Mund te ndodhe qe kjo te kete te beje me substancat qe quhen feromone. Nese ju ka ndodhur ndonjehere qe te ndjeni nje dehsire te madhe seskuale ndaj nje personi, i cili nuk ju pershtatet ne asgje atehere dijeni se ne ato momente keni qene nen ndikimin e feromoneve, aroma te fuqishme natyrore te cilat kane rendesi te madhe ne jeten tone seksuale. Dr. Robert Michel, seksolog amerikan, i cili studion feromonet qe prej me shume se 20 vjetesh, thote se ato jane pergjegjese per joshjen e fuqishme kimike qe ndjejne personat.
Joshja e pashpjegueshme
Ndoshta nuk e keni ditur, por hunda eshte nder organet me te rendesishme per joshjen seksuale, meqe nepermes saj arrijne deri ne tru aromat qe ju eksitojne. Behet fjale per procese per te cilat zakonisht ne nuk jemi te vetedijshem. Asnje parfum pa marre parasysh se sa i shtrenjte dhe seksi te jete, nuk mund te jete me joshes sesa ferominet, aromes natyrore te trupit tone. "Njerzit qe lahen shpesh, qe lyhen me locione dhe kremra, apo perdorin sasi te teprta te deodoranteve dhe parfumeve, gabojne" Thote dr. Michel. Gjinine e kundert nuk e joshin aromat artificiale, por ato natyrore. Natyrisht, nuk e kemi fjalen per djersen, por per feromonet. Per kete shkak, na ndodh qe te ndjejme deshire per seks me ndonje person, i cili nuk na pelqen fare.
Si veprojne feromonet?
Feromonet jane grimca te imta dhe mjaft potente. Udhetojne me ajer dhe stimulojne nervat ne hunde. Sinjalet me pas barten deri ne tru dhe shkaktojne ndjenjen e joshjes midis dy personave. Feromonet hasen edhe tek kafshet, ku pengojne shumezimin incestiv. Bashke me testosteronin, feromonet ndikojne ne zgjimin e epshit seksual ne lidhjet afatgjata. Edhe kur njerzit gjejne partneret e tyre te endrrave, ata marin sinjale nga njerzit e tjere, me ane te feromoneve, perfundon dr. Michel.