BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shqipėria ia del, merr 4 pikė nė dy ndeshje

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Shqipėria ia del, merr 4 pikė nė dy ndeshje

    Mesazh nga Albatros 7/9/2010, 22:40

    UPDATE- Nė dy ndeshja Shqipėria ia ka arritur qė tė grumbullojė 4 pikė, duke nisur eleminatoret 'Euro 2012' nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Pėrfaqėsuesja jonė ka arritur tė mposhtė modestėt e Luksemburgut, me rezultatin 1:0, me njė gol tė shėnuar nga Hamdi Salihi nė minutėn e 37'. Me njė lojė bindėse dhe mė ofensive, Shqipėria i ka kėnaqur sot tifozėt e shumtė qė mbushėn shkallėt e stadiumt 'Qemal Stafa". Qė nga minuta e parė Kuzhe ka hedhur nė fushė, Beqaj, Dallku, Cana, Curri, Agolli, Bulku, Duro, Skela, Salihi, Muzaka, Bogdani, ndėrsa vetėm nė pjesėn e dytė kanė ardhur zėvendėsimet. Muzaka i ka lėnė vendin Jahmir Hykės, ndėrsa Klodian Duro, Andi Lilės. Pas kėsaj ndeshje Shqipėria ėshtė nė krye tė grupit me pikė tė barabarta bashkė me Bjellorusinė. Ndeshjet e tjera tė grupi kanė pėrfunduar Bjellorusi - Rumani 0:0, ndėrsa ndeshja tjetėr mes Bosnie Hercegovinės dhe Francės ėshtė me rezultatin 0:0, ndėrsa luhet minuta e 55.


    **************************************************


    Njė prej lojtareve me te rendesishem te kombetares se Shqiperise, mbrojtesi i Gallatasaray, Lorik Cana ndihet optimist pėr njė fitore nė takimin e rradhes kualifikue me Luksemburgun, por kėrkon kujdes nga skuadra. " Duhet te tregojme kujdes ndaj Luksemburgut pasi ėshtė skuadėr qė mbrohet shumė dhe luan e tėrhequr. Unė mendoj qė dhe ndeshjet miqėsore qė kemi zhvilluar me ekipe si Luksemburgu, qė janė tė tipit Andora e ndonjė tjetėr do tė na ndihmojnė pėr ndehshjen e sotme pėr tė marrė njė rezultat pozitiv. Ne duhet ta fitojme kete ndeshje dhe jam optimist se skuadra do te tregoje vlerat e saj per te arritur nje rezultat pozitiv", perfundoi Lorik Cana

    ***************************


    Portieri i sapo rikthyer i kombėtares shqiptare, Arian Beqaj, ėshtė shprehur se barazimi 1-1 ndaj Rumanisė ishte njė rikthim i mrekullueshėm pėr tė.
    Megjithatė gardiani i portės sė kombėtares ka thėnė se kuqezinjtė duhet tė qėndrojnė me kėmbė nė tokė pas kėtij rezultati pozitiv dhe nuk duhet tė pushtohen nga euforia.
    "Ky rikthim ishte i mrekullueshėm. Por duhet tė kemi kujdes me kėtė luks qė po na duket pas barazimit ndaj Rumanisė. S'duhet tė kapemi nga euforia. Herėt pėr tė folur pėr objektivat. Tani duhet tė marrim sa mė shumė pikė duke luftuar nga ndeshja nė ndeshje", ka thėnė Beqaj pas takimit me Rumaninė.
    Ndeshja e radhės pėr Shqipėrinė ėshtė ajo ndaj Luksemburgut e cila zhvillohet tė martėn mė 7 shtator nė stadiumin Qemal Stafa nė Tiranės.


