BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gentja, model pėr modelizmin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Gentja, model pėr modelizmin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/6/2010, 18:41

    Gentja, model pėr modelizmin! 22ma83

    E reja nga Tirana, Gentja Turabi, tashmė ka njė traditė tė shkėlqyer nė modelizėm dhe aktivitete tė tjera lidhur me kėtė fushė specifike tė artit (universal). Ajo, ka sfiduar shumė sfilata mode, ka shfaqur talentin e saj prej njė femre model pėr modelizėm, kurse po e provon veten edhe nė aktrim dhe, mbase njė ditė edhe nė film, ose televizion. Ajo ka njė pamje madhėshtore dhe nuk thuhet kot, tė gjitha pasqyrat ku ajo qe parė, humbėn shkėlqimin nga sytė e saj krenare'.

    Si iu lindi kjo dėshirė pėr t’u marrė me modelizėm, ose si shpėrtheu talenti juaj pėr kėtė fushė specifike dhe jo shumė e njohur tek ne?

    Atėherė, unė me sfilatat kam filluar qė kur kam qenė e vogėl. Bėnim miss klasėn dhe mbaj mend qė edhe kam kėnduar kėngėn Albania. Nė ndėrkohė, nė klasėn e katėrt tė shkollės sė mesme kam marrė pjesė nė sfilatat e modės tė shkollės, ku pastaj, pas dy vjetėsh kam qenė e ftuar tek, E Diela shqiptare, prej nga, pasi kalova konkurrencėn, u kualifikova pėr tė marrė pjesė tek Coin Fashion, pastaj Etam fashion (linja intime pėr femra), pastaj tek Tirana Fashion week, ku prezantova veshje tė stilistėve italianė, si Napolitano, te stilitit maqedonas Sekiraski, te Gjeraldines, tė stilististėve nga Kosova Ilirida dhe Tabia dhe tek Joni Peēit, organizatorit tė spektaklit, Tirana Fashion week. Gjithashtu kam qenė edhe figurante nė reklamat pėr AMC dhe Albtelekom si dhe tek reklama e njė produkti pėr dobėsim formoline.

    Momentalisht jam zgjedhur pėr aktore tė njė klipi pėr njė kėngė shqiptare tė Ernis Ēilit, me titull, Ti nuk je! Por, ambiciet e mija shkojnė edhe mė larg. Planifikoj tė depėrtoj edhe nė teatėr, nė film apo nė televizion.

    Nuk ėshtė gabim, mbase, tė ėndėrrosh, as mėkat tė shpresosh, them unė.

    Si e kupton ti, modelizmin?

    Pėr mua modelizmi ėshtė njė art i jashtėm me pėrmasa universale, sepse e bukura ėshtė universale, por ėshtė edhe art i brendshėm, sepse, nė momentin qė shkel dėrrasat e podiumit, atėherė duhet tė vie nė shprehje pamja e jashtme, por edhe shpirti artistik. Janė lėvizjet, shikimet, emocionet, buzėqeshjet...ato qė njė modeliste e bėjnė tė duket e bukur dhe e pėlqyer. Dikush e kupton modelizmin si njė ecje e rėndomtė nė skenė, mjafton tė jesh e bukur dhe, mbaroj puna. Jo, bukuria ėshtė vetėm njė segment, kurse elementet qė i ceka mė lartė, janė shumė mė tė rėndėsishme. Pra, nganjėherė pamja e brendshme e pushton pamjen e jashtme, sepse kėrkohet suptilitet, elegancė, sharmė, butėsi, shikim depėrtues dhe impenjim. Nuk thuhet kot, fol tė tė shoh, tė tė njoh...

    A ka shumė femra qė merren me modelizėm dhe sa ēmohet ky art nė Shqipėri?

    Ka femra shumė tė bukura, por edhe djem tė bukur. Shqiptarėt janė racė e bukur dhe kjo bėn qė modelizmi tė marrė krah edhe jashtė kufijve tanė. Femrat e bukura dhe tė gjata, skofiare dhe krenare, elegante dhe sharmante, tė zgjuara dhe me ego tė fortė, janė model pėr modelizmin. Kjo vlen edhe pėr ēunat. Mund tė them se modelizmi nė Shqipėri, por besoj edhe nė Kosovė, sepse njė racė jemi, po e gjen rrugėn e vet dhe do tė ketė perspektivė tė ndritshme.

    Jeni shpesh nė skenė, ku mund tė thuhet se e dominoni skenėn, e pushtoni atė. Pra, keni fituar njė popullaritet dhe tashmė keni rėnė nė sy....pėr bukuri. Ėshtė ndjenjė e mirė kjo, apo?

    Kjo i ka dy anėt e saj tė medaljes. Tė qenit e vėrejtur (e famshme) ėshtė diēka pėr tė cilėn tė gjithė punojnė, por edhe ka diēka qė tė pengon, sepse duhet tė pėrballosh dinamizmin, pastaj lodhjen, e pse jo edhe ngacmimin, hahah. Por, ia vlen tė paguash ēmimin e tė qenmit e famshme. Unė jam nė fillimet e famės dhe kjo po mė pėlqen. Jetėn nuk e kam monotone, nuk jam e izoluar, e tėrhequr dhe kjo i jep kuptim punės qė bėj, pra i jep kuptim jetės? Zaten, jeta ėshtė njė fletė e bardhė, nė tė cilėn duhet tė vihen shkronjat pėr t’i dhėnė kuptim letrės.

    Keni edhe shume adhurues, merrni shumė letra, keni shumė miq, madje jeni edhe nė FB, e pėrballoni dinamikėn, tundimin, mund ta ruani drejtpeshimin (mendor)?

