BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Violeta: Dardhat bien nėn dardhė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Violeta: Dardhat bien nėn dardhė

    Mesazh nga Albatros 26/9/2010, 14:44

    Violeta: Dardhat bien nėn dardhė Violet10

    Me zėrin e saj (tė ėmbėl), Violeta, sikur ėshtė bėrė njė rreze Extra Violetė pėr muzikėn tonė, duke pasqyruar heroizmin, atdhedashurinė, krenarinė, por edhe dhembjen dhe dashurinė! E lindur nė njė fshat tė Drenicės, Violeta, qysh nė bankat shkollore u dėshmua pėr talentin e saj nė tė gjitha zhanret e muzikės. Ajo, sakaq u bė emėr i njohur i estradės sonė dhe njė zė qė meriton respekt e vėmendje! Kėngėt e saj janė lamente pėr historinė, balada pėr dashurinė, kala pėr trimėrinė dhe himne pėr bukurinė! Violeta, mund tė quhet edhe stilin e veēantė tė veshjes, qė nga veshjet kombėtare, uniformėn e UĒK, e deri tek veshja e nusėrisė. Po, cila ėshtė Violeta e vėrtetė?

    Violeta, sė pari urime festa e Bajramit dhe tridhjetė ditėt e Ramazanit. Ju agjėroni vazhdimisht. A ishte sivjet pak mė i vėshtirė agjėrimi edhe pėr shkak tė motit tė nxehtė?

    Violeta: Atėherė, urime edhe juve dhe gjithė besimtarėve tė fesė islame. Sigurisht qė agjėroj ēdo vit dhe, absolutisht nuk kam ndjerė as lodhje, as nxehtėsi. Kėtė e bėn vullneti i madh, besimi i plotė.

    Ju keni edhe njė kėngė tė shkėlqyeshme “Tridhjetė ditė ka ramazani, sot a nesėr vjen Bajrami”. Bajrami erdhi. Ē’domethėnie ka pėr Ty kjo festė?

    Violeta: Festa e Fitėr Bajramit, ėshtė festat mė e madhe e fesė islame, qė ndėrlidhė muajin e shenjtė tė Ramazanit dhe kjo festė si pėr tė gjithė tė tjerėt, edhe pėr mua, ėshtė njė festė qė pas 30 ditėsh tė ndjehesh mirė, pasi e kryen kėtė obligim.

    Jeni besimtare dhe kjo ėshtė njė virtyt, sepse tė besosh, domethėnė, tė jetosh me besnikėri dhe pėrgjegjėsi?

    Violeta: Sigurisht qė duhet tė besosh, por edhe tė punosh qė ta kesh suksesin dhe pėrgjegjėsinė pėr veprimet qė i bėn.

    Keni filluar shumė herėt me kėngėn, kur dhe si?

    Violeta: Kam filluar me kėngė pėr fėmijė, si tetėvjeēare dhe, ndoshta ai festival nė Drenas, ku u shpėrbleva me vendin e parė, ishte pikėnisja e karrierės sime, ishte rruga me sfida dhe me suksese, sigurisht. Njė vit me vonė, kalova nė muzikėn folklorike, ekzekutova edhe vet me ēifteli. Prej atėherė, isha soliste e ansamblit folklorik “Shote Galica” dhe kjo ishte rruga e karrierės sime.

    Keni njė fond tė pasur tė kėngėve dhe ato i takojnė zhanreve tė ndryshme. Madje, mund tė ndahen nė tri zhanre, kėngė folklorike, popullore dhe tė muzikės sė lehtė. Ku e gjeni vetėn mė mirė?

    Violeta: Unė, siē e dini, ēdo herė jam mundur tė ruaj vlerat e muzikės shqiptare, sigurisht qė kam filluar me kėngė folklorike, popullore dhe muzika e lehtė. E rėndėsishme ėshtė qė ēdo kėngė qė unė e kam pranuar, e kam interpretuar, jam munduar qė t’i jap shpirt dhe tė jap veten time. Ndoshta mė me endje dhe dėshirė, i kėndoj kėngėt e muzikės popullore

    Njiheni si kėngėtare qė i jeni bashkuar UĒK-sė, por edhe keni marrė pjesė nė shumė pėrvjetorė dhe koncerte humanitare. Edhe nga shpirti dukeni humane, por nė skenė keni njė depėrtim shumė tė fuqishėm dhe emocional?