    ***********************


    Dinamoviti shėnon golin e barazimit pėr Shqipėrinė duke fiksuar rezultatin nė 1-1. Kuqezinjtė nisin me kėmbė tė mbarė aventurėn europiane


    Shqipėria e nisi aventurėn e saj tė 11-tė nė kampionatet europiane me njė barazim historik 1-1 nė Rumani, ndaj njė skuadre ndaj sė cilės nuk merrnin njė rezultat pozitiv qysh prej 23 tetorit tė vitit 1949, kur edhe atėherė kishim barazuar po 1-1 (gol i Pal Mirashit). Kjo ėshtė nisja e tretė pozitive nė Europiane pas barazimeve 1-1 me Zvicrėn pėr Euro 2004 (nė Tiranė, trajner Dosena) dhe 2-2 Bjellorusinė pėr Euro 2008 (nė Minsk, trajner Oto Bariē).


    Nga ana tjetėr, kjo ėshtė ndeshja e pestė radhazi qė Shqipėria e nis me rezultat pozitiv njė fushatė ndėrkombėtare, duke futur nė kėtė llogari edhe fitoren 2-1 kundėr Greqisė pėr Botėrorin 2006 (trajner Hans Peter Brigel) dhe barazimin 0-0 me Suedinė pėr Botėrorin e vitit 2010 (trajner Ari Han).


    Golit tė minutės sė 80-tė tė Rumanisė tė realizuar nga zėvendėsuesi Bogdan Stanēu, iu kundėrpėrgjigj nė minutėn e 87-tė njė tjetėr zėvendėsues Gjergji Muzaka, nė tė parin gol tė tij zyrtar me Kombėtaren. Fitorja e pritshme e 7 shtatorit nė "Qemal Stafa" kundėr Luksemburgut modest do tė na ēojė nė kuotėn e katėr pikėve, pėrpara se tė pėrballemi me Bosnjėn nė 8 tetor, por qė ajo vetė do tė vijė nga sfida e fortė me Francėn.


    Pjesa e parė


    Trajneri Kuzhe rreshtoi njė Shqipėri me karakter tė theksuar mbrojtės, madje me gjashtė, nėse dhe Lorik Canėn dhe Debatik Currin, do ta konsideronim tė tillė, ndėrkohė qė Bogdani ishte i vetmi nė sulm, i mbėshtetur nga kapiteni Ervin Skela dhe Klodian Duro. Njė start, qė prodhoi qysh nė minutėn e parė njė rrezik tė jashtėzakonshėm pėr portėn tonė, kur rumunin Ciprian Marica nga shumė afėr goditi shtyllėn e djathtė pingule tė portės sė mbrojtur nga Arjan Beqaj.


    Momenti i dytė i vėshtirė pėr portėn tonė erdhi nė minutėn e 12-tė, kur Beqaj priti nė dy kohė (por pa rrezikuar), njė gjuajtje nga jashtė zonės tė Mirel Radoit. Goditja e parė e Shqipėrisė drejt portės rumune tė mbrojtur nga Lobont u fiksua nė minutėn e 14-tė, kur Ansi Agolli lėshoi nga larg njė silurė, por jashtė kuadratit.


    Shqipėria e barazpeshoi lojėn nė njėzet minutat e para, duke u rreshtuar mirė nė mesfushė, dhe pėrveē rastit tė minutės sė parė, Rumania nuk pati ndonjė rast tė artė pėr tė shėnuar. Nė minutėn e 24-t, njė pasiguri e mbrojtjes sonė i dha mundėsi mesfushori tė Shalke 04, Ciprian Deac tė shėnjestronte portėn tonė me njė gjuajtje brenda zonės, por Beqaj, nė gatishmėri, e devijoi topin nė goditje kėndi.
    Pjesa e dytė


    Nė minutėn e 53-tė, Ciprian Marica shėnoi pėr Rumaninė, por gjyqtari austriak Shėrgenhofer e anuloi golin pėr pozicion jashtė loje. "Koincidencė", anėsori ishte shqiptaro-austriaku Alain Hoxha. Dy trajnerėt ishin mesa duket nė njė mendje pėr zėvendėsimet, pasi si Razvan Luēesku ashtu dhe Josip Kuzhe i bėnė ndėrrimet nė tė njėjtėn minutė, 56'.


