BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Jetmiri: Lekėt e fituara nė

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Jetmiri: Lekėt e fituara nė

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/7/2010, 13:21

    Jetmiri: Lekėt e fituara nė Znjxxd

    Futja e tij nė "Big Brother" ka lindur si shaka, por 100 milionėt e fituara nga ky reality-show nuk ishin shaka pėr tė. Jetmir Salija, djali nga Vlora, fituesi i edicionit tė tretė tė "BB" doli mė se i fituar nga ky edicion. Pėrveē shumės sė lekėve, ai fitoi dhe dashurinė e njė prej konkurrenteve tė tjera nė atė shtėpi, Rezartės. Ishin tė shumtė ata qė dyshuan se lidhja e Jetmirit me Rezartėn ishte vetėm pėr shou, por jo, Jetmiri pohon se dashuria e tyre ėshtė forcuar edhe mė shumė me daljen nga shtėpia, duke treguar se Rrezarta ėshtė gjysma tjetėr e tij.

    - Tre muaj i mbyllur nė njė shtėpi me njerėz tė ndryshėm dhe del qė andej me 100 milionė lekė tė fituara. Si ishte pėr ju kjo eksperiencė Jetmir?

    Do thosha 4 muaj, gjithsesi ishte eksperienca mė e lodhshme, mė stresuese dhe mė pasionale nė jetėn time.

    - Sa kohė pėrpara e kishit menduar qė do ishit pjesė e "Big Brother", dhe pse menduat tė futeshit nė kėtė reality-show?

    Nuk e kisha menduar kurrė, me thėnė tė drejtėn, lindi si njė shaka, si njė lojė mes meje dhe miqve tė mi. Unė nuk e kam ndjekur kurrė "Big Brother" mė parė dhe duke bėrė lojėra fjalėsh me miqtė e mi u zotova qė unė mund tė shkoja dhe ta fitoja "Big Brother". Kėshtu lindi kjo aventurė, falė njė aplikimi nė web, diku te data 26 dhjetor bėra intervistėn time tė parė.

    - Jetmir, nė atė shtėpi ishit i vetmi qė tė paktėn tė jepnit pėrshtypjen qė ishit futur me qėllime tė caktuara, sa e vėrtetė ėshtė kjo?

    Ėshtė e vėrtetė, unė kam shumė vite qė jetoj jashtė dhe kam ndjekur me vėmendjen e njė nacionalisti dhe patrioti tė flaktė ēdo zhvillim nė jetėn shoqėrore dhe politike shqiptare. Unė kisha njė dėshirė dhe dėshira ime ishte tė kujtoja dhe tė vija nė dukje me personazhin tim, jo vetėm njė djalė tė ri shqiptar, por mbi tė gjitha tė ngrija zėrin nė mėnyra shpeshherė tė pakuptueshme nga disa duke personifikuar te imazhi im shoqėrinė shqiptare. Shpeshherė simbolizmat qė unė kam pėrdorur i pėrkisnin anomalive qė karakterizojnė shqiptarėt dhe Shqipėrinė e shekullit XXI.

    - Ishit i papėlqyer nga njerėzit e shtėpisė dhe i dashur pėr publikun, si e shpjegoni ju kėtė?

    Nuk prisja qė askush nga garuesit tė mė kishte pėr zemėr, e aq mė pak tė ishte njė dashamirės i imi, pėr sa i pėrket publikut, ata patėn vullnetin forcėn dhe dėshirėn pėr tė mė dashur, mbėshtetur e mbi tė gjitha adhuruar.

    - Pse e pėrmendnit shpesh faktin qė ishit "mostėr", sa "mostėr" ėshtė Jetmiri realisht?

    Fjala "mostėr" ėshtė njė thirrje me pėrkėdheli ndaj vetės, tė jesh mostėr pėr mua je njė njeri i shkathėt, i zgjuar dhe simpatik, prandaj pėrkufizimi im ėshtė thjesht modesti, pėrulje, tė dyja karakteristika qė u pėrkasin njerėzve tė mėdhenj.

    - Keni bėrė miq nė atė shtėpi?

    Fjala mik ėshtė njė fjalė magjike pėr ne popullin shqiptar, por mua mė duhet tė them qė Erionin dhe Bertinėn i kam shokė tė mirė.

    - Si ju priti Vlora, kur u kthyet nė atė qytet?

    E thėnė me pak fjalė, jam vėllai i tė gjithėve, fėmija i tė gjithė vlonjatėve dhe shoku i tė gjithė rinisė vlonjate.

    - Nga njė njeri i panjohur qė ecte nė rrugė mė parė, tani kur tė shohin, besoj se tė gjithė kthejnė kokėn, si ju duket kjo gjė, ju bezdis?

    Aspak, unė jam ky qė jam fal kėtij populli, kėtyre njerėzve dhe u jam borxhli pėr gjithēka kanė bėrė pėr mua.

    Tė duam kryeministėr

    - Cili ėshtė komplimenti mė i bukur qė iu kanė thėnė pas daljes nga shtėpia?

    Tė duam kryeministėr...

    - Gjatė qėndrimit tuaj nė shtėpi, faqet e gazetave kanė shkruar se ju kishit ikur nga Italia, pasi ju ndiqte policia, sa e vėrtetė ėshtė kjo?

    Spekulimet mediatike dhe dezinformimi, apo pėrbėrja e lajmit pėr tė bėrė shitje, ėshtė njė praktikė qė shpesh pėrdoret nga mediat shqiptare.

    - Ēfarė do bėhet tani me studimet tuaja nė Itali?


    Diplomohem sė shpejti.

    - Po Rezarta, ēfarė ishte pėr ju nė atė shtėpi dhe ēfarė ėshtė tani pas daljes nga "BB"?

    Rezarta ka qenė dhe ėshtė gjysma ime tjetėr.

    - Ēfarė po bėni me ēmimin qė fituat, keni menduar ku do t'i shpenzoni ato lekė?

    Jam i predispozuar qė ato lekė t'i harxhoj pėr njė kauzė mė tė madhe, dua tė mbledh rreth vetes tė gjithė ata tė rinj shqiptarė qė ndihen tė braktisur apo tė sfrustruar nga sistemi politik shqiptar. Ndoshta njė OJQ.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 17/5/2024, 08:41