Dikush ka thene se jeta eshte nje enderr dhe me e keqja fillon kur nis te zgjohesh.Zgjimi eshte vdekja e shpejte pasi cdo gje eshte iluzion.Une nuk e besoj kete.Mendoj se ne fusim ne jeten tone endrra pa fund,pasione e iluzione.Ka raste kur eci ne rruge symbyllur duke u besuar instikteve te mia e pasioneve qe me shtyjne ne rrugen e jetes,duke me dhuruar buzeqeshjen e nje zjarr te brendshem.Por une jetoj vertet,ndiej....nuk jam vetem nje spektator pasiv ne kete skene boterore.Shekspiri e ka quajtur teater:nje iluzion pamor,mashtrim duke u shtirur si personazhe qe ndoshta nuk ekzistojne fare,por ne mendojme se ekzistojne.Ai ka jetuar shekuj me pare kur pas maskave te femrave ne teater fshiheshin meshkuj qe nuk dinin asgje per boten e femres.Ajo bote e erret e fshehur pas mureve e fustaneve te gjate e korseve mbytese,bote e femrave kukulla qe linin ne duart e meshkujve gjithcka:jeten e te ardhmen e tyre.Por shpirti nuk blihet apo komandohet si nje makine.Ka disa nyje qe prodhojne shpresa e iluzione,te cilat askush nuk mund ti drejtoje. kur mbyllim syte ne enderrojme pa i menduar endrrat,thjesht duam te qetesohemi,te clodhim trupin e mesa duket vetem mes endrrash mund te arrijme paqen.Atje, ne endrrat tona,ne gjejme veten,behemi ata qe duam te jemi.Mjafton te mbyllesh syte dhe me endrren shkon ne parajse.Mjafton te zgjasesh doren dhe ne enderr kap cdo gje,qofte edhe te pakapshmen.Nje buzeqeshje krijohet ne buzet e njoma te trendafilta te nje foshnje kur lundron mes endrrash.Te duket sikur bota eshte me e bukur,sikur sheh drite kudo e yjet shkelqejne me teper ate nate,vetem prej nje buzeqeshjeje te pafajshme.Kur mendon per dashurine tende,ate qe do me teper ne kete bote,ate qe te ben te qash e te qeshesh perseri mes lotesh,atehere mendja jone kalon si ne nje parade te vertetat dhe iluzionet qe i ke hedhur si nje mantel kesaj dashurie.Asgje nuk eshte perfekte ne kete bote,asnje person.Po fantazia e ky shpirt i pabesueshem qe njeriu e ruan nga dallget e jetes si thesarin me te shtrenjte te ben ta besosh se idealja ekziston.Realja me te vertetat e hidhura lihet menjane nje cast dhe e ve koken ne jastekun e ndjenjave...fillojne te krijohen imazhe,te thurren endrra te kendshme e ti mbulohesh nga nje gaz i brendshem qe vetem ti e sheh dhe e ndjen.Edhe ajeri behet plot aroma dhe syte mbulohen nga nje mjegull lulesh e ngjyrash gati te tejdukshme,ylbere te pafund e drite engjejsh.Iluzionet te pushtojne zemren dhe aty ke gjithcka te nevojitet.Vjen dikush qe te prek shpatullen e te pyet per dicka e zgjohesh.Sheh se je ulur diku e ndjen ndoshta ftohte.Jeta eshte kjo,zgjohesh ne nje moment.Mendja fillon te punoj perseri me logjiken dhe zbarkon ne realitet duke mbartur pak nga ai gaz i brendshem lumturie.Flet e syte te shkelqejne,optimizmi te jep nje drite te purpurte ne fytyre.Sa e lehte eshte te ndihesh me mire,mjafton nje dore e vogel iluzioni.Perfundimisht jeta te duket jo aq e keqe.Une qenkam e lumtur e nuk e dija?- pyet iluzioni yt,ai zeri i dyte qe cdokush e ka brenda vetes.Ne jemi uje,ajer dhe endrra.Formula sekrete e krijimit te njeriut.Sa i thinjur dhe i hidhur eshte ai shpirt i zbrazur nga endrrat!Fantazia vdes kur njeriu e debon vete dhe ate nje cike qe i mbetet brenda e vret me trishtim realiteti.Kur dorezohesh para realitetit te trishte dhe nuk arrin te shohesh qofte edhe nje drite shprese,atehere mos shpreso se do te arrish te ndertosh lumturine.Lumturia eshte brenda secilit prej nesh.Mjafton te dime ta ndiejme ate.Mjafton te duam ta bejme te dukshme lumturine tone per te tjeret.Nganjehere realiteti te ben te terhiqesh nga perpjekja per te qene i lumtur.Por jo gjithmone vret realiteti.Ai te dhuron shpresa.Hirushja e borebardha na kane ndjekur ne femijeri me ate moralin e fitores se te mires mbi te keqen dhe ne ndjekim kete fill duke menduar:Po ,dashuria fiton mbi urrejtjen,e mira mbi te keqen,pse jo?!Jeta eshte kaq e bukur sepse ka larmi.Ka hidherim por ka edhe gezim,ka te qara por ka edhe te qeshura,ka hije por edhe drite,ka pleqeri e vdekje,por ka edhe femijeri e jete.JETA-nje nje zhurme midis heshtjes.Po,nje zhurme plot te paritura,iluzione nen diell e pluhur nen yjesh.Nese guxon,jeto,shijo pluhurin e yjeve,kupat e endrrave piji deri ne fund e lesho nje pasthirrme kenaqesie,trego cfare ndjen e ndaje lumturine.Lumturia esht nje krijim i bukur i njeriut.Ka shume zhurme brenda,shume energji,shume fjale,tinguj,shume bote.Pihet ne doza te vogla e ndare mes njerezish se e tera njeheresh te vret.Shpirti i njeriut eshte aq i pafund,por zemra eshte kaq e dobet.Kjo shoqeri ndan cdo gje:dashuri e shprese.Nje pikez e qeshur ben dy buze te tjera te hapen,nje enderr e treguar me pasion frymezon endrra te tjera.Pak zhurme krijon zhurmen tjeter ne kete jete.Sa i bukur zinxhiri i jetes,shkon pafundesisht e rikthehet perseri te ne.Jeta e njeriut:uje,ajer e nedrra te veshura ne iluzione e ndjenja...Sa pak duhet per te qene te lumtur!
Ju uroj te gjithve nje jete te lumtur,
me plot endrra te bera realitet.
Ju uroj te gjithve nje jete te lumtur,
me plot endrra te bera realitet.