BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Argjentina Ramosaj: Po nudos, por jo pornografisė

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Argjentina Ramosaj: Po nudos, por jo pornografisė

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/6/2010, 11:29

    Argjentina Ramosaj: Po nudos, por jo pornografisė 987d02

    Argjentina mund tė konsiderohet pa frikė si njė nga “gjetjet” ndėr artistėt e rinj. Emri i saj interesant derivon nga metali i ēmuar i argjendit. Ajo ėshtė jo vetėm e talentuar dhe e bukur, por e gjithanshme; ndėrkohė qė studion pėr Grafikė nė Holandė, ushtron paralelisht fotomodelimin si dhe guxon tė bėjė fotografen profesioniste. Nė fakt, gjithēka qė ka tė bėjė me foton bukuroshja kosovare e ka nė gjak, sepse e ėma e saj, Suzana Mushkola ėshtė njė fotografe mjaft e kėrkuar nė Holandė (mjafton tė klikoni nė faqen www.suzanamushkolajphotography.com ).

    Fakti qė kėngėtarja e “Shpirt i mbytur”, qė shfaqet prej disa kohėsh nė ekranet tona muzikore, ėshtė mbesa e Albėrie Hatėrgjonajt, nuk e ka eklipsuar talentin e saj, pėrkundrazi. 19-vjeēarja qė arrin me siguri tė bėjė xheloze me bukurinė e saj mesdhetare ēdo femėr nė Holandė, e qė ka lidhur zemrėn me njė djalė shqiptar, Valonin, pohon se e pėlqen pa masė artin, madje thotė se do tė guxonte tė pozonte nudo, pse jo, por asnjėherė nė versionin pornografik. “Arti mė pėlqen pa masė, nudo nuk do tė kisha pozuar po tė ishte shumė ekspozuese dhe vulgare (pornografike). Trupi i femrės ėshtė art nė vetvete, mirėpo duhet tė dimė se si shprehet dhe pasqyrohet ajo. Pėr hir tė famės nuk do tė ndėrmerrja njė hap tė tillė, vetėm nėse do tė mė pėlqente shumė ideja dhe realizimi”, shprehet artistja, e cila aktualisht ėshtė duke punuar pėr njė projekt, nė tė cilin ėshtė angazhuar njė producent i famshėm holandez, emrin e tė cilit ajo nuk dėshiron tė na e zbulojė. Le tė presim atėherė...

    -Kėnga juaj e parė ėshtė “Shpirt i mbytur”, rezultoi tė ishte mjaft e suksesshme. Duket se Flori Mumajesi ėshtė “ēelėsi i suksesit” pėr kėngėtarėt e rinj, apo jo?

    Flori ka shumė talent dhe po ecėn me kohėn, mirėpo unė kam realizuar edhe njė kėngė me Enis Preshevėn, qė po ashtu krijon hite.

    -Pėr ēfarė jeni duke punuar aktualisht?

    Jam duke realizuar kėngė tė reja dhe videoklipe. Mendoj qė kėto kėngė do tė kenė edhe mė shumė sukses. Mjafton tė them se jam duke punuar nė njė projekt, i cili do tė realizohet me njė producent tė famshėm holandez, me kreatorin dhe regjisorin mė tė kėrkuar nė vend.

    -Ju keni qenė pėrfaqėsuese nė “Miss Universe 2009”, ndėrkohė qė paralelisht ushtroni edhe fotomodelimin. Nga anon peshorja?

    Mendoj se tė dyja pasionet dhe profesionet janė nė baraspeshim, sepse nga tė dyja ndjej inspirim dhe vullnet qė tė eci mė tej. Po, kam qenė finaliste nė “Miss Universe 2009” tė Holandės, ndėrsa duke e lėnė mėnjanė modestinė, duhet tė them se jam e njohur dhe e adhuruar si modele nė Holandė. Ndėrkohė, unė studioj pėr Art Grafik, kėshtu qė nė tė ardhmen e shoh veten si njė fotografe me famė botėrore, me ekspozita, galeri, revista tė njohura etj.

    -Ju keni lindur nė Deēan, jetoni prej kohėsh nė Holandė, ndėrsa jeni e njohur nė vend, si dhe flisni bukur shqip. Si ėshtė e mundur, kaq patriotikė
    jeni si familje?

    Unė dhe vėllai im kemi mėsuar nga mami shkronjat e Abetares, qė nė moshė fare tė vogėl. Mė pas, sigurisht, erdhi radha tė kalonim nėpėr duar vepra e tregime tė ndryshme nė gjuhėn shqipe. Mėrgimi tė krijon automatikisht njė patriotizėm dhe atdhedashuri mė tė fuqishme.

    -Jeni mjaft e bukur, duhet pranuar. Sa ju ka ndihmuar pamja e jashtme pėr tė ecur nė jetė dhe a do tė guxonit tė pozonit nudo pėrballė njė oferte joshėse?

    Bukuria ėshtė njė dhuratė e trashėguar, qė tė jep mundėsi tė depėrtosh nė fusha tė ndryshme, ndėrsa kombinimi i saj me talentin dhe inteligjencėn tė dhuron nė mėnyrė tė pashmangshme suksesin. Pamjen dhe bukurinė i kam shfrytėzuar deri nė njė masė, sepse kam qenė e pėrqendruar te mėsimet, tė cilat janė primare pėr mua, por pėr aq sa kam punuar dhe modeluar, kam pasur shumė sukses nė karrierėn time si modele. Nudo nuk do tė kisha pozuar po tė ishte shumė ekspozuese dhe vulgare, pra pornografike. Trupi i femrės ėshtė art nė vetvete, mirėpo duhet tė dimė se si shprehet dhe pasqyrohet ajo. Pėr hir tė famės nuk do tė ndėrmerrja njė hap tė tillė, vetėm nėse do tė mė pėlqente shumė ideja dhe realizimi.

    -Argjentina, a e ndiqni ju muzikėn shqiptare, ē’mendim keni pėr tė?

    Kam respekt dhe e di se me sa kushte tė pamundura ballafaqohen artistėt shqiptarė. Ata mundohen qė t’u pėrshtaten shijeve tė shumicės sė dėgjuesve, qė tė mbijetojnė ata ndėrrojnė stilin, kjo ėshtė gjėja qė mė mėrzit mė shumė.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 05:32