    Violeta: Prej fillimit tė karrierės sime, i jam pėrgjigjur shumė koncerteve humanitare. Ka qenė diēka shumė e rėndėsishme qė tė jap kontributin tim pėr ata qė kanė pasur nevojė pėr ndihmėn time. Ndėrsa, gjatė luftės, kur pati nevojė vendi im pėr ndihmėn e ēdonjėrit, atėherė u pėrgjigja dhe u kyēa nė UĒK, isha pjesė e saj dhe, sot, jam shumė e lumtur.

    Kam marrė pjesė edhe nė shumė pėrvjetorė pas luftės; mund tė them lirisht, gati nė tė gjitha u mundova tė ndaj dhembjen dhe krenarinė, bashkė me familjarėt e dėshmorėve dhe popullin tim. Skena pėr mua ėshtė njė vend shumė i rėndėsishėm, ku duhet ta prezantoj jo vetėm zėrin tim, por edhe ēdo lėvizje. I kushtoj shumė rėndėsi edhe veshjes, mundohem ta pėrshtat me kėngėn qė e prezantoj dhe kjo e bėn qė ajo paraqitje tė duket e kompletuar.

    I kėndoni luftės, krenarisė, dhembjes dhe dashurisė. Cilat kėngė i kėndoni mė me dėshirė?

    Violeta: Gjatė tėrė karrierėn time, i kam kėnduar patriotizmit, heroizmit, burrėrisė, trimėrisė, dhembjes dhe bukurisė. Ndoshta qė, edhe vet jam pjesė e kėsaj katrahure qė pėrjetoi populli im, atėherė me kėngėt patriotike ndjehem mė ndryshe. Kur i kėndoj kėngėt e heronjve, ndjehem mė e fortė, mė e sigurt, mė shqiptare.

    E keni njė zė karakteristik, tė kristaltė dhe tė ‘mėndafshtė’, do tė thoshim?

    Violeta: Pėr kėtė janė tė tjerė qė mė vlerėsojnė, por pėr suksesin tim, nė radhė tė parė, falėnderoj Zotin qė mė dha talentin, falėnderoj familjen time dhe gjithė adhuruesit e mi, popullin tim, qė mė mbajtėn nė skenė.

    Kush ua shkruan tekstet dhe me cilin kompozitor bashkėpunoni mė dendur?


    Violeta: Kur dihet se karriera ime ėshtė shumė e gjatė, edhe bashkėpunėtorėt janė tė shumtė. Unė, i falėnderoj tė gjithė pėr punėn e palodhshme dhe durimin karshi kėrkesave tė mia.

    Keni edhe disa kėngė nostalgjike pėr fshatin, si ‘Bėhu gati bijė’, ‘Nuse nė katund’, ‘Hajde hyn nė valle’. Megjithatė ju jeni bėrė nuse qyteti, apo nuse katundi e rėnė, sikurse thuhet nė qytet?

    Violeta: Po, unė jam rritur nė fshat, kam nostalgji pėr fshatin dhe mė pėlqen shumė, pavarėsisht qė jetoj nė Prishtinė. Nuk i harroj asnjėherė traditat e fshatit dhe jam munduar qė pėrmes kėngėve tė mia, tė prezantoj traditėn shqiptare.

    Keni edhe kėngė me tone pesimiste. Kėnga juaj ‘Ditėn e diel’, mė duket kėnga mė e prekshme pėr tė gjithė ata qė duhet njė ditė ta lėnė kėtė botė…

    Violeta: Unė nė jetėn e pėrditshme jam shumė optimiste dhe nė shumicėn e kėngėve shfaq optimizmin tim. Edhe kjo kėngė, por edhe temat e tilla, janė pjesė e pėrditshmėrisė.

    Si e konsideroni ju artin dhe sa ēmohet ai tek ne?

    Violeta: Pėrderisa unė jam futur nė art dhe e kam dhunti nga Zoti, sigurisht qė e dua, e ēmoj shumė. E imja ėshtė qė tė reflektojė, tė prezantoj para tė tjerėve atė qė e di, ndėrsa tė tjerėt janė ata qė ose e vlerėsojnė. Ndėrsa tashti, mendoj, se nuk ēmohen vlerat aq sa duhet.

    Keni fėmijė, a iu ka trashėguar ndonjėri prej tyre?

    Violeta: Kam tre fėmijė, nuk jam munduar qė t’ua imponoj profesionin tim, por siē thotė populli, ‘dardhat bien nėn dardhė’. Qė tė tre fėmijėt vijojnė shkollėn e muzikės, por sa do tė jetė ajo rrugė vendimtare, mbetet qė ata tė vendosin.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 17/5/2024, 05:06