BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Georges Simenon, shkrimtari qė dashuroi dhjetė mijė gra

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Georges Simenon, shkrimtari qė dashuroi dhjetė mijė gra

    Mesazh nga Albatros 2/7/2010, 23:31

    Jeta e tij ishte njė udhėtim i vazhdueshėm. Fėmija i lindur nė Liegi, mė 13 gusht tė vitit 1903, do tė bėhej njė nga shkrimtarėt mė tė njohur. Veēanėrisht me personazhin legjendar, komisarin Maigre (Megre). Georges Simenon, qė nė fėmijėri, pėrjetoi konflikte sociale dhe kulturore qė reflektonin shtresat e ndryshme sociale tė prindėrve. Simenon ishte njeri qė pėlqente tė provonte dhe ta sprovonte veten.

    Personazhet e tij i "ende" nė njė rrugėtim tė vazhdueshėm nga njėri shtet nė tjetrin, nė varka tė vogla me tė cilat pėrshkonte lumenj, apo nė skelete anijesh tė braktisura. Ishte belg nga origjina, por pranonte Francėn si kombėsi, edhe pse pėr njė kohė tė gjatė francezėt e konsideruan si njė shkrimtar komercial.

    Nė rastet mė tė mira si "piolicesk", pėr tė cilin mė e rėndėsishme ishte tė mbetej i lidhur fort pas personazhit qė vet krijoi, Jules Maigret, sesa tė prezantonte cilėsitė e vėrteta si shkrimtar. I vlerėsuar nga shumė kolegė tė tij, mbeten tė memorizuara citimet e Hemingėay: "Nėse bllokoheni nga shiu gjatė kampingut nė zemėr tė Afrikės, nuk ka asgjė mė tė mirė se sa tė lexoni Simenon. Me tė nuk mė interesonte se sa do tė kishte zgjatur ajo gjendje".

    Ndėrsa Mauriac do tė theksonte: "Arti i Simenon ka njė bukuri gati tė patolerueshme". I rrallė fati i Simenon, i cili i injoruar e mė pas i toleruar nga kritika letrare e vendit tė tij, nuk mundi tė pėrfitonte nga ēmimet e akademive letrare, tė cilat nuk ia falėn kurrė qė talentin e tij e derdhi nė letėrsinė e zezė.

    Nuk e mohoi asnjėherė kėtė gjini, sė cilės i ishte kushtuar me kohė tė plotė, letėrsisė qė i ishte kushtuar me pasion, e cila e pasuroi shumė shpejt dhe tė cilėn e krijonte me njė disiplinė maniake. Ulej tė punonte nė tė gdhirė, i "armatosur" me 20 lapsa tė mprehur mirė e 12 llulla, pėrdorimi i tė cilave e ndihmonte tė pėrqendrohej e tė shmangte ndėrprerjet e mundshme. E rėndėsishme ishte ta tregonte historinė me njė frymė, duke shmangur stukimet formaliste. Mburrej se kishte pėrdorur gjithsej jo mė shumė se dy mijė fjalė pėr tė shkruar librat e tij. "Nėse gjej njė fjali tė bukur, e heq", pėrgjigjej thatė ndaj atyre qė e kritikonin pėr njė letėrsi tė thatė dhe esenciale. pastaj shtonte: "Unė jam artizan dhe kam nevojė tė punoj me duart e mia.

    Do tė mė pėlqente t‘i gdhendja romanet e mia nė njė copė druri". Simenon, njė personazh gricės, tė cilin inteligjenca nuk e falte pėr njė sėrė gjėrash. Ekstravaganca e karakterit tė tij antikonformist, i cili pėr asnjė arsye nuk pranonte t‘u nėnshtrohej rregullave tė pashkruara tė salloneve letrare pariziene, qė nuk e mbante sekret qė i pėlqente mondaniteti, rruga dhe prostitutat, gjallėria erotike qė e ēoi nė dashurinė e dhjetė mijė grave. "Kam filluar shumė herėt", pėrgjigjej ai kur tė tjerėt e quanin njė shifėr tė pamundur. Shpėrngulja nė Paris, mė 1922, ka qenė edhe periudha e artė seksuale, dėshmi edhe e vetmisė e vėshtirėsive qė pėrjetoi nė ato vite. Para se tė zhvendosej nė Paris, ende shumė i ri, kishte punuar pėr tri vite nė tė pėrditshmen lokale ulta nacionaliste "La Gazzetta di Liegi".

    Aty mėsoi tė fshehtat e zanatit, duke u marrė me kronikėn e zezė. Gazetaria e tij ishte ajo e vėrdallosjes nė mbrėmjet e vona, ato tė kaluara duke pirė nė lokale tė vogla apo nė kazerma tė kryeqytetit, duke mbledhur informacione, gazetaria e njė Parisi tė jetuar plotėsisht deri nė intimitet, i cili nė mėnyrė tė mahnitshme u pasqyrua nė tė gjitha romanet e tij, shumica e tė cilėve tė shkruar larg kryeqytetit francez, por gjithnjė i pranishėm nė pėrshkrimet e Simenon.

    I riu Simenon ishte i pushtuar nga dėshira pėr tė jetuar mbi dhe brenda rreshtave. Pėr tė mbajtur veten shkruante tregime pėr gazetat dhe tė pėrjavshmet. Ishin me qindra nė pak vite. Libri i tij i parė erdhi mė 1927, "Romani i njė daktilografisti", por ngjarja mė e rėndėsishme e jetės sė tij letrare ishte prezantimi i botimit tė "Pietro il Lettone" mė 1930, nga shtėpia botuese "Fayard", historia qė nxori nė qarkullim pėr sė pari personazhin e komisarit Megre.
    Do tė ishte e para e njė serie tė gjatė policeske qė do tė numėronte 75 romane dhe 28 tregime gjatė 42 vjet hetimesh. Deri mė 1972, kur Simenon vendosi ta nxirrte nė pension mikun e vjetėr, kaq i ndryshėm nga ai vet. Komisari i tij u kthye nė njė personazh kinematografik, duke pėrfituar shumė tė ardhura nga tė drejtat e prodhimit.
    Nė krijimtarinė e tij prej 400 romanėsh dhe rreth 1000 tregimesh qė i firmosi me emrin e tij apo me pseudonime, Simenon shkroi edhe romane qė ai i quante "seriozė". I njohur edhe pėr publikun shqiptar, sė fundmi ėshtė botuar nė shqip nga ILAR romani i tij "Maēoku", pėrkthyer nga frėngjishtja nga Albert Nikolla.

    Mė 1972 premton se nuk do tė shkruante mė. Filloi tė regjistronte tregime nė shirita magnetofoni. Vetėvrasja e sė vetmes vajzė (kishte tre djem) Marie- Jo, mė 1978 e shtyhu qė nė 1980 tė shkelte betimin pėr tė shkruar romanin autobiografik "Kujtime intime". I prekur nga tumori nė tru, aventura e Simenon pėrfundon mė 1989 nė Losana. Njeriu qė jetoi njė jetė tė zhurmshme e pėrjetėsoi emrin e tij nė letėrsinė e zezė.

    B-botimeshqiptare

      Ora ėshtė 26/4/2024, 13:57