BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 posters

    perralla

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje perralla

    Mesazh nga Albatros 20/1/2008, 19:34

    Pėrralla ėshtė njė tregim folklorik me personazhe tė tillė si zana, goblin, elf, troll, gjigandė, e tė tjerė.

    Ndėr pėrallat mė tė njohura shqiptare janė Muja dhe Alili dhe Nasradini, po ashtu dhe Hasa dhe Hysa, kurse Hasa dhe Hysa janė mė shumė barcaleta.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: perralla

    Mesazh nga Vizitor 28/6/2009, 22:46

    Perrallat

    Proza gojore ėshtė shumė e zhvilluar. Ajo paraqitet nė forma tė ndryshme. Njė nga format mė tė pėrhapura e mė tė njohura, ėshtė pa dyshim pėrralla. Pėrralla ėshtė njė tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente tė ēuditshme nė subjekt me anė tė sė cilės paraqiten mendimet dhe ėndėrrimet e njerėzimit nė formė alegorike. Pėrrallat nuk nisen, si ndodh me kėngėt legjendare, nga njė fakt i vėrtetė (ndoshta edhe historik) qė legjendarizohet, por nga njė trill i plotė, qė megjithatė mban kurdoherė lidhje me probleme, me situata, me mendime filozofike, morale, shoqėrore, estetike etj. tė jetės njerėzore. Pėrrallat tregohen nė prozė dhe kanė, domosdo, strukturėn dhe elementet e tyre. Ato janė tė pėrhapura nė tė gjithė botėn dhe janė tepėr tė pėlqyera si pėr vlerat e tyre filozofike, ashtu edhe pėr vlerat e tyre didaktike. Pikėrisht pėr vlerat e saj tė gjithanshme, pėrralla ka tėrhequr vėmendjen e shkencėtarėve: me tė merren folkloristėt, etnografėt, psikologėt, letrarėt etj. Etnografia e studion pėrrallėn si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj nė shoqėi, psikologjia e sheh pėrrallėn si shprehje tė proēeseve shpirtėrore, ndėrsa shkenca e letėrsisė pėrpiqet tė pėrcaktojė se ē'ėshtė ajo qė e bėn pėrrallėn tė jetė e veēantė edhe brenda llojeve tė prozės gojore. Ajo synon tė pėrcaktojė elementet mė tė qenėsishme tė kėtij lloji dhe, ashtu si etnografia, tė kėrkojė zanafillėn e saj.
    Pėrrallat shqiptare shquajnė pėr larminė e fantazisė sė tyre dhe pėr thurrjet interesante tė subjekteve. Roli i fantastikes edhe nė pėrrallat tona ėshtė shumė i madh. Me anė tė saj rrėfimtari popullor deformon artistikisht dhe pėrpunon qoftė artistikisht, qoftė filozofikisht subjektin, elementet e realitetit duke krijuar njė simbolikė tė pasur qė flet alegorikisht pėr mėsime shoqėrore, etike dhe estetike pėr jetėn. Pikėrisht nė vlerėn e saj filozofike qėndron edhe njė nga anėt mė tė rėndėsishme tė pėrallės. Nėpėrmjet saj jepen gjykime pėr jetėn, pėr lumturinė, pėr tė mirėn dhe tė keqen, pėr tė bukurėn dhe tė shėmtuar, pėr aspiratat dhe ėndėrrimet e njerėzve etj. Duhet thėnė se vizioni i pėrgjithshėm qė buron nga pėrrallat pėr botėn e jetėn ėshtė optimist. Kėshtu, edhe nė pėrrallėn tonė, e mira triumfon dhe njeriu me anė pėrpjekjesh dhe sakrificash, duke qėnė kurdoherė i ndershėm, ia arrin mė nė fund lumturisė, arrin ta fitojė atė (e Bukura e Dheut, si simbol i lumturisė). Ky vizion optimist e realist e ka burimin te karakteri kolektiv i folklorit dhe shpreh soliditetin dhe qėndrueshmėrinė e popullit pėrballė problemeve tė jetės dhe vėshtirėsive qė dalin pėrpara.