    Mureshan zėvendėsoi veteranin Kontra dhe Salihi hyri nė vend tė veteranit Bogdani. Nė tė 64', Luēesku i pakėnaqur nga forma e tė tijve, realizoi zėvendėsimin e dytė, duke hedhur nė fushė Stanēu nė vend tė Nikuale.


    Nė tė 64', Ansi Agolli u shndėrrua nė shpėtimtarin e madh tė Shqipėrisė kur hoqi njė top qė dukej se do tė kalonte vijėn e portės, madje i vėshtruar nga afėr nga Marika. Njė rast i madh goli pėr Rumaninė, por i shpėrdoruar keq. Ansi Agolli nė vijėn fundore tė sulmit tonė harkoi brenda zonės pėr Hamdi Salihin dhe sulmuesi shqiptar rrezikoi seriozisht portėn rumune nė minutėn e 73-tė. Rasti i parė i Shqipėrisė pėr gol.


    Por nė minutėn e 80-tė Rumania prodhoi golin e shumėpritur. Goditje nga kėndi tė ekzekutuar nga Deac, topi mbėrriti nė zonė dhe aty nė rrėmujė e sipėr zėvendėsuesi Bogdan Stanēu i Steausė sė Bukureshtit gjunjėzoi nga afėr Arjan Beqajn. 1-0 pėr Rumaninė. Pėr Shqipėrinė luhet edhe letra e fundit, dinamoviti Muzaka, i cili ėshtė edhe shpėtimtari i natės pėr kuqezinjtė.


    Nė tė minutėn e 87-tė, Ansi Agolli realizoi njė goditje tė lirė nga rreth 30 metra, sfera mbėrrin nė zonėn rumune, dhe aty Gjergji Muzaka me njė kėrcim madhėshtor mposhti tre mbrojtės tė Rumanisė, pėrfshirė dhe portierin Lobont. 1-1. Vetėm tri minuta mė pas, Salihi ndėrmori njė inkursion drejt zonės rumune, por goditja e tij u prit nė dy kohė nga Lobont.


    *********************************

    UPDATE- Shqipėria i ka nisur me barazim eleminatoret e Euro 2012, me njė lojė jo shumė bindėse. Pjesa e parė ėshtė mbyllur me rrjeta tė paprekura, ndėrsa ėshtė dashur pjesa e dytė qė tė shėnoheshin gola. Kanė qenė rumunėt qė kanė kaluar nė avantazh tė parėt, rezultat i cili nuk ka zgjatur shume minuta. Muzaka i futur nė lojė nė pjesėn e dytė, si zėvendėsues i Klodian Duros, pas njė krosimi tė Hansi Agollit nė zonė, me kokė ka shėnuar golin e barazimit vetėm 3 minuta nga fundi i kohės sė rregullt.

    Ndėrkaq tė marten, kombėtarja do te prese nė Qemal Stafa, Luksemburgun


    Europianėt e Shqipėrisė nė shifra
    Shqipėria do tė nisė sot, kundėr Rumanisė, pėr herė tė 11-tė aventurėn e saj nė eliminatoret e njė Kampionati Europian, pavarėsisht se ai i Euro 2012 ėshtė i 14-ti pėr nga radha, kjo pasi nė tre fushata kualifikuese: 1960, 1976 dhe 1980, Kombėtarja jonė (pėr arsye tė ndryshme, edhe politike) nuk ka marrė pjesė. Shqipėria ka luajtur kundėr 26 ekipeve kundėrshtare. Nga 73 ndeshje tė zhvilluara, Shqipėria ka mundur tė fitojė vetėm 10 prej tyre. 17 takime janė mbyllur nė barazim, ndėrkohė qė kemi humbur 46 ndeshje. Shqipėria ka shėnuar 55 gola, ndėrsa ka pėsuar 140 gola. (Nė eliminatoret e Botėrorėve, Shqipėria ka kėtė bilanc: 83 ndeshje; 11 fitore, 11 barazime, 62 humbje).

