BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Juliana Pasha: Familja pėrpara karrierės

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Juliana Pasha: Familja pėrpara karrierės

    Mesazh nga LePuRuShJa 29/9/2010, 16:47

    Juliana Pasha: Familja pėrpara karrierės  Julian10

    Juliana Pasha, kėngėtarja qė ndezi peshė publikun europian, tani me njė album tė ri dhe dėshirėn pėr tė sjellė nė jetė njė bebe. Emocione tė patreguara mė parė pėr profesionin, por edhe pasionet qė e plotėsojnė atė si femėr.

    Shpėrthyese nė skenė, por e pėrmbajtur nė jetė. Fama e shtuar nga prezantimi i saj nė Eurosong nuk e ka tjetėrsuar aspak personalitetin e kėngėtares, e cila vijon tė mbetet e njėjta femėr, e thjeshtė e modeste, por dhe e vėrtetė e krenare pėr arritjet e saj nė karrierė dhe nė jetė. Dhe nuk janė pak. Ėshtė ndėr tė paktėt raste kur vetėm me zėrin, talentin dhe punėn e saj, ia ka dalė qė tė shndėrrohet nė njė ndėr kėngėtaret mė tė mira tė muzikės shqiptare.

    Cili ėshtė mendimi mė i pėrgjithshėm kur reflekton pėr Festivalin Evropian?

    Kur fitova ēmimin e parė nė festivalin e dhjetorit isha e lumtur dhe nuk mendova gjatė pėr atė qė mė priste mė pas. Gjatė kohės qė sė bashku me Arditin kemi punuar pėr kėngėn kuptova pėrgjegjėsinė qė mė ishte vėnė mbi supe. Dhe nuk ishte pak tė prezantosh Shqipėrinė, vendin tėnd, nė njė nga eventet mė prestigjoze dhe mė tė shikuarat nė Europė dhe nė botė. Unė pata fatin tė jem nė atė skenė gjigande pėrpara njė publiku prej 18000 vetash dhe pėrjetova emocionin qė pėrjetojnė kėngėtarėt mė tė mėdhenj nė botė kur japin koncertet e tyre recitale. Mendoj se ėshtė njė eksperiencė unike qė vjen vetėm njėherė nė jetė.

    A nuk ėshtė kjo maja e njė kėngėtari, pėr ku synon tani?

    Kėrkimi i majės (sė malit) nuk ka asnjėherė fund, gjithmonė kėrkon pėr mė shumė, por edhe ky festival ėshtė njė majė (kodre). Unė nuk kam kėrkuar tė arrij majat, por sado tė vogla qofshin, ato kanė ardhur tek unė si njė dhuratė dhe pėr kėtė unė jam falėnderuese Zotit ēdo ditė tė jetės sime. Nuk mund tė them se synoj lart, por mund tė them me plot bindje se synoj tė jem pranė zemrave tė publikut qė mė ka ndjekur dhe vazhdon tė mė ndjekė nė ēdo hap qė unė hedh nė karrierėn time.

    Ēfarė mendon se duhet ndryshuar nė prezantimin tonė qė tė kemi mė shumė sukses?

    Shqipėria ėshtė prezantuar gjithmonė me dinjitet nė Eurosong dhe sipas mundėsive qė ka vendi ynė i vogėl. Duhet tė jemi tė gjithė koshientė se eksperienca shumėvjeēare e shteteve tė tjerė pėrfaqėsues na bėn tė ndihemi sikur ne nuk po arrijmė aty ku duhet. Mendimi i personal ėshtė se edhe pse Shqipėria ende nuk ka arritur nė tre vendet e para, ka arritur rezultatin mė tė mirė nė momentin qė ka lėnė pas shtete me njė traditė disa vjeēare nė Eurosong. Pėrsa i pėrket performancave skenike mendoj se ato kanė ardhur nė rritje ēdo vit dhe shpresoj qė vitin qė vjen kushdo qė do ta pėrfaqėsojė Shqipėrinė tė dalė sa mė mirė.

    Sa tė ka vlejtur kjo eksperiencė si kėngėtare?

    Mė ka vlejtur mė shumė nga sa mund ta mendoja, pasi kam fituar njė eksperiencė tė re skenike, kam fituar njė mėnyrė tė re komportimi me kamerat, kam fituar njė frymė tė re nė muzikė, kam fituar njė emocion tė ri, qė nuk e kisha provuar deri mė tani, po kam fituar disa miq tė rinj qė mė kanė treguar se kur puna bėhet e pėrbashkėt gjithēka shkon shumė mirė! Kam fituar fansa tė rinj qė nė njė shoė shqiptar nuk do t’i kisha patur kurrė, kam fituar zemrat e bashkatdhetarėve qė mė kanė mbėshtetur deri nė fund….siē e sheh kam fituar shumė!

    Na trego shkurtimisht pėr ditėt atje? Ēfarė tė bėri mė shumė pėrshtypje nga vendi, kolegėt e tjetėr dhe festivali?

