BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dhjete librat me te ndaluar ne histori

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Dhjete librat me te ndaluar ne histori

    Mesazh nga Albatros 3/10/2010, 10:11

    Ato kanė qenė tė ndaluar "Index Librorum
    Prohibitorum", njė listė librash tė ndaluar nga Kisha Romake Katolike.
    Sartri, Volteri, Zhan Zhak Ruso, Xhon Milton etj, kanė qenė krijues "tė
    mallkuar" veprat, e tė cilėve shpeshherė nuk e kanė pasur tė lehtė tė
    takohen me publikun.

    Librat e ndaluar

    Nė listėn e mėposhtme janė vetėm njė
    pjesė librash tė ndaluar nė kohė e vende tė ndryshme, por mė sė fundmi
    tė gjithė ato kanė arritur ta shohin dritėn e botimit. E kanė rezultuar
    kryevepra, bastione idesh qė sot e kėsaj ditė shėrbejnė si pika
    referimi. Bėn pėrjashtim nė kėtė listė libri i shkruar nga Hitleri
    "Beteja ime". Ai nuk lejohet mė nė qarkullim nė Gjermani e Austri pėr
    shkak tė ligjeve anti-naziste nė fuqi. Kjo listė synon tė sjellė librat e
    ndaluar qė mbartin vlera tė vėrteta e pikėrisht pėr kėtė arsye ka
    ndodhur dhe konfiskimi e djegia e tyre dhe jo librat e ndaluar pėr arsye
    tė pėrmbajtjes qė mund tė thyejė rregullat e botimit apo tė ketė
    pėrmbajtje tė dėmshme e jo dobishme pėr shoqėrinė.

    Index Librorum Prohibitorum

    Nė Evropėn mesjetare, Kisha Romake
    Katolike krijoi njė program qė quhej "Index Librorum Prohibitorum".
    "Indeksi i librave tė ndaluar" zgjati deri nė vitin 1966 dhe kishte pėr
    detyrė tė trajtonte botimet disidente. Ndėr vite tė tėra shumė libra
    janė djegur ose janė ndaluar siē ka ndodhur dhe me librin e Leon Tolstoi
    qė bazohej nė shkrimet e shenjta, "Mbretėria e zotit ėshtė nė ty".

    Asgjė e re nga Fronti i Perėndimit(Im Westen nichts Neues)
    Autori: Erich Maria Remark
    U botua nė janar, 1929

    U ndalua fillimisht tė botohej gjatė
    sundimit tė nazistėve nė Gjermani pėr arsye se demoralizonte dhe fyente
    ushtrinė. Nė vitin 1938 Remarkut iu hoq nėnshtetėsia gjermane.

    Ferma e kafshėve
    (Animal Farm)
    Autori: Xhorxh Oruell
    U botua nė gusht, 1945

    Botimi i kėtij libri nė Britaninė e
    madhe u shty pėr shkak tė temės anti-staliniste. Nė Gjermani u konfiskua
    nga trupat aleate ndėrsa nė Malajzi nuk u lejua pėr arsye fetare.

    Doktor Zhivago
    Autori: Boris Pasternak
    U botua nė vitin 1957

    "Doktor Zhivago" u botua nė Itali, pasi
    nė Bashkimin Sovjetik ka qenė i ndaluar deri nė vitin 1988 pėr shkak tė
    kritikės qė ai pėrmbante ndaj partisė Bolshevike.

    Pėr kė bien kambanat
    (For whom the bell tolls)
    Autori: Ernest Heminguei
    U botua nė vitin 1940

    Ky roman u ndalua nė Spanjė gjatė regjimit tė Frankos pėr pikėpamjet pro-republikane.

    Njė mijė e njė net
    Pėrmbledhje

    Ėshtė ndaluar mė parė nė shumė vende myslimane

    Mbretėria e zotit ėshtė tek ti
    "The kingdom of god is within you"
    Autori: Leon Tolstoi
    Botuar nė vitin 1984

    Ky libėr i Tolstoi ėshtė ndaluar nė
    Rusinė cariste pėr shkak tė pėrmbajtjes anarkiste. Pėr kėtė arsye ai
    ėshtė botuar pėr herė tė parė nė Gjermani nė vitin 1984.

    Beteja ime
    (Mein Kampf)
    Autori: Hitleri
    Volumi i parė u botua nė vitin 1925, ndėrsa volumi i dytė nė vitin 1926

    Mbajtja dhe shitja e kėtij libri ėshtė ilegale nė Gjermani dhe Austri pėr shkak tė ligjeve anti-naziste.

    Tė drejtat e njeriut
    (Rights of man)
    Autori: Thomas Paine
    U botua nė vitin 1791

    Ky traktat i tė drejtave tė njeriut u
    ndalua nė Britaninė e Madhe pasi konsiderohej se mbronte revolucionin
    francez. Ėshtė ndaluar gjithashtu edhe nė Rusi.

    Vargjet satanike
    (The Satanic verses)
    Autori: Salman Rushdie
    U botua fillimisht nė Angli nė vitin 1988

    Libri ėshtė ndaluar nė Indi dhe nė
    vendet myslimane pasi u konsiderua blasfemik. Libraritė nuk pranonin ta
    shisnin atė nga frika.

    Uliksi
    (Ulysses)
    Autori: Xheims Xhois
    U botua i plotė nė vitin 1922

    Libri u ndalua deri nė vitin 1930 nė Britaninė e Madhe dhe nė SHBA pėr shkak tė pėrmbajtjes sė "turpshme"

      Ora ėshtė 2/5/2024, 09:31