    Tregimi Nr.1

    Ish njė nėnė, kish njė djalė. Tė vetėm e kish. E donte me pėrgjėratė. Djali dilte pėr gjah. Nėna e porositi:
    - Bir, bir. Gjithė maleve tė gjuash, veē nė mal tė kuēedrės mos gjuaj. Se kuēdra ėshtė shumė e keqe bir, tė ha tė pėrpin. Atje kanė shkuar shumė trima e nuk janė kthyer prapė...
    Djali nuk e dėgjoi nėnėn por e dėgjoi vashėn e zemrės.
    Ajo i tha:
    - Trim, nė mė do mua, nė asnjė mal tė mos gjuash, vetėm
    nė mal tė kuēedrės tė gjuash!
    Trimi e donte shumė vashėn e bukur e nuk ia shkelte kurrė fjalėn. Pra, u ngrit e shkoi tė gjuante nė mal tė kuēedrės. Sapo u ngjit atje lart, zuri tė lėkundet dheu, me gjithė gurė e drurė. Na i doli pėrpara kuēedra e madhe me shtatė krerė dhe shtatė brirė, me sytė si pishtarė tė ndezur, me gojėn sa njė shpellė, me flatra nė kurriz si krahėt e lakuriqit tė natės, po shumė tė mėdha. Nxirrte tym e flakė tė verdha nga goja. Kjo flakė digjte e pėrvėlote barin, lulet, shkurret. Pėrpoqi tri herė bishtin dhe u bė tėrmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetėn nė hark. Shigjeta u nis, fėrshėlleu po nuk i bėri asgjė kuēedrės. I ra me shtizė, por as shtiza nuk i bėri gjė. Nxori shpatėn, po kucedra lėshoi njė grahmė kaq tė fortė sa shpata i ra nga dora. Kėshtu trimi mbeti pėrballė kuēedrės pa shigjeta, pa shtizė, pa shpatė. Kucedra qeshi me tė shtatė gojėt, iu afrua, e pėrcėlloi me flakė dhe i tha:
    - Tani unė do tė ha o djalė se ti shkele malin tim. Nuk ke dėgjuar ti se ai qė shkel kėtė mal nuk mbetet i gjallė? Kėtu kanė ardhur shumė trima tė tjerė pėrpara teje dhe tė gjithė i kam ngrėnė. Edhe ty do tė ha, bėhu gati.
    - Moj kuēedėr stėrkucedėr, unė e shoh se ti do mė hash. Me tė vėrtetė qėnke shumė e fortė. Tė lutem vetėm pėr njė gjė: mė lėr tė shkoj gjer nė shtėpi qė ti kėrkoj nėnės uratėn e vdekjes. Pastaj do tė kthehem kėtu qė tė mė hash.
    - Cdo tė mė japėsh ti mua po tė tė lė tė shkosh?
    - Do tė tė jap besėn time!
    - Mirė, nėma besėn e shko.
    Djali i dha besėn kucedrės, zbriti malin, shkoi drejt e nė shtėpi e i tha nėnės:
    - Zonja mėmė, mua mė zuri kuēedra nė malin e saj tek po gjuaja e tani do mė hajė. Unė i dhashė besėn se do tė kthehem dhe ajo mė lėshoi. Tani falmė uratėn e vdekjes se do shkoj tė mė hajė. Nėna lėshoi kujėn: qau, bubutiu:
    - Bir, o bir! C'tu desh tė shkoje nė mal tė kuēedrės?
    Pse s'mė dėgjove mua? Mos shko!
    - Jo nėnė do shkoj se i kam dhėnė besėn kuēedrės.
    Trimi buzėqeshi hidhur e u pėrgjunj qė nėna t'i japė uratėn e vdekjes: ai i puthi dorėn, ajo i fali uratėn, u vesh me tė zeza, u mbyll nė shtėpi...
    Djali shkoi tek vasha e zemrės e i tha:
    - Tė falem moj e bukura ime! Kam ardhur tė tė lė lamtumirėn se unė do tė shkoj e nuk kthehem mė. Do tė mė hajė kuēedra se mė zuri tek gjuaja nė malin e saj. Shigjeta nuk i bėri gjė, shtiza nuk e preku, shpata mė ra nga dora kur u mata ta qėlloj. I dhashė besėn se do kthehem prapė tė mė hajė. Pra mbeē gėzuar moj e bukur!
    Vasha vuri buzėn nė gaz.
    - Tė vjen keq qė do tė tė hajė kuēedra?