    Arritja nė Oslo ishte e veēantė, nė aeroport na priste njė delegacion shqiptar me flamurin tonė, shoqėruar nga disa fėmijė norvegjez. Ky ishte emocioni im i parė. Mė pas dita e parė e provave, pėrballja me gazetarėt e shumtė nė konferencėn e shtypit dhe dashamirėsia e fansave qė kėrkonin autografe pafund mė bėnė tė ndihesha si njė mbretėreshė. Oslo ishte njė qytet mjaft i bukur dhe tepėr i pastėr dhe i rregullt. Por ajo qė mė bėri mė shumė pėrshtypje ishin njė grup vajzash, tė cilat njė ditė tė shtunė, ku ēdo bar dhe pub i mundshėm ofronte muzikė live, ishin nisur pėr t’u argėtuar dhe argėtimi i tyre filloi qė nė rrugė, ku ato fare lirshėm filluan tė kėndonin duke shkuar drejt pub-it pėr ku ishin nisur. Liria e tyre dhe mėnyra sesi ato e organizonin dėfrimin e tyre ishte pėr t’u admiruar. Pėrsa i pėrket kėngėtarėve tė tjerė, mund tė them se u bėmė miq tė mirė me shumė prej tyre. Fakti qė i kalonim tė gjitha ditėt sėbashku mė dha mundėsinė qė shumė prej tyre t’i njihja nga afėr dhe vėrtet qė kemi kaluar mjaft mirė.

    A ke njė publik tė veēantė tė cilin ke parasysh kur kėndon?

    U bė njė kohė e gjatė qė unė kėndoj tashmė ēdo fundjavė pėrpara njė publiku tė vogėl, por qė po ta mbledhėsh bėhet tepėr i madh nė numėr. Eshtė pikėrisht ky publik qė mė ka mbėshtetur fort, qė mė ka duartrokitur edhe atėherė kur unė nuk kam qenė nė formė tė mirė vokale, qė mė ka vlerėsuar dhe ndjekur kudo ku unė kam qenė dhe pikėrisht kėta fansa, pėr mė tepėr dua t’i quaj kėta miq, i kam gjithmonė nė mendjen time.

    Tė bezdis fama?

    Do tė doja tė jepja njė pėrgjigje tė shkurtėr: Jo, aspak. Por pastaj mė vjen tė them nuk mė besdis fare, ose nuk e kam problem. E gjitha kjo vjen nga fakti se njerėzit e famshėm nė Shqipėri janė shumė pak, por ka nga ata qė nuk janė tė famshėm. Unė ndjehem shumė mirė kur dikush mė kėrkon njė autograf, apo njė foto, pasi kjo tregon respekt dhe vlerėsim. Ndaj pse duhet tė mė bezdisė?

    Si ishin kėto pushime? Me kė i kalove?

    Sa herė qė mė jepet mundėsia tė jem pranė detit unė e shfrytėzoj, pasi e dua shumė detin, ndaj sė bashku me bashkėshortin tim Altinin dhe me qenushin tonė Kiko, nisemi drejt Vlorės, kurdo qė kemi kohė tė lirė. Vėrtet ishin pak ditė, por Altini ėshtė njė person qė oganizohet mjaft mirė edhe pse pėr pak ditė, ndaj mund tė them qė u kėnaqa. Pastaj kot nuk thonė “Pranė detit, pranė mbretit”, pasi jo vetėm qė kėnaqesh me plazhin, por edhe me gatime tė mrekullueshme, sidomos spageti me midhje qė i preferoj shumė.

    Cilat gjėra tė argėtojnė mė shumė kur bėn plazh?

    E dua shumė detin dhe ėshtė i vetmi qė mė argėton dhe qė nuk mundem t’i qėndroj larg. Mund tė qendroj me orė tė tėra nė ujė pa u lodhur sė notuari, apo thjesht tė shoh qiellin teksa deti mė mban si me duar nė ajėr. Pastaj ndonjė lojė me letra nuk do ishte keq, ose fundja edhe njė lojė volejbolli nė rėrė do ta luaja me qejf. Por ai qė nuk mungon asnjėherė nė ēantėn time ėshtė patjetėr njė libėr.

    Ēfarė muzike dėgjon si pushuese?

    Sa herė qė nisemi pėr pushime unė bėj dy cd, njė me hitet mė tė bukura tė vitit pėr nė makinė dhe njė me muzikė latine pėr nė plazh. Mė pėlqen shumė tė dėgjoj muzikė latine, pasi mė bėn tė mendoj pėr ishujt latinė ku luhet samba dhe rumba dhe ku mban nė dorė njė koktejl frutash fantastik.

    E dimė se po merresh me njė album tė ri? Ē’do tė kėtė tė veēantė ai?

    Nuk mund tė flas shumė gjatė pėr kėtė, pasi do ta prishja tė gjithė surprizėn, por mendoj se do tė sjell njė Juli mė tė pjekur, por edhe ndryshe. Jam munduar tė zgjedh kėngėt e duhura qė jo vetėm tė mbeten nė mendjen e publikut, por tė kenė edhe njė mesazh pėr kėdo qė i dėgjon.

    A je penduar ndonjėherė qė je bėrė kėngėtare?


    Jo asnjėherė. Qė e vogėl kam patur njė ėndėrr: tė ngjitesha nė skenėn e Festivalit dhe tė kėndoja pėrpara njė publiku tė madh. Endrra ime ėshtė realizuar qė 10-vjet mė parė, por unė dua ta ēoj mė tej kėtė ėndėrr, ndaj po punoj fort pėr kėtė gjė. Muzika i ka dhėnė shumė jetės sime ndaj jo vetėm qė nuk jam penduar, por jam e lumtur qė Zoti mė ka dhėnė kėtė dhunti qė e konsideroj tė mrekullueshme.

    Ēfarė mund tė ishe bėrė tjetėr?

    Tė them tė drejtėn nuk e kam menduar asnjėherė, por mbaj mend qė e vogėl doja tė bėhesha ose kėngėtare, ose doktoreshė. Kjo pėr shkak se mamaja ime ėshtė mėsuese muzike, ndėrsa babai im mjek. Mesa duket i kam ngjarė mamasė nė kėtė pikė.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 17/5/2024, 08:42