Oslo 1979
Fjalimi i plote i saj
"Une zgjedh varferine e
njerezve tane te varfer por ndjehem mirenjohese te marr (Cmimin Nobel) ne emer
te te uriturve,te zhveshurve,te te pa streheve,te te gjymtuarve,te te
verberve,te leprozeve,te te gjithe njerezve qe ndjehen te lene,pa dashuri,pa
kujdes ne gjithe shoqerine tone,njerez qe i jane bere barre shoqerise dhe
perbuzur prej kujtdo."
Gjithashtu sapo mesoi per pergatitjet qe po
beheshin per nje darke ne nder te saj,ajo njerezisht kerkoi te anullohej qe te
kursente leket per te ushqyer te varferit.
"E ndersa jemi mbledhur ketu
te gjithe te falenderojme Zotin per Cmimin Nobel te Paqes,mendoj do jete bukur
te themi lutjen e Shenjt Francis i Assisit qe gjithnje me mahnit.Ne e bejme kete
lutje cdo dite pasi marrim e Shenjte,sepse na pershtatet te gjitheve.Dhe
gjithnje me ben te mendoj se 400-500 vjet me pare kur Shen Francis i Assisit
krijoi kete lutje njerezit kishin te njejtat veshtiresi qe qe kemi ne edhe
sot,pra na pershtatet edhe ne.Le te lutemi se bashku:
Le te falenderojme
Zotin per mundesine qe na dha te mblidhemi te gjithe sot ketu,per kete dhurate
paqeje qe na sjell nder mend se jemi krijuar per ta jetuar kete paqe, se Jezusi
erdhi mes nesh qe te na e sjelle kete lajm te mire tek te varferit.
Ai
duke qene Zot,u be njeri si ne ne gjithcka,pervec mekateve dhe shpalli qarte se
kishte ardhur te na jepte kete lajm te mire.
Ky lajm ishte paqja tek te
gjithe ata me deshire te mire,kjo eshte dicka qe ne te gjithe e duam--paqe
zemres.
Zoti e deshi boten kaq shume sa dha edhe birin e tij--ishte nje
dhenie deri ne dhimbje,aq shume na deshi.Ia dha Virgjereshes Mari
e cila
rendi t'i jape lajmin kusherires Elisabete.Dhe sapo hyri ne shtepine e
saj,femija ne barkun e kusherires Elisabete,levizi gjithe gezim.Ai femije i
palindur qe lajmetari i pare i paqes.E njohu Princin e Paqes,kuptoi se Krishti
kishte ardhur te sillte lajme te mira
per ty e per mua.
Dhe sikur kjo
te mos mjaftonte,ai vdiq ne kryq qe te tregoje nje akoma me te madhe dashuri dhe
ai vdiq per ty e per mua dhe per ate leproz,per ate burre duke vdekur nga uria
dhe ate person lakuriq shtrire rrugeve jo vetem te Kalkutes por te Afrikes,Nju
Jorkut,Londres,Oslos,...Dhe Ai kembenguli te duam njeri-tjetrin ashtu sic na do
secilin prej nesh.
Ne e lexojme shume qarte ne Bibel:"te duash sic te kam
dashur une,sic me ka dashur im Ate,te dua une." Dhe aq shume sa Ati e deshi te
Birin,aq shume Ai na e dha ne dhe sa me shume te duam njeri-tjetrin,aq me shume
duhet t'i japim njeri-tjetrit derisa te dhembi.Nuk mjafton te themi:"E dua Zotin
por nuk e dua fqinjin".Shen Jani thote se je genjeshtar kur thua se do Zotin por
s'do fqinjin.
Si mund ta duash Zotin qe nuk mund ta shohesh,nese nuk do
fqinjin me te cilin jeton?Eshte e rendesishme te kuptojme se qe dashuria te jete
e vertete,duhet te dhembe.I dhembi Jezusit te na doje ne,i dhembi. Dhe qe te
sigurohej qe ne do e kujtojme dashurine e tij te madhe,e beri veten buke te
jetes sone,te na ushqeje uri per dashurine e tij --uri per Zotin sepse jemi
krijuar per ate dashuri.Ne kemi qene krijuar ne imazhin e tij.
Ne kemi
qene krijuar te duam e te na duan dhe Krishti u be Njeri qe te na mesoje qe ne
te duam ashtu sic na deshi ai.
Ai e ben veten te uritur,te zhveshur,pa strehe
qe thote: "Ti ma bere kete mua". Ai eshte i uritur per dashurine tone,kjo eshte
uria qe ne duhet te gjejme.Mund ta gjejme ne vete shtepine tone. Kurre s'mund ta
harroj viziten time ne ate shtepi ku jetonin gjithe ata prinder djemsh e
vajzash,futur ne ate institucion e harruar.
Kur shkova,pashe se i kishin
te gjitha,plot,por te gjithe syte i mbanin tek dyert.Dhe nuk pashe askend te
buzeqeshte.U ktheva dhe pyeta motren prane:"Pse? Pse keta njerez qe kane
gjithcka,syte i mbajne tek dera?Pse nuk buzeqeshin? Une jam mesuar te shoh
buzeqeshje ne njerezit tane,edhe ate te vdekjes buzeqeshje".Ajo me tha: "Keshtu
eshte cdo dite.Ata presin duke shpresuar se nje djale a vajze do vije t'i
shohe.Vuajne sepse jane harruar"
E shihni pra,ketu e gjen mungesen e
dashurise.Kjo varferi eshte tamam ketu,ne shtepine tone,bile nuk kujdesemi te
duam.
