BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Almenda Abazi

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Almenda Abazi

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/10/2008, 18:56

    Almenda Abazi 610

    Deri mė tani ka arritur tė fitojė dy kurora nė njė vit, atė tė “Miss Tiranės” dhe atė tė “Miss Shqipėrisė”, por duket se bukuroshja 16 vjeēare, vazhdon ende tė kėrkoj nga vetja. Dėshira e saj mė e madhe tashmė ėshtė fitimi i kurorės sė “Miss Globe Internacional”, eveniment qė do tė organizohet nė Shqipėri, mė datė 19 tetor nga mbajtėsi i patentės, “Deliart Assosacion”. Nė njė intervistė me Almenda Abazi, “Miss Shqipėria 2008”, ajo tregon pėr eksperiencėn e saj nė “Miss” dhe dėshirėn pėr ta vazhduar ende kėtė ėndėrr.


    Si ka ndryshur jeta juaj qė kur jeni shpallur Miss Shqipėria?

    E vetmja gjė qė ka ndryshuar ka qenė ajo tashmė nuk e kaloj kohėn si pjesa mė e madhe e moshatarėve tė mi. Nuk bėj mė tė njėjtat gjėra si ata. Gjithashtu, njerėzit kanė filluar kur kaloj nė rrugė si dhe tė mė ndalojnė.

    Si ka ardhur konkurimi juaj tek Mis Shqipėria?

    Ka ardhur shumė rastėsist. Unė kam jetuar nė Stamboll dhe jam kthyer pėr arsyet e mia personale. Kisha ndėrmend tė kthehesha pėrsėri atje, por ndėrkohė mora pjesė nė “Miss Tirana” dhe fitova. Pas kėtij konkursi mora vesht qė isha automatikisht e pėrzgjedhur pėr “Miss Shqipėria”. Familja ime qė mė qėndron shumė pranė, ra dakort qė ne tė qėndronim dhe arrita tė jem prezente nė “Miss Shqipėria”, ku dhe fitova ēmimin e parė. Ishte vėrtet njė parrallė pėr mua.

    Ēfarė prisni nga Miss Globe Internacional?

    Sigurisht qė nė “Miss Globe”, dėshira mė e madhe ėshtė qė tė fitoj dhe aty kurorėn. Ėshtė ėndrra ime qė nė kėtė vit, veē dy kurorave, ato tė “Miss Tirana” dhe “Miss Shqipėria” tė arrij tė marr dhe atė tė “Miss Globe Internacional”, gjithėsesi ajo qė do tė doja me tepėr ėshtė tė jem vetvetja.

    Nė jetėn e pėrditshme, ēfarė natyre ėshtė “Miss Shqipėria”?

    Karakterizohem nė kompels si njė natyrė e qetė, por gjithėsesi mendoj se ėshtė mė mirė qė njė mendim pėr mua ta japin tė tjerėt, e jo unė.

    Sa e lidhur je me familjen?

    Shumė e lidhur, mamanė e konsideroj mė shumė si njė shoqe, qė mė ka mbėshtetur gjithmonė.

    Po shoqėria ēfarė vendi zė nė jetėn tėnde?

    Shoqėrinė mė tė ngushtė, normalisht e ka mbetur nė Stamboll. Por natyrisht qė dhe kėtu kam miq tė mirė, sidomos nė shkollė.

    Ke dėshiruar gjithmonė tė jesh nė botėn e spektakėlit, apo keni patur plane tė tjera pėr tė ardhmen?

    Bota e spektakėlit ka qenė gjithmonė njė ėndėrr e imja. Dhe gjithmonė isha nė pritje pėr tė patur dhe unė mundėsinė time. Gjithėsesi, mendoj gjithashtu dhe tė vazhdoj shkollėn pėr njė profesion qė duhet gjithmonė nė jetė. Kam ndėrmend qė pas pėrfundimit tė gjimnazit, ku aktualisht jam nė vitin e 3-tė nė shkollėn “Vėllezėrit Kajtazi”, tė vazhdoj studimet pėr Menaxhim-Biznes.

    Tani qė jeni Miss si e organizoni ditėn tėnde?

    Pėrveē aktiviteteve tė ndryshme ku marrė pjesė, dita ime nuk ka ndryshuar shumė. Pjesėn mė tė rėndėsishme e zė shkolla, mė pas mėsimet dhe pak internet, ndoshta ndonjė kafe padite me miqtė e mi. Duhet tė them se pėr shkak tė aktiviteteve, kam bėrė dhe mungesa nė shkollė dhe kėtu falenderoj shumė mėsuesit e mi.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 19:28