    - Jo moj e bukur. Ti mė ke falur kaq ngazėllime me bukurinė tėnde e me buzėqeshjen tėnde sa shkoj nė vdekje pa asnjė pengesė. Qofsh e lumtur e rri me shėndet, se dua tė arrij sa mė shpejt, mė pret kuēedra.
    - Prit djalė se do tė vij dhe unė nė mal me ty..
    Djali i vrenjt.
    - Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurėt dhe drurėt: kuēedra ėshtė shumė e keqe, tė ha tė pėrvėlon, tė pėrpin.
    - Unė nuk vij po tė rrish dhe ti me mua pėrngaherė.
    - Nuk mund moj vashė, i kam dhėnė besėn kucedrės dhe nuk e shkel dot... Mė mirė i vdekur sė besėshkelur.
    - E bukura qeshi dhe i tha:
    -Do tė vij me ty!
    Vasha i hipi njė kali tė bardhė, trimi i hipi njė kali tė zi e ia morėn pėrpjetė malit tė kuēedrės. Vasha dukej si e veshur me dritė. Djali e shikonte dhe drithėrohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajė kėtė bukuri kuēedra? Ah sikur tė kisha tre jetė... Do t'ia falja tė tria kucedrės qė ta linte vashėn tė kthehej nė shtėpi dhe tė jetonte e lumtur".
    E bukura e vuri re se ai diē bluante nė mendje dhe e pyeti:
    - Cmendon ti o trim?
    Ai tha cmendonte:
    - Tė kisha pasur moj e bukur, tri jetė, do t'ia falja tė tria kuēedrės qė ti tė shpėtoje e tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpi e tė rroje e lumtur.
    Ajo e vėshtroi tėrė gaz.
    - Edhe pa ty?
    - Qoftė edhe pa mua...
    - Kaq shumė mė do?
    - Shumė...
    Ndėrkaq bubulloi tėrė mali, u tundėn gurėt dhe drurėt. Doli kuēedra me shtatė krerė dhe ia mori kėngės:
    - Lumja unė e lumja! Kisha njė mu bėnė dy! Po mė vjen njė vashėz e njomė. Do ta ha t'a pėrpij"
    Vasha e bardhė qeshi e ia ktheu:
    - Mjerė ti mjerė moj kuēedėr! Kishe njė e s'ke asnjė. Dhe ti vetė do hysh nė fund tė dheut, se ky mal ėshtė i njerėzve dhe do jetė i njerėzve.
    Vasha e trimi iu afruan kuēedrės. Kjo zuri tė mprehė dhėmbėt e tė lėshojė zjarr nga goja. Po me njė tė shikuar vasha e mbėrtheu nė vend. Kuēedra u tremb, u mundua tė prapset.
    - Cila je ti moj vashė e bardhė, qė mė kall tė ngjethura nė shtat? C'ėshtė kjo dritė qė tė furfurin nė
    fytyrė? C'ėshtė ky zjarr qė po mė djeg kėshtu?
    - Jam bija e hėnės dhe e diellit, jam pika e qiejve qė bie kudo, nė male e fusha, mbi kryet e tė liqve pėr tė mirėn e tė mirėve pėr shpėtimin e njerėzve.
    - C'e ke ti kėtė trim moj vashė e bardhė?
    - E kam shoqin e jetėve.
    - Vashė mbi vashėzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gėzuar. Trashėgofsh tė ritė tėnd me trimin e zgjedhur. Paski qėnė tė dy tė besės e mė mundėt.
    - Po ti moj kuēedėr e stėrkuēedėr, ēdo tė bėsh tani ? - e pyeti bija e hėnės dhe e diellit, qė mbante nė dorė njė shigjetė drite: pikė e qiellit.
    - Meqė ti mė munde, unė s'kam vend nė kėtė botė: do tė hyj nė fund tė dheut e nuk do tė dal kurrė mė.
    Dhe kuēedra u zhduk e nuk doli mė: ndofta u dogj u bė hi, ndofta u fut nė fund tė dheut.
    Ata tė dy - vasha e bardhė dhe trimi i besės - rruan e trashėguan jetė pas jete. Edhe nė mal tė kuēedrės gjahtarėt zunė tė venė pėr gjah si nė gjithė malet e tjerė. Atje zunė tė kumbojnė kėmborė koperash dhe sėpatė druvarėsh.