    **************************************


    "Shqipėria, kundėrshtarja e Francės nė eliminatoret e Euro 2012-s, ėshtė njė ekip solid nė mbrojtje, por transparent nė sulm". Ky ėshtė thelbi i njė shkrimi tė botuar nė faqen zyrtare tė FIFA-s mbi kombėtaren shqiptare tė futbollit.
    "Trajneri kroat, Josip Kuzhe, duke dashur tė marrė maksimumin e mundshėm nga objektivi i skuadrės qė drejton, duke parė qė edhe se rezultatet nė nivelin europian dhe botėror kanė qenė shumė modeste, ka aplikuar njė lojė shumė mbrojtėse. Tė paktėn gjashtė lojtarė tė formacionit bazė, Cana, Dallku, Curri, Vangjeli, Lila dhe Bulku mbulojnė vetėm mbrojtjen. Katėr tė parėt luajnė nė linjėn pėrpara portierit titullar Beqaj, ndėrkohė qė Lila dhe Bulku janė mesfushorė mbrojtės, por qė shohin pak drejt sulmit", - thuhet nė kėtė artikull.
    Sipas FIFA-s, problemi mė i madh i formacionit shqiptar ėshtė sulmi dhe gjallėria ofensive. "Mesfushorėt sulmues dhe sulmuesit kanė qenė gjithmonė nė problem madhor pėr formacionin shqiptar. Por dhe vetė lojtarėt e pėrfaqėsueses rrallė ia kanė dalė tė pėrshtaten nė ekip dhe tė ndėrtonin njė profil sulmues qė do tė bėnte tė shpresonin pėr rezultate mė tė mira".
    Titullarėt kuqezinj, Skela, Duro dhe Bogdani, janė tashmė tė moshės nga 32 deri nė 34 vjeē dhe luajnė shumė pak ose aspak nė klubet e tyre respektive, vetėm pak ditė larg njė cikli tė ri tė kompeticionit, ē'ka nuk premton pėr njė tė ardhme ofensive nė pėrfaqėsuese. "Me gjithė eksperiencėn e tyre me pėrfaqėsuesen, kėta lojtarė janė nė fund tė karrierės sė tyre ndėrkombėtare, sepse luajnė pak me klubet respektive. Megjithatė, ata pėrfaqėsojnė problemin mė tė madh nė ekipin shqiptar, me njė organizim jo aq tė gjallė nė lėvizshmėrinė ofensive. Por, ekipi shqiptar ėshtė i aftė qė, nė ditėt e tij tė mira, tė shkaktojė surpriza. Pėr tė vėnė nė dukje janė fitoret kundėr Rusisė dhe Gjeorgjisė dhe barazimet kundėr Zvicrės dhe Irlandės, po kėshtu pathyeshmėria e shqiptarėve nė shtėpi gjatė eliminatoreve tė Euro 2004-s. Nė shtator tė vitit 2004, ekipi kombėtar mundi Greqinė nė Tiranė, me rezultatin 2-1. Greqia ishte kampione e porsakurorėzuar e Europės. Gjatė eliminatoreve tė Botėrorit 2010, shqiptarėt morėn njė barazim 0-0 nė Portugali (nė tetor tė vitit 2008)."

