke qenė se janė me tė vėrtetė dy degė shumė tė ndryshme, mirėpo falė pėrkushtimit dhe vullnetit qė kam mundohem t’ia arrij! Gjithmonė mė ka interesuar tė bėj gjėra tė ndryshme, pse jo tė kem njohuri pėr diēka mė tepėr!

    - A i mbetet kohė e lirė Flakės?

    Jo edhe aq shumė.

    - Dhe ku e kaloni atė?

    E gjitha varet nga momenti dhe vendi ku jam nė atė kohė tė lirė!

    - Motoja, me tė cilėn e nisni ditėn?

    Qeshni sa mė shumė!

    - Ēfarė vlerėsoni mė shumė tek vetja?

    Kujdesin qė kam ndaj tė tjerėve dhe origjinalitetin tim!

    - Ku ngjasojnė dhe ndryshojnė jeta e natės nė Tiranė me atė nė Prishtinė?

    Mendoj qė tė dyja janė tė njėjta, pasi janė metropole!/gameove

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 17/5/2024, 05:19