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: perralla

    Mesazh nga Vizitor 28/6/2009, 22:47

    Tregimi nr.2

    Turku i mburrej arberit se kali i tij fluturonte si zog me krahe , se s'kish kale ne bote qe t'ia kalonte ne vrap , se ai , turku , ishte gati te vinte cdo kusht , mandje edhe turkeshen e tij .
    Edhe Arberi kish nje kale te mire .

    E lidhen ata -arberi e turku - qe te leshojne kuajt me vrap e te fitoje i zoti i kalit qe do ike me shpejt e me tej .
    Arberi vuri arbereshen , turku vuri turkeshen .
    Kur degjoi per kete kusht , e bukura e arberit mbushi syte me lot , po nuk e theu zemren , mori kycet ne dore , hodhi trasten me elb krahut , zbriti ne quar , i vajti drejt kalit te te zot dhe i tha :
    -Pa degjo , o kali yne ! Neser , ne luadh te madh , ti do te na mbrosh nderin tim dhe te tim zoti ! Une kam ne arke nje brez te argjende , qe e mbaj festave . Po te na nxjerresh faqe bardhe , kete brez do ta fal ty , do ta beje nenbarkese .
    Atje kam dhe nje cohe te belluste qe do te ta bej paravithe , gjerdanin e arte te qafes do ta bej fre . Te lutem , o kali yne i mire , neser , ne luadh te madh , te na mbrosh nderin : nderin tim dhe te tim zoti !
    Kali hengelliu .
    E bukura e arberit i vari ne koke tarasten plot me elb , dhe pastaj shkoi e mbushi uje kroi .
    Kur u gdhi dita , trimi arber dhe qeni turk dolen kaluar ne luadh te madh tek ish mbledhur shume bote per te pare dhe i leshuan kuajt vrap .
    Kali i turkut beri shtateqind rade e u lodh , kali i arberit beri nanteqind rade e nuk u lodh . Ai mbrojti nderin e te zot dhe te se zonjes , e la prapa kalin e turkut dhe fitoi kushtin e te zot !
    Nderkaq e bukura e arberit rrinte ne dere dhe verente diellin
    Zemra i rrihte .
    -c'u be , valle trimi im ? Pse nuk vjen te ma qetesoje zemren ?
    Tek rrinte keshtu , tere ankth , arriti nga luadhi i larget nje pellumb i madh dhe i tha :
    Gezohu moj e bukura arbereshe ! Kali i tet zoz e la prapa kalin e turkut . Behu gati ta presesh trimin fatmire !
    Arberesha mori plot gaz draperin , hyri ne kopesht dhe mlodhi trendafile te kuq e te bardhe , pastaj thuri dy kurora dhe i vari ne krye te shtratit .
    Nameta hingelliu kali ne dere . Kish sosur i zoti me turkeshen ne vithe te kalit . Arberesha zbriti shkallet me kupen plot vere ne dore e trasten plot elb ne krahe . Kupen ia zgjat te zot .
    -Pi , o im zot . Na rruat kali qe na nxorri faqe bardhe !
    Trimi fatmire piu kupen me vere dhe i tha te bukures :
    -Moj zonje , moj e bukura ime ! Ja tek te solla turkeshen ne vithe te kalit , qe te tunde djalthin kur te vesh ne djep te flere .
    Pastaj trimi perqafoi te bukuren .







    Tregimi Nr.3


    Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.

    "Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

    "Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.

    "Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"

    I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

    I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: perralla

    Mesazh nga Vizitor 28/6/2009, 22:47

    Tregimi Nr. 4
    Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
    Doruntina trembėdhjetė !...
    Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
    Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a
    kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
    - T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
    - Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
    - Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e
    t'a sjell!.
    Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

    ... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė
    dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
    Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
    - Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
    Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:
    - Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!.
    Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
    - Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke
    marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
    Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur,
    dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
    - O biri im! O biri im! O biri im!...
    Edhe tri herė tė tjera:
    - O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
    Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
    - Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi!
    Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
    Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
    Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:
    - Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?
    - Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
    Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:
    - Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
    - Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje.
    Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:
    - Kostandin, o im vėlla!
    Dhe iu afrua e pėrqafoi.
    Kostandini i tha:
    - Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!.
    Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz , do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
    - Eja motėr, ashtu si je!.
    E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur.
    Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
    - Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
    - Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
    - Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
    - Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
    -Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
    - Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
    - Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?
    - Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.
    Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:
    - Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
    Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.
    Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.
    - Mėmė hapma derėn!
    - Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
    - Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.
    - Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė
    marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
    - C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.
    - Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
    Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
    - Kush tė solli kėtu, o zemra ime?
    - Mė solli Kostandini, im vėlla.
    - Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
    Dhe si rinin tė dyja,
    njėra tek praku e tjetra nė derė,
    plasėn si qelqi me verė...
    majlinda
    majlinda
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/04/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 214
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 470
    <b>Votat</b> Votat : 11
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Lindaaa

    Buzqeshje Re: perralla

    Mesazh nga majlinda 10/5/2010, 22:51

    Okane nje Plak Dhe nje Plakė kishin pas pasul per darke pasuli u zi plaka edhe plAKI kishin rah tepsi.,., ncncncn
    Adrian
    Adrian
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Zvicėrr
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 30/01/2011
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2234
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4385
    <b>Votat</b> Votat : 59
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Se harroj kurr takimin tone te (1) ... Ti u vonove 10 minuta .. Un s'erdha fare ...! .

    Buzqeshje Re: perralla

    Mesazh nga Adrian 13/4/2011, 23:21

    majlinda shkruajti:Okane nje Plak Dhe nje Plakė kishin pas pasul per darke pasuli u zi plaka edhe plAKI kishin rah tepsi.,., ncncncn
    perralla 27919 perralla 27919 perralla 27919 perralla 27919 perralla 27919 perralla 27919 perralla 27919 perralla 27919

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: perralla

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/3/2024, 22:22