BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kuzhe kėmbėngul tė jetė pranė kombėtares: Mė mirė tė vdes pranė ekipit!

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    Buzqeshje Kuzhe kėmbėngul tė jetė pranė kombėtares: Mė mirė tė vdes pranė ekipit!

    Mesazh nga Dino 8/10/2010, 15:27

    Kuzhe kėmbėngul tė jetė pranė kombėtares: Mė mirė tė vdes pranė ekipit! Kuzhe2
    E premte, 8 tetor 2010. Josip Kuzhe i ka detyruar mjekėt dhe drejtuesit e FSHF-sė, qė tė shkojė e t’i takojė lojtarėt kuqezinj para ndeshjes me Bosnjėn. Trajneri i kombėtares nuk e pranon dot faktin, qė tė mund qėndrojė larg skuadrės. Ndaj, kėmbėngulja e tij i ka bindur drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit qė t’i organizojnė njė takim nė mesditė me skuadrėn pėrfaqėsuese, ndėrsa edhe mjekėt i kanė dhėnė leje pėr tė dalė vetėm pėr pak orė nga spitali. Edhe pse ėshtė takuar me thuajse tė gjithė futbollistėt gjatė kėtyre tri ditėve tė fundit nė spital, edhe pse ka qenė nė kontakte tė vazhdueshme me stafin teknik tė kombėtares, duke u dorėzuar atyre edhe skemat dhe formacionin pėr pėrballjen me boshnjakėt, trajneri nuk ėshtė pajtuar me idenė se nuk mund tė bisedonte me skuadrėn pėrpara njė ndeshjeje kaq tė rėndėsishme. Madje, dėshira e tij i ka kaluar tė gjitha caqet, nė momentin kur drejtuesi i stolit u shfaq i gatshėm qė tė pėrkeqėsonte gjendjen shėndetėsore, duke rrezikuar edhe jetėn, vetėm pėr t’u dhėnė kurajo kuqezinjve. “Nėse kam pėr tė vdekur, mė mirė preferoj tė vdes pranė skuadrės sime,” – kanė qenė fjalėt prekėse tė kroatit, pėrpara tė cilave janė stepur dhe dorėzuar tė gjithė, madje edhe mjekėt e spitalit, qė po e ndjekin situatėn shėndetėsore nė pėrmirėsim tė Kuzhes. “Jeta ime lidhet me futbollin dhe skuadrėn time e pret njė ndeshje e rėndėsishme. Nuk kam si tė mos i takoj futbollistėt. Dua tė shkoj nė Durrės dhe tė flas me tė gjithė pėrpara sfidės me Bosnjėn”. Kėshtu, merret vesh se Kuzhe do tė udhėtojė drejt Durrėsit, i shoqėruar nga disa mjekė, qė do tė mbajnė nėn vėzhgim gjendjen e tij shėndetėsore, ndėrsa po gjatė ditės sė sotme do t’u nėnshtrohet disa kontrolleve, pėr tė mėsuar nėse do tė jetė nė gjendje qė ta ndjekė ndeshjen nga stadiumi (gjithmonė i shoqėruar me mjek).
    Nė fakt, edhe gjatė ditėve kur gjendja e tij shėndetėsore nuk ishte e mirė, Kuzhe takohej me lojtarėt, duke u dhėnė direktiva, kėshilla dhe sugjerime pėr ndeshjen me Bosnjėn, ndėrsa vazhdimisht ka komunikuar me krahun e tij tė djathtė, Xhemal Mustedanagiē (sot zv.trajneri do tė jetė nė krye tė stolit kuqezi), duke i paraqitur skemėn e lojės dhe formacionin titullar qė do tė zbresė nė “Qemal Stafa”. Kuzhe kėmbėngul tė jetė pranė kombėtares: Mė mirė tė vdes pranė ekipit! Kuzhe2

      Ora ėshtė 27/4/2024, 21:52