Ndoshta ne familje kemi dike qe ndjehet vetem,semure ose i
shqetesuar,sepse te gjithe kemi dite te veshtira.A jemi ne aty?
U jemi ne
prane? Eshte nena prane ta pranoje femijen?
Ne perendim cuditem tek shoh kaq
shume djem e vajza te reja qe i jepen droges.U perpoqa te gjej "psene".Pse ndodh
kjo?
Dhe pergjigja eshte: "S'ka asnje ne familje qe t'i pranoje" Babai dhe
nena jane aq te zene,sa nuk kane kohe.Prinder te rinj perfundojne institucionesh
dhe femija shkon prape ne rruge te perzihet ne dicka.
Gjithcka kemi bere
deri me sot nuk do kishim mundur ta benim,nese ju nuk do te kishit ndare me ne
lutjet tuaja,dhuratat tuaja,kete dhenie te vazhdueshme.Por une nuk dua te me
jepni prej bollekut tuaj.Une dua te me jepni derisa te dhembe.
Dje mora 15
dollare prej nje burri qe ka qene ne kurriz per njezet vjet dhe e vetmja pjese e
levizshme e trupit eshte dora e djathte.Dhe e vetmja gje qe i jep kenaqesi eshte
duhani. Me tha: "Nuk do pi duhan per nje jave,sepse dua te t'i dergoj keto
leke."
Do kete qene nje sakrifice e tmerrshme per te,por shikon sa bukur e
ndau dashurine e tij? Me ato para bleva buke dhe ua dhashe te uriturve,nje gezim
i dyanshem: Ai dha e te varferit moren.
Kjo eshte dicka qe une e ti mund
te bejme -- eshte nje dhurate e dhene prej Zotit -- te mund te ndajme dashurine
tone me te tjeret.
Dhe le te jete ashtu sic qe per Jezusin.Le ta duam
njeri-tjetrin ashtu sic na deshi ai.Le ta duam me nje dashuri te pandare.
Dhe
gezimi i dashurise per te,per njeri-tjetrin eshte gezimi i te dhenit tashti qe
Krishtlindjet po afrohen.Le ta mbajme ate gezim te dashurise per Jezusin ne
zemren tone dhe ta ndajme kete gezim me te gjithe ata qe jeta na sjell cdo
dite.
Ky gezim rrezatues eshte i vertete,nuk kemi shkak te mos jemi te
lumtur,Krishti eshte me ne.Kemi Krishtin ne Zemer.Krishti eshte ne te varfrit qe
takojme,Krishtin e kemi ne buzeqeshjen qe japim e buzeqeshjen qe marrim.
Le
ta theksojme edhe njehere -- asnje femije te mos jete i padeshiruar dhe
gjithashtu ta takojme njeri-tjetrin gjithmone me buzeqeshje,vecanerisht atehere
kur eshte e veshtire te buzeqeshesh.
Kurre nuk do harroj ca kohe me pare,
rreth katermbedhjete profesore erdhen nga Shtetet e Bashkuara nga universitete
te ndryshme,ne Kalkuta,ne shtepine tone.Kishin qene ne shtepine per te
vdekurit.( Ne kemi nje shtepi per te vdekurit ne Kalkuta,ku kemi mbledhur prej
rrugeve me se 36 000 njerez,prej te cileve mbi 18 000 kane patur nje vdekje te
bukur.U kthyen ne shtepi tek Zoti). Pra keta profesore erdhen ne shtepine tone e
ne folem gjate per dashurine,dhembshurine...
Njeri me pyeti: "Nene, te
lutemi,na thuaj dicka qe ta mbajme mend". U thashe: "Buzeqeshni
njeri-tjetrit,lerni kohe per njeri-tjetrin ne familjen tuaj.Buzeqeshni
njeri-tjetrit!" Nje tjeter me pyeti: "Je e martuar?" U thashe: "Po,dhe
ndonjehere e kam te veshtire
t'i buzeqesh Jezusit sepse ai behet shume
kerkues ndonjehere." Kjo eshte me gjithe mend e vertete.Dhe aty vjen dashuria --
kur
eshte kerkuese,dhe prape ia japim atij me hare.
Ashtu sic kam
thene sot, nese nuk shkoj ne parajse per ndonje gje tjeter,do shkoj per gjithe
publicitetin,sepse me ka pastruar,me ka sakrifikuar,vertet me ka pergatitur te
shkoj ne parajse.
Mendoj se kjo eshte dicka qe na tregon se duhet ta jetojme
jeten ne menyre te bukur,kemi Jezusin me vete dhe ai na do.Vetem nese mbajme
mend qe Zoti na do dhe na eshte dhene mundesia te duam te tjeret ashtu sic na do
dhe Ai, (jo ne gjera te medha,por ne gjera te vogla me dashuri te madhe),atehere
Norvegjia behet fole dashurie.
Dhe sa bukur do te jete qe prej ketej te
dale nje qender per paqe nga lufta.Qe prej ketej te dale hareja e jetes se te
palindurit.
Nese behesh nje pishtar drite per paqen ne bote,atehere vertet
Cmimi Nobel i Paqes eshte nje dhurate e popullit Norvegjez.
Zoti iu
bekofte! Do shperbleheni per kete!