BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Avni Abazi

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Avni Abazi

    Mesazh nga Albatros 11/7/2010, 16:46

    Avni Abazi Fbgbq0

    Avni Abazi (ka lindur mė 28 janar 1976 nė Pejė) ėshtė aktor, producent dhe regjisor shqiptar nga Kosova.

    Biografia

    Avni AbaziNė Pejė ka mbaruar shkollėn fillore dhe atė tė mesme. Hapat e parė pėr aktor i mori nga artisti i popullit Kadri Roshi, pėr tė vazhduar studimėt nė klasėn e Xhevdet Ferrit dhe Niko Kanxherit nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė. Pas traziravė tė vitit 1997 nė Shqipėri, Avniu kthehet nė Fakultetin e Arteve nė Univėrzitetin e Prishtinės nė klasėn e Faruk Begollit dhe Luan Dakės. Nė tetor tė vitit 1999, me tė mbaruar lufta e Kosovės, Avniu ndjek studime njėvjeēare tė gjuhės angleze dhe menaxhmentit tė gazetarisė dhe Televizionit nė Univerzitetin Amerikan nė Bullgari. Nė vitin 2000 Avniu themelon The Association of Culture and Art Development in Balkans – ACADB dhe njėkohėsisht ndjek studimet nė klasėn e Enver Petrovcit, pėr tė diplomuar si aktor profesionist nė janar tė vitit 2002.

    Duke qenė student i aktorėve mė tė shquar shqiptar si Kadri Roshi, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci, Avniu ėshtė dėshmuar si aktor karakteresh nė shumė shfaqje. Ai ka aktruar pėrkrah Tinka Kurtit dhe Reshat Arbanės nė “Shfaqjėn e Fundit” tė Fadil Hysajt (Teatri Kombėtar - Tiranė, 1999, ka intepretuar nė “Tė Lumėt ne pėr kėtė liri" me regji tė Faruk Begollit (Teatri Dodona – Prishtinė 2001), “Ėndrra e Njė natė Vere” me regji tė Ilir Bokshit (Teatri Kombetar – Prishtinė 2002) si dhe nė njė seri shfaqjesh tjera.

    Nė qershor tė vitit 2002 ai pėrfundon serialin e parė tė pasluftės nė Kosovė, me ē`rast dėshmohet edhe si producent filmi duke angazhuar 104 aktor, 14 regjisor dhe 10 skenaristė. Serialin 15 epizodėsh "Jeta e Njė Toke" Avniu e prezentoi nė Oklahoma University, Oklahoma Central University, Loyola University, Nichols State University, Norman Collage, Columbus University si dhe nė Konferencėn mbi filmin e Evropės Juglindore nė Oklahoma, bashkė mė filmat: “Toka e Askujt” (Bosnjė), “Para Shiut” (Maqedoni) dhe “Nė Duart e Tė rrezikshmeve” (film dokumentar mbi holokaustin - fitues i Oskarit nė vitin 2000). Nė janar tė vitit 2003 u shpėrblye nga departameniti i shtetit tė SHBA-sė pėr punėn e tij inovative dhe tė arriturat nė kinomatografinė Kosovare me filmin “Jeta e Njė Toke”.

    Nė mars tė vitit 2005 pėrmes votės sė artistėve tė Kosovės, Avni Abazi zgjidhet kryetar i Unionit tė Artistėve tė filmit tė Kosovės – UAFK dhe e udhėheq atė deri nė nėntor tė vitit 2005 kur edhe largohet nga Kosova.

    Avni Abazi gėzon statusin e “Extraordinary ability person in film industry” nga shteti amerikan, jeton dhe vepron si artist i lirė nė Nju Jork. Ėshtė udhėheqės dhe regjisor i shfaqjes American Dream Audition...

      Ora ėshtė 6/5/2024, 15:21