    Mund tė them se jam shumė e angazhuar, saqė dita mė duket shumė e shkurtėr. Ndodh qė me nga njė javė nuk arrij t’i shoh prindėrit e mi. Bėjmė shumė prova pėr sfilata, bėjmė udhėtime, kemi lodhje fizike dhe artistike, por tashmė jam mbėrthyer nė kėtė punė dhe e pėrballoj me qetėsi e harmoni. Arti nuk ėshtė i lehtė dhe nuk bėn tė tallesh me tė. O, duhet sakrifikuar pėr artin, o duhet lėnė qė nė fill. Unė, mendoj se po arrij ta menaxhoje punėn time dhe deri tashti jam shumė e kėnaqur me atė qė bėj. Sa i pėrket miqve kam shumė dhe nga ta marrė shumė komplimente, tė cilat mė japin forcė dhe kurajo pėr tė vazhduar nė karrierė. Gjeje kohė edhe pėr FB, sa pėr t’i pėrshėndetur miqtė e mi tė shumtė (aty jeni edhe ju, por nuk bie pre e fb-sė). Mund tė them se edhe lexoj shumė, kurse pėrpiqem edhe tė shkruaj poezi, tė cilat janė pėr shpirtin tim. Unė jam krenare qė marr vlerėsime gjithfare. Bie fjala pėr mua thuhet se jam madhėshtore, hyjnore, engjėllore...kėto fjalė, sikur mė mbajnė gjallė dhe them se, megjithatė jeta ėshtė e bukur...dhe ėshtė bukur tė jesh e bukur...edhepse thuhet se e bukura ėshtė pak tragjike?

    Jeni ju pak tragjike, meqė jeni e bukur?

    Hmmm?!...a dini si, Shaqa, kam arritur nė pėrfundim se dashuria irriton, zhduket, pikėllon...por njeriu duhet tė pajtohet me realitetin dhe tė kuptojė se nė kėtė jetė nuk ka vetėm njė dashuri. Unė, disi, konsideroj se kam njė ego tė fortė dhe nuk e pranoj lehtė ta gjej njė djalė, sikurse thuhet, por kam dėshirė qė atė ta pushtoj, hahah dhe tashti kush pranon tė pushtohet, madje as nga bukuria, hahahh...se jep jetėn njėri, joooooo pėr njė femėr tė bukur. Janė tė rrallė ata njerėz dhe mė saktė s’ka tė tillė. Por, njė surprizė, njė ditė do tė vie dhe, edhe unė si njė kala ,do te pushtohem, do te bie, hahat.

    Mė kujtohet kur ma keni uruar Shėn Valentinin dhe unė ua kam kthyer se pėr mua ėshtė Shėn varrimi. Kjo,mbase flet pėr diēka, por ėshtė mirė qė gjithmonė diēka mbetet diēka, hahah. Mė duket ju, Shaqa, e keni plasuar nė FB njė thėnie interesante ‘Gjithmonė, gjithkujt do t’i mungojė diēka’, ose ‘Gjithkush ka diēka, qė i mungon....’

    Si e mbani vijėn e bukur tė trupit?

    Trupi im ėshtė dhuratė e natyrės dhe pak e kujdesit tim. Kam kujdes nė ushqim dhe mund tė them se jam vegjetariane.

    Sa fėmijė keni dėshirė t’i keni?

    Hahhha, njėherė tė martohem... e pastaj...sa ka thėnė Zoti. Nėse varet nga dėshira, atėherė unė kam dėshirė tė kem dy fėmijė binjak me sekse tė ndryshėm dhe kam njė profeci se kjo ėndėrr do tė mė realizohet. Besoj se do tė jenė tė bukur dhe do tė mjaftojnė. Cilėsinė e ēmoj shumė. Gjėrat e bukura janė tė pakta. Cilėsia ėshtė edhe sasi, sasia nuk ėshtė cilėsi!

    Si keni dėshirė tė duket miku i juaj i jetės?

    Kam dėshirė qė njeriu im tė mė shikoj me zemėr e jo me sy se, shpesh syri mashtron dhe zemra (nuk) gabon! E ēmoj inteligjencėn, korrektėsinė, sinqeritetin dhe mbi tė gjitha besnikėrinė. Por, nuk e di kur do tė vie ai ēast, kur njerėzit do tė kenė sy dhe vesh me ndie. Po pres, nuk po nxitoj, nuk po ngadalėsoj. Pėr mua familja ėshtė e shenjtė dhe bėrthama e shoqėrisė. Bukuria ėshtė e bukur, vetėm nėse ėshtė prezente edhe krenaria dhe dinjiteti. Nuk ka bukuri, nėse shkelet me kėmbė nga akėcili dhe nėse ajo baltohet dhe shpėrfytyrohet skajshmėrisht e pafytyrėsisht. Femra e bukur, duhet tė mbetet e bukur edhe nė karakter dhe e pastėr edhe nė moral!.

    Kur jemi kėtu, si duhet tė duket femra sot?

    Me ego tė fortė, me dinjitet, nuk duhet tė nėnshtrohet, tė gjunjėzohet, por tė jetė krenare dhe e pamposhtur...se vetėm kėshtu ēmohet mė shumė. Nuk thuhet kot, kėnaqėsitė e rinisė, i paguan nė pleqėri. Nuk ka mė fyese pėr femrėn se marrja nėpėr gojė e saj, si njė femėr e shfrenuar dhe qė lėkurėn e vet e shet, aq lehtė....mjerė pėr ato qė nuk bėjnė llogari pėr veten e vet!

    Pra, tė jenė vetja e tyre dhe tė mos bien nė gracke, nė kthesėn e parė.BotaSot

      Ora ėshtė 18/5/2024, 00:50