    *********************************


    Shtypi rumun nuk kishte si tė mos kontaktonte me njė yll shqiptar, qė ka luajtur nė kampionatin e vendit tė tyre, Sulejman Demollarin, para ndeshjes eliminatore tė 3 shtatorit. Pėr tė marrė mendimin e tij nė lidhje me pritshmėritė e verdiktit tė kėsaj sfide, bazuar nė forcat reale tė tė dyja palėve. Dhe Demollari, njė njohės i mirė i futbollit rumun, por edhe atij shqiptar, natyrisht, duke qenė edhe trajner i kombėtares kuqezi U-15, nuk ka ngurruar tė qėmtojė situatėn, duke dhėnė mendimin e vet. I cili shkon nė anėn e Rumanisė, si favorite pėr ta fituar ndeshjen e parė eliminatore nė grup me Shqipėrinė. Nė sintezė tė fjalėve tė ish-lojtarit tė Dinamos sė Bukureshtit, Sulejman Demollari, ėshtė vlerėsimi: "NE JEMI TĖ DOBĖT, SI NĖ VITIN 2007, KUR NA KENI MUNDUR ME REZULTATIN E THELLĖ 6-1!"
    - Le tė flasim pak pėr ndeshjen Rumani-Shqipėri. Pėrpara kemi ndeshjen mes dy kombėtareve tona...?
    - Hmm, njė ndeshje shumė e vėshtirė pėr ne. Duhet ta pranoj, Rumania ka njė ekip shumė mė tė fortė se Shqipėria. Por, siē e dini, nė futboll ēdo gjė mund tė ndodhė.
    - Vėrtet ju duket e fortė Rumania aktuale?
    - Po, sepse ka lojtarė qė nė planin individual janė mė shumė si numėr se tanėt, por kanė edhe vlera mė tė mėdha. Ju keni Mutunė, por a ėshtė rikthyer nė kombėtare?
    - Jo, akoma, pas rreth njė muaji pezullimi i tij pėrfundon...
    - E pra, edhe kėshtu, pa Mutunė, edhe pse ai ishte numri njė, sa i takon rrezikut qė sjell, Rumania ėshtė ende ekip mė i fortė se yni, kėtė duhet ta pranoj.
    - Cilin ekip shihni mė favorit nė grupin tonė kualifikues?
    - Natyrisht, Francėn. Pastaj, sipas mendimit tim, vjen Rumania.
    - Na e bėni pak "spiunin" shqiptar pėr kėtė ndeshje...
    - (Qesh) Unė po ju them disa tė fshehta tė vogla. Fjala vjen, ne kemi njė trajner kroat, shumė ambicioz, qė kanxitur shumė lojtarė tė rinj nga kombėtarja U-21.
    - A ka vend pėr t'u pėrsėritur "cirku" i ndeshjes sė fundit mes nesh, rezultati 6-1?
    - Edhe nga kjo gjė duhet tė kemi frikė.
    - A keni ndonjė lojtar, i cili mund tė jetė vendimtar nė kombėtaren shqiptare?
    - Po, Lorik Cana, lojtar i Gallatasarajit. Ka lindur nė Kosovė, por pėrfaqėson prej disa vitesh Shqipėrinė.
    - Trajneri ynė ėshtė Razvan Luēesku. E njihni ndopak?
    - Oh, vėrtet, ai tani ėshtė trajneri juaj? Kam njė mendim tė mirė pėr tė. Ishte njė djalė inteligjent nė kėtė sport, kjo dukej qė kur unė isha lojtar i Dinamos sė Bukureshtit.
    - Shqipėria do tė kėrkojė hakmarrje pas humbjes sė thellė 6-1 nė Rumani?
    - Unė nuk dua ta kujtoj atė ndeshje, qė pėr mua ishte mė shumė "cirk". Nuk dua tė flas vėrtet pėr atė lojė, sepse nuk e di ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė.
    - Por, na thoni diēka. Shqipėria e tanishme a ėshtė mė e fortė se e asaj humbjeje tė thellė?
    - Jo, nė asnjė mėnyrė. Asokohe kombėtarja shqiptare ishte mė e mirė.
    - Tani ēfarė po bėni?
    - Punoj nė federatė, nė Tiranė, drejtoj kombėtaren U-15 tė Shqipėrisė.

      Ora ėshtė 28/4/2024, 15:53